Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN tkurr në rreth 2% parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në 2023, rritja më e ulët në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FMN tkurr në rreth 2% parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në 2023, rritja më e ulët në rajon
EkonomiKryesore

FMN tkurr në rreth 2% parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në 2023, rritja më e ulët në rajon

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit të ardhshëm. Rishikimi në ulje ka ndodhur dy herë brenda një kohe të shkurtër, duke e çuar në rreth 2%. Sipas “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të publikuar sot, vendi pritej që të zgjerohej me 2.5% gjatë vitit 2023, nga 2.8% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Në raport përmendet që ky vlerësim është bërë përpara vizitës së misionit. Ky i fundit, që përfundoi të hënën vizitën në Shqipëri ka rishikuar sërish në ulje pritshmërinë për performancën e ekonomisë, duke e zbritur në rreth 2%.

Misioni ka ulur dhe pritshmërinë për rritjen e këtij viti, në 3.7%, nga 4% që është në raportin e pasqyrës globale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët në tremujorin e dytë të vitit.

- Publicitet -

“Pas një rritje të lartë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, thuhej në deklaratën e FMN-së.

Inflacioni, sipas pasqyrës ekonomike globale pritet të jetë mesatarisht 6.2% këtë vit, duke u ngadalësuar në 4.3% vitin e ardhshëm dhe vetëm pas 2023-it do të shkojë në objektivin e bankës së Shqipërisë prej rreth 3%.

“Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe po bëhet me bazë gjithnjë e më të gjerë. Norma e inflacionit pritet të arrijë kulmin në muajt në vijim, duke filluar uljen vetëm në vitin 2023 dhe të kthehet në objektivin prej 3 për qind e Bankës së Shqipërisë (BSH) nga mesi i 2024, kur çmimet ndërkombëtare të mallrave të bursës të stabilizohen, politika fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja ekonomike të ngadalësohet. Parashikimet tona të tanishme supozojnë se norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023”, thuhet në deklaratën e misionit të FMN-së në Shqipëri.

Rritja më e ulët në rajon

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet që të ketë ritmet më të ulëta të rritjes vitin e ardhshëm, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, të dyja me rreth 2%.. Zgjerimin më të fortë parashikohet ta ketë Kosova, me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3%, Mali i Zi me 2.5 dhe Serbia me 2.7%.

Për të gjitha këto vende FMN ka rishikuar për poshtë rritjen ekonomike, si rrjedhojë e pasojave që do të sjellë ngadalësimi i ekonomisë në Europë dhe çmimet e larta. Vlerësimi më i ulët për ekonominë shqiptare lidhet me politikën shtrënguese fiskale që pritet të ndiqet në vitin 2023.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    October 12, 2022 at 11:13 am

    Organizata kriminale FMN,mendon vetem per parate e veta.Me kembenguljen e saj,ndaj kredive me perqindje te larta,ka bere qe pagat ne Shqiperi te ,jane pergjysem edhe me Kosoven.Pa konsum nuk ka rritje ekonomike,se mallrat mbesin stoqe ne nagazine.Kete e dine edhe ekonomistet me shkolle te mesme.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 12, 2022 at 4:53 pm

    dmth me pak fjal shqipëria ësht e mbytur nga borxhet kta veglat e imperialistëve thon rritje ekonomike.

    po e vërtet ësht.
    rritje ekonomike e ramës dhe saliut me liken dhe bandën 30vjeçare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë
  • Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s

Komentet e Fundit

  1. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  3. Vl on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Vl on Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  5. Dashi on Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?