Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin, delegacioni më i madh në histori nga SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin, delegacioni më i madh në histori nga SHBA
EkonomiLajmi i fundit

Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin, delegacioni më i madh në histori nga SHBA

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Përfaqësues nga qindra sipërmarrje si dhe mbi 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kësaj here merr pjesë edhe presidenti i SHBA-së Trump.

Pjesëmarrja e Donald Trump në Forumin e Davosit zgjoi interes të madh: Konfliktet globale, politika e SHBA-së si dhe një delegacion i kryesuar nga presidenti Trump rekord do të jenë në qendër të Forumit Ekonomik Botëror.

Takimi zhvillohet në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të çmontojë rendin ndërkombëtar: nga pezullimi i rregullave të përcaktuara tregtare dhe tërheqja nga organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e OKB-së për Klimën, deri te arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimi për të aneksuar Groenlandën.

- Publicitet -

Fjalimi i Donald Trump të mërkurën në Davos pritet me interes sidomos në sfondin e kërcënimeve të presidentit amerikan, për të marrë ishullin e Groenlandës, që i përket vendit partner në NATO, Danimarkës.

Sulmi i Trump ndaj rregullave ndërkombëtare, që janë në fuqi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ndikimi i tij në paqen botërore, politikën dhe ekonominë do të jenë ndër temat qendrore të forumit pesëditor, që u hap më 19 janar nën moton “Në Frymën e Dialogut”.

Përveç Donald Trump, në Davos do të vijnë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili do të mbajë një fjalim të enjten në Davos. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney dhe presidenti argjentinas Javier Milei janë në Davos, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa priten gjithashtu në Zvicër.

Delegacion jashtëzakonisht i madh nga SHBA

Trump kryeson delegacionin më të madh amerikan në historinë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i përbërë nga pesë anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Delegacioni përfshin Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të Dërguarin Special Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Kjo përgatit terrenin për bisedime të nivelit të lartë mbi Ukrainën, Venezuelën dhe Rripin e Gazës. Irani, ku dëshmitarët okularë raportojnë një shtypje brutale të protestave antiqeveritare, ka të ngjarë të jetë gjithashtu në agjendë.

Në kuadrin e këtij samiti, Trump pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët e G7 të Kievit – përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian – për të siguruar mbështetjen e SHBA-së për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Prania e fortë e SHBA-së përforcohet edhe nga fakti se këtë vit, për herë të parë, në Davos ka një “Shtëpi të SHBA-së” – një vend për evente në një kishë të vogël në shëtitoren kryesore, ku përfaqësuesit e SHBA-së do të zhvillojnë takime për të vendosur kontakte me investitorë.

Organizata, e cila ekziston që nga viti 1971, synon të promovojë dialogun, por vetë po përballet me vështirësi, pasi multilateralizmi dhe tregtia e lirë kanë humbur rëndësinë.

m.a. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Gimi says:
    January 20, 2026 at 8:31 am

    Bota ka rënë në duart e budallave!Çka na pretë një zotë edi?

    Reply
  • shtetas shqiptar says:
    January 20, 2026 at 8:44 am

    Po ndonje takim koke me koke me Ramen a nuk ka axhenda Trump, jo per gje po per ti dhene zgjidhje nje here e mire luftes ne Ukraine…

    Reply
  • Humoristi says:
    January 20, 2026 at 1:27 pm

    Ducja amerikan pi ban cfare e urdheon Hitleri rus!Kohe te veshtira jane!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?