Një operacion antikanabis po zhvillohet këtë të mërkurë në Krujë me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.
Mësohet se kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë zonën e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës, Nikel, Bilaj, Derven, Mazhe, Thumane etj.
Në kuadër të këtyre kontrolleve të zhvilluara nga policia e Krujës dhe nga FNSH është bërë i mundur shkatërrimi i disa parcelave me kanabis dhe janë shpallur në kërkim autorët.
