Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: 7 prill 1939, si u pushtua Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: 7 prill 1939, si u pushtua Shqipëria
HistoriLajmi i fundit

FOTO: 7 prill 1939, si u pushtua Shqipëria

Published: April 7, 2024
Shpërndaje

Vendimi për pushtimin e Shqipërisë nga Mbretëria e Italisë u mor më 23 Mars 1939, vetëm pasi qeveria gjermane e siguroi Italinë se deti Mesdhe, si dhe deti Adriatik, njiheshin si dete italiane dhe në këtë mënyrë Italia i kishte duart e lira për të vepruar edhe në Shqipëri.

Në këtë periudhë Marina Mbretërore Italiane kishte kontroll të plotë në detin Adriatik dhe Jon.

Trupat e ekspeditës ushtarako-detare italiane, u grumbulluan dhe imbarkuan në portet e Pulias (Bari, Brindisi dhe Taranto) në fillim te muajit prill.

- Publicitet -

Lëvizja për zbarkimin në Shqipëri filloi në orën 11:00 të datës 6 prill 1939 dhe përfundoi në orën 18:30 të po të njëjtës datë. Zbarkimi u realizua në katër porte Shqiptare, Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në mëngjezin e datës 7 prill 1939. Ushtria Italiane komandohej nga Gjeneral Alfredo Guzzoni.

Në operacionin e zbarkimit morën pjesë rreth 22.000 trupa, të cilat përfaqësonin 2 divizione këmbësorie, 4 regjimente bersalierësh, 3 batalione tankesh, 1 grup qerresh të korracuara, 1 batalion special “San Marko”, 2 batalione këmishëzinjsh, 1 regjiment granatierësh, 2 grupe artilerie të kalibrit të mesëm, etj.

Në total zbarkuan 64 njësi artilerie, 125 tanke, 860 automjete, 1.200 motorçikleta, 5.500 biçikleta dhe 2.500 hajvanë.

Operacioni i zbarkimit u krye nga 34 anije transporti, nga të cilat 5 çisterna, 7 anije shumëfunksionesh dhe 22 anije transporti. Operacioni i zbarkimit drejtohej nga Gjeneral Giovanni Mese.

Operacioni i zbarkimit ishte e shoqëruar nga një flotilje e Marinës Mbretërore prej 39 anijesh, nga të cilat 2 korracata, 7 kryqëzorë, 16 destrojerë, 14 gjuajtësa, si dhe 10 nëndetëse. Flotilja detare komandohej nga Admiral Ettore Sportiello. Operacioni i zbarkimit u mbështet gjithashtu nga 140 avionë të bazuar në Brindisi dhe Foggia.

Numri total i forcave pjesëmarrëse në operacionin e zbarkimit dhe mbështetjes ishte 45.000-50.000 vetë.

Zbarkimi i trupave italiane ishte planizuar që të bëhej i njëkohshëm në të gjitha portet shqiptare, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Metoda e zbarkimit u zgjodh direkt në porte, sepse nuk kishte pritshmëri për ndonjë kundërveprim nga ushtria shqiptare.

Skalionet e para, pas një bombardimi të fuqishëm nga ajri dhe deti të buzës së ujit dhe thellësisë, ju drejtuan porteve. Pati vetëm luftime sporadike të patriotëve dhe vullnetarëve shqiptarë të cilët pas pak orësh luftimi e pushuan rezistencën.

Ushtria shqiptare nuk pati ndonjë plan dhe nuk bëri ndonjë tentativë për të organizuar mbrojtjen kundërdesante dhe për të thyer sulmin italian.

Në datën 8 prill trupat italiane hynë në Tiranë, në datën 9 prill hynë në Shkodër dhe në Gjirokastër dhe në 12 prill kishin kapur të gjithë territorin shqiptar. Në Shqipëri, brenda një kohe të shkurtër, mbas pushtimit, Shtatmadhorija Italiane do të disllokonte sasira të mëdha forcash dhe mjetesh me qëllim sulmin ndaj Mbretërisë Greke dhe shtrirjes fashiste në Ballkan.

Lufta e Dytë Botërore kishte nisur, pavarësisht se zyrtarisht do të shpallej më 1 shtator 1939, ditën e sulmit të Gjermanisë kundër Polonisë.

Materiali dhe fotot, nga Artur Meçollari

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Safeti Butka,i ringjallur says:
    April 7, 2024 at 5:47 am

    Nuk eshte pushtim.Akoma me mendesi Enveriste?Eshte bashkim ne Europe me forcen e armeve.Ishin te detyruar,sepse Europa do te te jetonte e coptuar,me mendesi leniniste se shtetet e bashkuara te Europes Jane te parealizueshme.Ndaj sot mund te Themi qe Mussolini dhe Hitleri luftuan per nje Europe te Bashkuar.Jo me kot,por eshte vullneti i popujve europiane ,qe fashizmit gradualisht po’ vjen ne pushtet.Ja,psh.ne shqiperi po’ ngrihen monumentet e bashkepuntoret e te fashizmit,patrioteve te medhej ballisto-zogiste.Sot shkon aktuale thirrja “komunistet ne litar”,Saliu ne peidestal”.Keshtu behet historia.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    April 7, 2024 at 6:55 am

    Shqiptarët reaksionarë, armiqtë e betuar të Shqipërisë e kanë gjetur “thembrën eAkilit”! Meqë ishin kundër komunistëve ju bënë edhe kundër atdheut! Sali Berisha shkatërroi vendin me resurse ekonomike mbi një trilion dollarë dhe reaksioni thotë mirë bëri: Reaksioni e thotë këtë , se ishte dhe është agjenturë e fqinjëve tanë dhe punon për fqinjët. Sali Beriosha, jo vetëm, që e shkatërroi Shqipërinë, ekonominë dhe mbrojtjen dhe dëboi Snhqiptarët nga Shipëria, por sabotoi edhe pavarësin e Kosovës, sipas presidentit Amerikan Bill Clinton. Por duan s’duan reaksioni Shqiptar Shqipëria u Çlirua nga Komunistët dhe, u bë kjo që është nga komunistët. Enver Hoxha e shpëtoi Shipërinë. nga pushtimi jugosllav e rus. Largimi i rusëve nga adriatiku Shqiptar kishte fitore historike e Enver Hoxhës dhe e Shqiptarëve ka shkruar shtypi perendimor në vitet 60: Meqë Safet Butka , i ringjallur thotë: “:komunistët në litar dhe Sali Berisha në pjedestal “i them të mos nxitohet, se Saliu nuk është nisur drejtë.pjedestalit por drejt litarit!

    Reply
  • RETROSPEKTIVE says:
    April 7, 2024 at 7:44 am

    7 prill 1939 – ditelindja e kengetares madhe shqiptare Vace Zela e cila kishte frike ta permendte (pa le ta festonte) deri ne 1990.

    Reply
  • Safeti i rilindur says:
    April 7, 2024 at 8:10 am

    Ah mor Reshit.Nuk paske kuptu gjo.Je ne prej Shijaku Shito…

    Reply
  • VLT says:
    April 7, 2024 at 8:11 am

    O Safet o pulaxhi kotecesh….
    Tu rruash hallatet partizaneve edhe komunisteve ti !
    Ik shko fshiuhu mbas ndonje ferre.
    Por ki kujdes se mos mbush potutrret edhe permjeresh

    Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    April 7, 2024 at 9:17 am

    Ne prill 1939 Italia pushton Shqiperine…pastaj
    Ne mars 1991 shqiptaret mesyjne Italine per ti ikur pushtimit me te zi te tyre, atij Komunist qe i mbajti izoluar nga bota nga 1944 der 1991.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    April 7, 2024 at 9:28 am

    Po fjalen ‘kAmunist’ ku e degjove per here te pare kur hyre tek P…S’ateme si spermatoxoid,kur dole apo e mesove nga EDvin Sali Meta….se ne tere boten jo vetem nuk u ndertua ndonjesistem i tille por as qe behet fjale te ndertohej….perfshi dhe ne ‘Kinen kAmuniste’ sot superfuqi ekonomike !?

    Reply
  • Remo says:
    April 7, 2024 at 9:55 am

    Safeti i rilindur, duket se nuk e kane kuptuar ironine tuaj. Nje shtese te vogel. Ne krahe te Saliut ne “piedestal” duhet te kete vend edhe per Edvinin.

    Reply
  • Safeti Butka,i ringjallur says:
    April 7, 2024 at 9:55 am

    “Viva il Duce” dhe “heil Hitler”.Ke pare ti,VFLP,sot Ka ardhe ne krye te qeverise ne Talje.Gati eshte dhe ne France.Ne Shqiperi? Ka ardhe me kohe.Sot po’ korrim fittoren.Ka Ca halle por do ti kalojne.Sa te luftoje ASPAK kolupsionin.kkane pushtuar tironen.Nuk Ka me monumentet VFLP.,as Qemal,Vojo,Muhamet.Ka vetem Zog e Mehdi Frasheri.Ky eshte vullneti i popullit.I Ke pare korpuset kemishezinj te Beulind Kerricit me emrin e heroit Azem Hajdari?Ne Mes te Durresit e keni,ne Mes te Tirones,si shkom graniti.I Ke pare ATA heronjte naziskinet te “mbrojtjes se Votes”.ATA dalin dhe ne demosteate per luften kunder kolupsionit ne Bashki.Ata te vrasin dhe nuk pyesin dhe ligji i mbeshtet.Ja psh.Gazgej Bythkavaja ishte organizator,i vuri flaken parlamentit komuniste dhe teiumfon mbi ligjin.Keshtu do triumfoje dhe Saliu mbi piedestal.

    Reply
  • thirri mendjes o rrote says:
    April 7, 2024 at 10:04 am

    Fazllo, te djeg by..akoma per kermanizem? Kruaje, por mos u budallalleps aq sa te besosh se kermanizmi nuk qenkesh aplikuar askund ne bote.
    Se i di kushdo cilet jane tiparet baze te atij kermanizmit, ato Lufta Klasave, Prona private ZERO e 100% shteterore si dhe sistemi nje-parti ne politike, e keto kishim peshqesh nga kermanizmi prej 1944 der ne 1991 kete mbaje veth ne vesh qe te mos ikesh nga kjo bote injorant d.m.th.

    Reply
  • !!? says:
    April 7, 2024 at 1:07 pm

    Pse gaboni në cilsimin e ngjarjeve të rëndësishme në historin ton, në 7 prill 1939 nuk qe pushtimi por,

    “……..bashkimi i Shqipëris si pjesë e natyrshme e perandoris… ” fashiste të Musolinit, deklarat publike e kryeministrit të Shqipëris drejtuar fashistes Meloni kur u zgjoth kryeministre, para se ta puthte në big brotherin e samitit të liderave europian në Moldavi dhe para se të “takoheshin kokë më kokë për të bër ca llogari” në Vlorë.

    Shyqyr që kjo deklaratë u bë 80 vjetë mbas luftës së dytë botërore sepse në qoftë se Edi Rama do ta kishte bër në kohën e luftës do të hante ndonjë koqe plumbi në lule të ballit nga ndonjë kriminel atentator antifashist si puna e Myslim Ketës.

    Reply
  • Lol says:
    April 8, 2024 at 6:28 am

    ITALIANI TUTTI CANI
    KOHA E TREGOI
    I KANE RENE PENDET
    NE HALE PERFUNDOI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. demo on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?