Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj në Parkun Europa, në sheshin Skënderbej, Veliaj: “Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj në Parkun Europa, në sheshin Skënderbej, Veliaj: “Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona”
Komunitet

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj në Parkun Europa, në sheshin Skënderbej, Veliaj: “Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona”

Published: April 16, 2024
Shpërndaje

4 rrënjë ullinj autoktonë nga komuna italiane e Termolit, në provincën e Molises, iu dhuruan kryeqytetit shqiptar nga përfaqësuesit e Fondacionit “Lions Club-Campobasso”, si një mesazh paqeje dhe përbashkimi. Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretizimi i kësaj nisme është një dëshmi e lidhjeve të forta dhe raportit të veçantë me Italinë, si dhe shprehje e miqësisë dhe vlerave njerëzore, që sipas kryebashkiakut Veliaj, do të mbeten përgjithmonë.

“Kjo është një ndihmë konkrete dhe jam i lumtur që, në sheshin Skënderbej, në sheshin e heroit tonë të madh, në sheshin që na lidh me shqiptarët e Italisë, mbjellim këta ullinj, që do të jenë këtu përgjithmonë. Ne ndoshta nuk do të jemi në këto funksione, ndoshta do të bëjmë punë të tjera, por ulliri, rrënjët, miqësia, dashuria me njëri tjetrin do të mbetet përgjithmonë”, theksoi Veliaj.

Për Veliajn, kjo iniciativë, përveç impaktit mjedisor, ka në fokus përçimin e vlerave përbashkuese të paqes dhe prosperitetit, të cilat komuniteti arbëresh i ka ruajtur dhe trashëguar brez pa brezi.

- Publicitet -

“Jam vërtet shumë i lumtur që pema e ullirit që shoqëroi shqiptarët dhe arbëreshët, kur u larguan nga Shqipëria, sot po kthehet mbrapsht. Në mënyrë simbolike, ullinjtë janë mesazhi i paqes, si ata ullinjtë që shoqëruan të gjithë komunitetin tonë arbëresh kur shkuan në Itali. Ju falenderoj shumë që keni mbajtur gjuhën, ju falendëroj shumë që keni mbajtur traditën dhe ju falenderoj shumë që sot kemi një ndihmë konkrete”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi faktin se falë bashkëpunimit dhe punës së ndershme, njerëzit mund të bëjmë gjëra të mrekullushme e të ecin përpara. “Vjet në Tiranë kemi pasur 1 milionë italianë vizitorë; me shpresë, siç po duket edhe nga grupi juaj i madh, këtë vit do të kemi edhe më shumë italianë, shqiptarë të Italisë, italianë të Shqipërisë, edhe ajo që është shumë interesante është që deri para pak vitesh, vektori ishte më shumë shqiptarë shkonin në Itali. Sot është ndryshe, më shumë italianë vijnë në Shqipëri dhe do të thotë që qytetet ndryshojnë, shtetet ndryshojnë, kombet ndryshojnë, historia ndryshon, varet çfarë bëjnë njerëzit. Në qoftë se njerëzit duan bashkëpunime, duan të jetojnë duke punuar me ndershmëri duke ecur përpara, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?