Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flamurtari braktis FSHF-në, Idrizi akuzon: Gara e trukuar, ka arritur pika e vlimit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Flamurtari braktis FSHF-në, Idrizi akuzon: Gara e trukuar, ka arritur pika e vlimit!
AktualitetSport

Flamurtari braktis FSHF-në, Idrizi akuzon: Gara e trukuar, ka arritur pika e vlimit!

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur në emisionin “Sot Live në Shqipëri”. Vlonjatët kanë vendosur të bojkotojnë fjalën e drejtuesve të FSHF-së për projektin e stadiumit të ri dhe atë “Vlora Sport”, duke konfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e tensionuara me organizmin e futbollit. Të ndodhur në Kategorinë e Parë, Flamurtari është në garë për zonën play-off dhe kërkon ngjitjen në Superligë përmes ndeshjeve shtesë. Për Idrizin ky reagim i klubit vjen si shkak i dënimeve të shumta që FSHF i ka bërë vlonjatëve, çka ka sjellë edhe “pikën e vlimit”. Idrizi flet edhe për trukime dhe paracaktime ndeshjesh, me duelin e humbur me penallti kundër Dinamos që pritet të dërgohet në prokurori për një penallti jo të saktë që vendosi rezultatin dhe nxiti protestat e tifozëve.

“Bojkoti? Momenti i bojkotimit për FSHF-në në “Vlora Sport” është pika e vlimit mes klubit tonë dhe institucionit të futbollit. Ata që na kanë mbyllur stadiumin dhe kanë larguar tifozët, nuk janë të mirëpritur këtu. Kemi marrëdhënie me zig-zage. Ky projekt i ri nuk ka asgjë rol për FSHF-në, as financiar, as institucional dhe as emocional ndaj nuk duam të jenë këtu. Kemi pakënaqësi, kjo është vija mes zërit dhe revoltës. Vija jonë e demarkacionit është kjo. Më duket se para katër vitesh bënë kopertinën e “Fermës së Kafshëve”. Kur unë stadiumin e mbush plot, këta të FSHF-së na mbyllin stadiumin. Si do të jesh pjesë e një projekti për stadium të ri, kur t’i na mbyll stadiumin?

Nuk i di standartet e FSHF-së. Për ne, ata nuk janë dashamirës për futbollin. FSHF nuk mban përgjegjësi për rezultatet tona, ne kemi bërë disa ndeshje jo të mira. FSHF na ka dënuar disa herë me arbitrat, që na prishin lojën. Ne nuk bëhemi pjesë e lojës së FSHF-së për projektin “Vlora Sport”, nuk duam t’i shohim dhe t’i dëgjojmë”, tha fillimisht Idrizi. Kreu i Flamurtarit më pas u ndal edhe te akuzat që Oriku, klubi tjetër i Kategorisë së Parë ka bërë për trukime në futbollin shqiptar. “Akuzat e Orikut për korrupsion? Unë do dërgoj ndeshjen me Dinamon në prokurori, na është ngrënë haku. Kam dërguar edhe ndeshje të tjera në prokurori në Superligë. Le të shkojmë të denoncojmë ndeshjet që janë të trukuara. Në Shqipëri 50 përqind e futbollit luhet nga sportistët, 50 përqind nga të tjerët dhe politikanët.

- Publicitet -

Ndeshja me Dinamon? Nuk merrem me gjykimin. Merrem me këta që organizojnë garën. Nuk futem ishte ose jo penallti. Një ndeshje e trukuar, të parët janë ata që organizojnë. Arbitri është mjeran fare, nuk ka empati për futbollin as kreu i Federatës. Kur kreu i FSHF nuk ka empati për ata që harxhojnë lekët për futbollin, nuk e duam”, vijoi presidenti i FSHF-së. Sinan Idrizi kërkon që stadiumi i ri në Vlorë të jetë me të paktën 25 mijë vende, teksa ka cekur edhe largimin e tifozëve si pasojë e arbitrimit dhe komandimit të garës. “Stadiumi i ri? Dua të ndërtoj një stadium me 25 mijë vende. E ka të domosdoshme Vlora diçka të tillë në një të ardhme të afërt. Largimi i tifozëve ka një shkak, organizimi i garës së paragjykuar. Janë 10 ekipe që nuk funksionon sistemi. Është njëshi i FSHF-së që vendos dhe të tjerët nuk flasin. Me këtë mentalitet nuk mbushen stadiumet. Përpara disa vitesh Flamurtarit ju dha një penallti kundër dhe arbitri pranoi se nuk ishte. Ai duhet të jetë në prokurori sepse ka ndryshuar garën me urdhër”, tha Idrizi për ‘Report TV’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?