Me rastin e 109 vjetorit të lindjes së Petro Markos
ILMI S.QAZIMI
E begatë vjeshta me rrush, arrë mollë e të tjera. E begatë edhe biseda e Petro Markos me drejtorin e shkollës Rexhep A.Meta, me kryetarin e kooperativës bujqësore Qemal M. Alimeri, me një grup fshatarësh midis tyre edhe brigadieri i brigadës së dytë… Me mësuesit dhe mësueset, e sidomos me ish- nxënësin e vet, virtuozin Ali I. Bego, me arsimtaren Panorea Jani, i madhi Petro bisedoi më gjatë. Ajo ishte nga Gjirokastra e qe caktuar të jepte mësim në Çepan. I qetë, i heshtur madhërisht në fytyrën e tij të skalitur me copëra shkëmbejsh bregdeti, me cigaren që valëzonte shtëllunga tymi midis kaçurelave unikale dhe ajrit të pastër të Çepanit, – ai dëgjonte, pyeste dhe shënonte… Sytë e tij dukej sikur thoshin : Sa i gjerë e i thellë është shpirti i këtyre njerëzve që punojnë e jetojnë në këto gryka e thellina për emancipimin e shoqërisë, për shkollim, civilizim, qytetërim! Sa madhështor është populli im!
Bashkëfolësit e asaj dite me shkrimtarin e zemrave, tregojnë një detaj: “Ishim ulur dhe po bisedonim te klubi i fshatit. Nga larg po afrohej një burrë i gjatë me një trup të drejtë, pamje dhe ecje të veçantë. Kishte mbathur këpucë, veshur kishte një kapotë të hollë e të gjatë bojë gri, mbante një kapele të lehtë me strehë dhe një shkop në dorën e djathtë. Petroja, mes tymit të cigares, sa e pa, tha: “Ky burrë, për nga trupi që ka, mënyra se si çapitet dhe pamja e tij, me siguri do të ketë punuar ushtarak ose xhandar diku…!”
Ne që e njihnim atë që po afrohej, u habitëm nga përcaktimi i përpiktë që bëri miku i rrallë Petro Marko. I kish rënë në të! Ai që po afrohej ishte veterani fisnik Abdurrahman I. Dume, ish-ushtar i kohës së xhonturqve, trim i çartur që ishte arratisur me tetëdhjetë shokë nga ishulli i Qipros e kish ardhur në vendlindje…; që kish qenë komandant poste xhandarmërie edhe në Krumë, edhe në Himarë, edhe në Leskovik…; ish-partizan në grupin e tretë”…
“E ku ngopeshim dot ne duke biseduar me Petro Markon”!?- shprehet thjeshtë e me çiltërsi ish-mësuesi i shkollës së asaj kohe Taip Çela. Të tërë që e takuan Petron atë ditë, kanë ndjerë se prej trupit, zemrës e mendjes së tij rrezatohej një besim i papërshkrueshëm ndaj mirësisë, jetës, atdhetarisë dhe universit njerëzor. Fytyra e shkrimtarit , njëherazi edhe gazetar, kishte një lloj tejpamjeje shpirtërore të veçantë.Ajo sikur donte të rrëfente vuajtjet e tij epike që jo pak herë e kishin shpënë në dyert e vdekjes… Ishte një fytyrë që të jepte përshtypjen se ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej askujt; se do të përballej dhe do të fitonte mbi kohërat…
Petro Marko qëndroi në Çepan vetëm një mesditë. Në vend të një fotoje të fiksuar nga aparati fotografik që nuk u ndodh kund në ato çaste, në truallin dhe qiellin e Çepanit kanë mbetur sytë oqeanikë të Petro Markos.Mbetën pesha dhe aroma e fjalëve të tij frymëzuese si valët e detit. Ai takim dhe ata sy mbollën dëshirën dhe etjen për të lexuar veprat e tij të mëdha “Hasta la Vista”, “Qyteti i fundit”, “Nata e Ustikës”, “Intervistë me vetveten”…Ato janë pëlqyer aq shumë sa që emra të personazheve të romaneve të Petros u janë vënë edhe fëmijëve çepanllinj të cilët do të lindnin më vonë nëpër vite,siç qe Anita…
Ka qenë tetori i vitit 1968…

Populli eshte nje Cunami i pameshirshem per shkrimtaret e VERTETE,Eshte kercenues si Bisha qe kercellin dhembet fshehur pas shkurres.
Populli shqiptar po ta donte Petro Markon nuk e linte Enverin ta burgoste,,nuk lejonte te shihte burgosjen e te birit,qe ja vrane para syve.
Populli i veteraneve te luftes nacional clirimtare nuk ka te drejte te RREGULLOJE BIOGRAFINE E PETRO MARKOS,sepse populli i luftes se kllasave eshte nje qen bir qeni hipokrit dhe tinzar.
Nuk ka te drejte as tja zere emrin me goje,.
Kam qene pas Petro Markos me nje mesuesin tim shkrimtar,qe e kish ftuar per bisede me lexuesit,,pikerisht ne ato vite 68-70.Ju afrua nje egersire,nje kafshe nga Gramshi,,Veterani i keshillit popullor Mersin egersira.:-Te kam derguar disa letra,Petro Marko,,perse nuk me je pergjigjur!
Petro Marko ndaloi me miresjellje,,ti spjegonte egersires,veteranit te luftes se klasave Mersin egersires,perse nuk mund te leshonte nje Deklarate.
Cfare kishte ndodhur?Mersin egersira kishte gjetur te shoqen ne haur te dhenve me nje italian.Merr sepaten dhe ja can koken ne dysh italjanit(mire ja beri,,deri ketu eshte ne rregull heroi popullor mersin egersira).E marrin e fusin ne burg bashke me Petro Markon dhe Koci Xoxen,qe ishin burgosur si Komuniste,antifashiste.Tani Mersini kerkonte nga Petro Marko nje Dekllarate me firme ku te Deklaronte se Mersini ishte komunist i 41,sepse ishte burgosur nga fashistet italiane.Kete s`mund ta bente Petro Marko,NUK MUND TE GENJENTE,,jo pse Mersini ishte analfabet ,sa merrte vesh hajvani nga komunizmi.
Atehere Veterani intransigjent,besnik i Partise,filloi te mbushe KQ dhe sh.enver me letra kunder Petro Markos,.Sepse populli i thjeshte kriminel,hajdut,qelbesire,,ka gjithmone te drejte.
Qe Petro Marko,Mitrush Kuteli,qe vuajten picir nga ky popull,,duhet te recitonin fjalet e Konices:Shqiperi te kam dhjere,qe s`te mora vesh njehere.
Sa shkrimtare shqiptare kane humbur ne kete kohe qe po kalojme nga indiferenca totale e shtetit.
*QENTW l tw LEHIN -KAVANI SHON PWRPARA*nw kwtw 110 Vjetor tw PV-
Dhimbia madhe POPULL !
*Fjalwt e Tij si VALWT e DETIT, *tw PETRO MORKOS- Ndierw-*TRINITINW*dhe sot 86 vjecar,!
I miri tw mirwve-ILMI S. Qazimi,po tw rishkruaj,pas*Dhimbis sw MADHE*unw pwrdorur*rallw pwr mall*nw komnte,vwtet shpreh dhimbie, si 86 vjcar,rrugwt e MWRGIMIT,pas fwmiwve marrw.Do mw falish me njw shkrim timin nw vargje titulluar: *Nw JETW tw JETWV_VLORA do NDROHT!* Shkruar nw Toronto 28 NWNDOR 2011tw sor 26 NWNDOR 2022 mes TORONTOS-lexoj e LOTOJ:!
Nw jetw tw jetwve, Vlora do nderohet.Si cdo pwllwmbw tokw-Shqiptare emwruar…
* Tw twra i ka thwnw Arbn Duka -mbwshttur *PENAT* atdhetare,
*Dukat* penw, me mendim e pwvijw,Qw Shqipwria , Atdheu ynw tw VEGJETOJW.
*Puahka , top*i fjalws duhet thwnw, Ata qw janw akoma-kokw mushkw;
Tw humbur davanw do ta KENW- ( Po pwrswris dhe pw SOT-UNW)!
** Shikoni c’po bwn MOTWR- Kosova,Pwr Flamurin zwrin NGRIT…
Nuk do presw SEVAP nga Bota=I zoti e ngren Atw, si gjithnji…!.
*** E tha Kosova ,Toronto pwrswriti,kwtw 100 VJETOR(2011)..flamuri tw NGRIHET;
Flamur *Shqiponja dy krnare kuq e Zi*Nw jetw tw JETWVE- Vlora do NDEROHET!
**** Shkruar kwto mw 28 Nwndor 2011tw…sot nwndor 2022- Shqipwri-Kosovw…
Bashkw nw Tiranw 110 Vjetorin e PAVARWSISW tw-Ismail Qemalit-Festojnw
PAVARWSISW Kombwtare-MBARWSHQIPTARE_BASHKW e FESTOJNWW !
Toronto 27-Nwndor 2022 Po nwnwsshkruaj-*Pasuesi VETERAN*-Guri Naimit D.
Marw nga libri:*CIM NW GJURMWR e TUA*-Kapedan Jano Xhoga-Zavalani botim 2013tw.
VO titulli ; *NW JETW TW JETWVW-Vlora Do NFDEROHET!