Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FORUMI NË DITA: Sakrifikuesi i heshtur, shqiptari i viteve sipas Viktor Malajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FORUMI NË DITA: Sakrifikuesi i heshtur, shqiptari i viteve sipas Viktor Malajt
AnalizaKomunitetKryesore

FORUMI NË DITA: Sakrifikuesi i heshtur, shqiptari i viteve sipas Viktor Malajt

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Në shoqërinë shqiptare, si kudo në botë, ka individë të shquar e të pashquar, por të heshtur që, me sjelljet dhe punën e tyre meritojnë respektin dhe vlerësimet e shoqërisë, ashtu siç ka individë, me apo pa pozita shtetërore, sjelljet dhe veprat e të cilëve dëmtojnë shoqërinë dhe meritojnë përbuzjen e saj.

Në skenën publike dhe median shqiptare është bërë e modës që të promovohen dhe lavdërohen gjithfarë individësh të shpallur VIP-a dhe që, fatkeqësisht, në shumicë dërmuese përbëjnë antinjeriun dhe shembullin që nuk duhet ndjekur.

Media ndjek kryesisht qëllime komerciale, pra të fitimit material, dhe si e tillë nuk duhen marrë shumë parasysh zgjedhjet dhe paraqitjet e saj.

Njeriu i Vitit, dhe njeriu i viteve, është çdo qytetar shqiptar që, në heshtje dhe me sakrifica, jep maksimumin e vet në veprimtarinë e përditshme, ekonomike apo intelektuale, është fshatari që rropatet nëpër ara gjithë vitin për të siguruar mbijetesën apo për të rritur nivelin e mirëqenies, është punëtori që thuajse nuk njeh kurrë ditë pushimi dhe paguhet mjerueshëm dhe, megjithëkëtë, nuk ndihet, por i shërben me gjithçka mundet familjes dhe shoqërisë, është polici që përballet ditë-natë me krimin dhe kriminelët, me dhunën fizike dhe rreziqet, me denigrimin e pamoral që i bëjnë jo rrallë politikanët ligjshkelës, mediat e papërgjegjshme dhe klounët e pavlerë të shfaqjeve televizive.

Njeriu i Vitit është intelektuali i heshtur, por i palodhur, që ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij studimeve, hulumtimeve, mësimdhënies, shkrimeve e botimeve shkencore; është mjeku dhe infermieri që iu përgjigjet me shpejtësi, profesionalizëm dhe stërmundim nevojave shëndet- dhe jetëshpëtuese të qytetarit pa kërkuar dhe pa pranuar shpërblime të tjera veç rrogës së varfër që i ofron qeveria; është punonjësi i zjarrfikëses që vë në rrezik jetën e vet për të shpëtuar jetët dhe pasuritë private apo shtetërore; është prokurori apo gjyqtari (oh, sa të paktë janë këta!) që njeh dhe vepron vetëm në bazë të ligjit pavarësisht kush është i dëmtuari dhe kush është i akuzuari etj.etj.

Antinjeriu i Vitit, dhe i viteve, nuk ka dyshim se gjendet kudo e kurdo midis nesh. Ky, me sjelljet dhe veprimet e veta i shkakton qytetarit shqiptar dhe shoqërisë tonë dëme të mëdha, shpesh të pandreqshme dhe afatgjata.

Të tillë individë i gjejmë në rrugë, por edhe në poltronët politikë, mediatikë dhe të biznesit. Si të tillë mund të jenë gangsterët kokëboshë, por të rrezikshëm, që na shfaqen herë pas here në rolin e trafikantit të drogës, femrave apo armëve, shkelësit përsëritës të rregullave të trafikut rrugor apo të rendit shoqëror, grabitësit të bankës apo të pronave, dhunuesit të rendit nëpër stadiume e qendra publike, ashtu si dhe dhunuesit të familjeve, kryesisht bashkëshorteve të tyre.

Mirëpo, antinjerëzorët më të dëmshëm i kemi dhe i gjejmë në radhët e “elitave”, qofshin ato politike, ekonomike apo mediatike.

Zyrtari shtetëror që spekulon me tenderat dhe paratë e buxhetit të shtetit; punonjësi i doganës, ai i tatim-taksave dhe të ngjashmit e tyre që bëjnë marrëveshje kriminale me botën e biznesit duke shmangur derdhjen e detyrimit në arkën e shtetit sipas motos “më jep të të jap”; drejtuesi dhe punonjësi i bashkisë, i policisë dhe i drejtësisë që e kthen zyrën shtetërore në “sallë ankandesh” dhe e përdor kërkesën e ligjit për fitime vetjake; biznesmeni që shmang pagimin e taksave dhe korrupton zyrtarët e pamoralshëm shtetëror, që paguan mjerueshëm ose nuk paguan fare punëtorin mundimmadh; drejtuesi mediatik që e përdor median si mjet pengmarrës dhe gjobëvënës kundrejt zyrave dhe zyrtarëve shtetëror me qëllim shtrëngimi të paguaj kundrejt heshtjes për ligjshkeljet e veta; drejtuesi apo pronari mediatik që i ofron dhe i shet popullit çdo ditë dhe pa pushim veset dhe perversitetet si virtyte dhe arritje artistike, lakuriqësinë dhe pornografinë si suksese dhe shembuj për t’u ndjekur; politikani pa moral që mashtron, shpif e përgojon cilindo që beson se i bëhet pengesë në rrugën drejt pushtetit, që krimet e veta të panumërta i shpall vepra të moralshme e të ligjshme ndërsa tek të tjerët sheh vetëm monstruozitete dhe paligjshmëri etj.etj.

Le të shpresojmë që këtë vit e në vazhdim të na shtohen sa më shumë “Njerëzit” dhe të na pakësohen “Antinjerëzit”!

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?