Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitimet e bizneseve po bien, INSTAT: Ja sektorët me rritjen më të madhe dhe rënien më të fortë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fitimet e bizneseve po bien, INSTAT: Ja sektorët me rritjen më të madhe dhe rënien më të fortë
AktualitetEkonomi

Fitimet e bizneseve po bien, INSTAT: Ja sektorët me rritjen më të madhe dhe rënien më të fortë

Published: April 14, 2026
Shpërndaje

Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me vetëm 1 për qind më pak se në 2023 vlera e fitimeve në disa sektorë kanë qenë me rënie drastike sipas treguesve ekonomike mbi ndërmarrjet  që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Rënia me fortë e fitimeve për energjinë dhe minierat

Goditjen më të rëndë në vlerë monetare e ka marrë sektori i Energjisë Elektrike dhe Gazit. Fitimet e këtij sektori janë tkurrur me një shifër rekord prej 34.2 miliardë lekësh, duke rënë nga 58.2 miliardë në vitin 2023 në vetëm 23.9 miliardë në 2024 (- 59%).

- Publicitet -

Kjo rënie shpjegohet kryesisht me stabilizimin e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare pas krizës së vitit 2022-2023, çka ka ulur marzhet e fitimit për eksportuesit dhe prodhuesit vendas, si dhe me rritjen e kostove të mirëmbajtjes së rrjetit.

Në të njëjtën kurbë është pozicionuar Industria nxjerrëse, e cila ka shënuar një rënie të vlerës së fitimeve me 112%, duke e mbyllur vitin me një humbje neto prej 717 milionë lekësh. Kjo performancë negative reflekton rënien e kërkesës globale për lëndë të para dhe rënien e çmimeve të naftës e mineraleve në bursat ndërkombëtare, duke vënë në vështirësi operacionet e nxjerrjes në vend. Po ashtu, Metalet dhe produktet e metalit panë një tkurrje prej 1.4 miliardë lekësh (-19%), e ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e huaja dhe rritja e kostove të  brendshme.

Kostot e brendshme ulin fitimet në shumë sektorë

Një tjetër grup sektorësh shërbimet e avancuara dhe industria përpunuese pa rënie të fitimeve në 2024. Shërbimet e informacionit, që deri dje shiheshin si motori i inovacionit, kanë parë një tkurrje prej 2 miliardë lekësh në fitime ose rënie vjetore me rreth 13%. Kjo shpjegohet me rritjen e fortë të kostos së fuqisë punëtore, ku kërkesa për paga më të larta nga specialistët e IT-së ka ulur fitimet e kompanive.

Po ashtu, sektori i Arsimit ka shënuar një rënie prej 46%, një shifër mjaft e lartë që reflekton sfidat demografike dhe emigrimin e të rinjve, çka ka pakësuar të ardhurat për institucionet arsimore private ndërkohë që kostot e mirëmbajtjes dhe stafit kanë vijuar rritjen.

Industria përpunuese me tekstilet dhe veshje kat vijuar të vuajë pasojat e kursit të këmbimit dhe rritjes së kostos nga paga minimale me 2024. Edhe pse rënia në vlerë absolute prej 163 milionë lekësh ose 2% tregon për një sektor që po lufton për mbijetesë. Duke qenë se ky sektor i merr të ardhurat në euro dhe i ka shpenzimet në lekë, forcimi i monedhës vendase u ka ngrënë fitimet, duke i detyruar shumë biznese të operojnë me marzhe minimale ose të rishikojnë planet e tyre të biznesit. E njëjta logjikë vlen edhe për transportin dhe Industrinë kimike e plastike, të cilat janë prekur nga rritja e kostove të karburantit dhe lëndëve të para dhe pagave, duke mbyllur vitin 2024 me shifra dukshëm më të ulëta se viti pararendës.

Fitimet me rritje nga posta, telefonia, ndërtimi, turizmi

Një zhvillim interesant vjen nga sektori Postës dhe Magazinimi, i cili ka rritur fitimet me 5 miliardë lekë (ose 47%) në vitin 2024,. Po ashtu, sektori i Telekomunikacionit ka parë një rritje prej 65% të fitimit, duke reflektuar investimet në rrjetin 5G dhe rritjen e tarifave të shërbimeve.

Shërbimet Profesionale rezultuan me vlerën më të lartë të fitimeve. Ky sektor ka parë një rritje prej 7.5 miliardë lekësh në fitimin neto, duke arritur në totalin prej 46 miliardë lekësh. Kjo rritje e fortë prej 20% dëshmon për kërkesën e fortë të ekonomisë për konsulencë ligjore, kontabilitet, inxhinieri dhe shërbime menaxhimi etj.

Sektori i ndërtimit vazhdon rrugëtimin e tij drejt rekordeve të reja, me një rritje fitimi prej 4.2 miliardë lekësh (+9%). Ky sektor po ushqehet nga investimet e vazhdueshme në infrastrukturën publike dhe bumi i ndërtimeve rezidenciale, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Paralelisht me të, Tregtia me shumicë dhe pakicë kanë shënuar rritje solide prej mbi 10 miliardë lekësh ose 10% më shumë, çka tregon për një konsum të lartë i nxitur nga turizmi.

Sa i përket turizmit, shifrat konfirmojnë një vit pozitiv. Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor kanë rritur fitimet neto me rreth 4.3 miliardë lekë. Kjo rritje prej rreth 20% i atribuohet numrit rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë rritur shpenzimet në hotele dhe restorante, duke kompensuar kështu rritjen e kostove të punës dhe ushqimeve.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  3. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?