Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitoi vendin e parë me foto të realizuar nga inteligjenca artificiale, artisti gjerman refuzon çmimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Fitoi vendin e parë me foto të realizuar nga inteligjenca artificiale, artisti gjerman refuzon çmimin
EnciklopediLifestyle

Fitoi vendin e parë me foto të realizuar nga inteligjenca artificiale, artisti gjerman refuzon çmimin

Published: April 18, 2023
Shpërndaje

Me avancimin e teknologjisë, bota është bërë gjithnjë e më shumë e pasigurt. E thënë ndryshe, informacionet që po prodhohen në internet duhen parë gjithnjë e me më shumë skepticizëm, nëse janë reale apo jo.

Fotoja më lart ka fituar javën e kaluar një prej çmimeve më prestigjioze, “Sony World Photography”, por artisti ka refuzuar që ta pranojë. Arsyeja? Sepse kjo foto nuk është origjinale, por është krijim i inteligjencës artificiale.

Artisti gjerman Boris Eldagsen tregoi se përdori këtë imazh për të testuar konkurrencën, si dhe për të ndezur një diskutim për të ardhmen e fotografisë. Me anë të një reagimi, Eldagsen falënderoi jurinë që përzgjodhën imazhin e tij, duke e cilësuar si një moment historik, teksa shtroi pyetjen “nëse ndonjë nga anëtarët e ka kuptuar që është produkt i inteligjencës artificiale”. “Imazhet e AI (Artificial intelligence) dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky”, shtoi ai. “Ata janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”, tha ai.

- Publicitet -

Organizatorët e eventit thanë se e njohin “rëndësinë e kësaj teme dhe ndikimin e saj në krijimin e imazhit sot”, por theksuan se çmimet “gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një platformë për të përkrahur përsosmërinë dhe aftësinë e fotografëve dhe artistëve që punojnë në terren”.

Kjo nuk është hera e parë që një produkt i inteligjencës artificiale fiton një çmim në një konkurs fotografie. Hera e fundit ndodhi në SHBA, shtatorin e kaluar, dhe kjo ka rindezur një debat shumë të fortë. Shumë artistë dhe fotografë akuzojnë sistemet e inteligjencën artificiale për shfrytëzim të padrejtë të veprave të qindra mijëra krijuesve njerëzorë, madje kanë nisur veprime ligjore. Mirëpo, të tjerë thjesht e konsiderojnë inteligjencën artificiale si një mjet të ri, një kategori të re arti ndoshta, por jo më pak të vlefshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?