Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Finlanda ngre zyrtarisht flamurin e NATO-s: Nga sot, më të sigurt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Finlanda ngre zyrtarisht flamurin e NATO-s: Nga sot, më të sigurt
BoteKryesore

Finlanda ngre zyrtarisht flamurin e NATO-s: Nga sot, më të sigurt

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Në 74-vjetorin e themelimit, aleanca ushtarake më e fuqishme në botë pranoi zyrtarisht anëtarin e saj të 31. Finlanda ngre flamurin e saj në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, në një ceremoni ku të pranishëm ishin zyrtarë të ndryshëm mes të cilëve; sekretari i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe sekretari i departamentit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Anëtarësimi i Finlandës është një goditje për Rusinë e Vladimir Putin, i cili vazhdimisht është ankuar për zgjerimin e NATO-s përpara se të niste një tentativë për pushtimin e plotë të Ukrainës. Tashmë vija ndarëse kufitare mes NATO-s dhe Rusisë është dyfishuar, me Finlandën që ndan një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me shtetin e Putinit.

Sakaq, aplikimi i Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake ke mbetur peng i çështjeve të pazgjidhura të këtij shtetit me Turqinë. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg shprehu bindjen se ngërçi do të tejkalohet, ndërsa i prezantoi Finlandës përfitimet që merr nga anëtarësimi, përfshirë mbrojtjen nga çdo sulm apo cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial përmes artikullit pesë.

- Publicitet -

“Sot është një ditë historike, pasi mirëpresim Finlandën si anëtarin e 31 të aleancës tonë. Kjo do ta bëjë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fuqishme. Ky shtet do të bëhet zyrtarisht një vend anëtar me të drejta të plota. Sigurisht që tashmë do të marrë pjesë si vend anëtar në të gjitha takimet dhe aktivitetet e NATO-s dhe komandot dhe strukturat ushtarake si dhe në të gjitha strukturat civile e ushtarake të NATO-s. Sigurisht që më e rëndësishmja është se duke u bërë vend anëtar, Finlanda do të marrë një garanci të hekurt sigurie. Artikulli Pesë, klauzola jonë e mbrojtjes së përbashkët, një për të gjithë dhe të gjithë për një, nga sot do të aplikohet edhe për Finlandën”, tha Stoltenberg.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?