Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni, pritet me reagime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni, pritet me reagime
AktualitetLifestyle

Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni, pritet me reagime

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Të premten, më 29 mars, filmi “Oppenheimer” mbërriti më në fund në vendin ku dy qytete u shkatërruan 79 vite më parë nga armët bërthamore të shpikura nga shkencëtari amerikan, që është subjekti kryesor i këtij filmi. Japonezët që shkuan për ta parë në kinema, e pritën me reagime të përziera.

Qytetarët në Hiroshima patën reagime të ndryshme ndaj filmit fitues të çmimit Oscar, “Oppenheimer”, i cili më në fund filloi të shfaqet në kinematë në Japoni, të premten më 29 mars. Filmi, një dramë historike prej tre orësh, për garën për krijimin e bombës së parë bërthamores, mori shtatë çmime Oscar, ndër to edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë. 65-vjeçarja Agemi Kanagae nxitoi për ta parë filmin në kinemanë që ndodhet rreth një kilometër pranë memorialit ku shpërtheu bomba e parë bërthamore në Hiroshima.

“Filmi ja vleu vërtet dhe arrita të përqëndrohem deri në fund. Por nuk u ndjeva mirë me disa skena, si gjyqi ndaj Oppenheimerit në Shtetet e Bashkuara, në fund”, thotë zonja Kanagae, e cila ndihet e zhgënjyer që në film nuk tregohen historitë e viktimave në Hiroshima dhe Nagasaki.

- Publicitet -

Një tjetër banor i Hiroshimës tha se i pëlqejnë filmat e regjizorit Christopher Nolan, por se nuk është i sigurt nëse ky film do të pritet mirë në Japoni.

“Filmi e paraqet gjithashtu bombën atomike në një mënyrë që duket sikur e lëvdon. Duke qenë se i kam rrënjët nga Hiroshima, e pata të vështira ta shikoja. Nuk jam i sigurt nëse ky është një film që japonezët duhet të përpiqen ta shohin”, thotë zoti Kawai, i cili dha vetëm mbiemrin e tij.

Filmi sidoqoftë nuk paraqet drejtpërdrejt skenat që u zhvilluan në terren kur bombat u hodhën në Hiroshimë dhe në Nagasaki. Filmi në të vërtetë përqëndrohet tek shkencëtari Oppenheimer dhe tek konfliktet e tij të brendshme.

“Filmi rrëfen historinë nga perspektiva amerikane, nga pala që e shpiku armën bërthamore. Hiroshima dhe Nagasaki, mbi të cilat u hodhën bombat atomike, janë sigurisht viktimat. Por mendoj se megjithëse shpikësi është një ndër autorët, ai është edhe vetë viktimë e kësaj lufte”, thotë Rishu Kanemoto, student 19-vjeçar nga Hiroshima.

Disa studiues, si profesori Kazuhiro Maeshima, thonë se prodhimi i një filmi të tillë me sukses të madh në Hollivud, do të ishte i paimagjinueshëm dekada më parë, kur justifikimi për armët bërthamore dominonte në ndërgjegjen e amerikanëve. Filmi tregon se sa shumë ka ndryshuar Amerika, thotë profesori Maeshima. Nga ana tjetër, ka edhe zëra që kërkojnë një përgjigje japoneze ndaj filmit “Oppenheimer”. Regjizori japonez i filmit “Godzilla”, Takashi Yamazaki, i tha gjatë një bisede regjizorit amerikan Christopher Nolan të filmit “Oppenheimmer” se do të donte ta realizonte një film të këtillë në formë përgjigjeje.

Japonia është i vetmi vend që është goditur me armë bërthamore. Nga dy bombat u vranë 200 mijë njerëz në vitin 1945, ndërsa vazhdonte Lufta e Dytë Botërore. Dyshimet nëse “Oppenheimer” do të mund të arrinte deri në kinematë në Japoni, u shfaqën që kur pati premierën vitin e kaluar. U deshën mbi tetë muaj që filmi të mbërrinte në Japoni pas premierës në Shtetet e Bashkuara.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?