Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Zogu vendoset në Vlorë krah Skënderbeut dhe Ismail Qemalit (aty ku vendosi veten për së gjalli në 1937)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: Zogu vendoset në Vlorë krah Skënderbeut dhe Ismail Qemalit (aty ku vendosi veten për së gjalli në 1937)
HistoriKryesore

FOTO: Zogu vendoset në Vlorë krah Skënderbeut dhe Ismail Qemalit (aty ku vendosi veten për së gjalli në 1937)

Published: July 31, 2023
Shpërndaje

Ajo që njihet si “Merkatoja” e Vlorës u ndërtua nga italianët më 1918. Kjo ndërtesë sherbeu si treg dhe u ndërtua sipas stilit “decó”.

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, Ahmet Zogu ngriti pranë saj një Kullë Sahati, e cila qëndron ende në hyrjen kryesore të merkatos.

Në katër faqet e kësaj kulle, Zogu urdhëroi gdhendjen e portretit te Skënderbeut, shqiponjës dykrerëshe te flamurit, Ismail Qemalit dhe… veten e vet. Sigurisht për të lidhur figurën e tij me shtyllat historike të vendit si Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

- Publicitet -

Pas pushtimit fashist të Shqipërisë në 1941, italianët e hoqën figurën e Zogut nga kulla e sahatit dhe e zëvendësuan me simbole të lidhura me elemente italiane.

Këto elemente fashiste u hoqën pas çlirimit të vendit dhe “faqja e Zogut”, nga katër faqet e Kullës mbeti bosh deri ne fillim te këtij viti, pra 2023.

Këtë vit Kulla iu nënshtrua një restaurimi në kuadër të Rilindjes Urbane. Paradoksale dhe qesharake, por e majta në pushtet qendror dhe lokal miratoi rivendosjen e Zogut në faqen e kullës.

Aktualisht, basorelievi i ri i Ahmetit, mbreti i vetëshpallur i Shqipërisë që e braktisi vendin nën pushtim, duke marrë me vete sasi të mëdha floriri, është krah Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Aty ku e vendosi veten për së gjalli, megjithëse historia e njeh për tradhtar ikanak dhe shtetar të korruptuar.

Kulla, majtas, në 1937, me Zogun. Djathtas, në 1941 pa portretin e tij
Katër faqet e Kullës sot pas restaurimit

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
53 Comments
  • Fjale me vend says:
    July 31, 2023 at 7:38 pm

    Po Esat Pashe Toptani kur do vendoset aty ??

    Reply
  • Noli says:
    July 31, 2023 at 7:38 pm

    Po te kene vdekur vlonjatet e ta vene tradhtarin Ahmet Zogu.

    Reply
  • ¿? says:
    July 31, 2023 at 7:54 pm

    Gjinah qe nuk paskan vene Enverin….

    Reply
  • Katiu says:
    July 31, 2023 at 8:06 pm

    Më vjen turp që jam shqipëtar, më vjen turp që jam vlonjat !

    Më vjen turp që kam një k/ministër qelbësirë .

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    July 31, 2023 at 8:16 pm

    Çudi! Paskan mbetur pa i vendosur krah Zogut edhe ndihmesit e tij te UDB e KOS nga Prishtina, pa ia bere krah edhe Toptanin me nipin Fevziu (Faqeziu), me dallkauket Haxhiu e Shkullaku me soj e sorollop… O shqiptare, a jeni duke e pare se çka s’po mbaka kjo toke, he, ia lofsha boshtin!… Po, a po e shihni se sa kurtha e Kurti po dalin ne Prishtine, ku reaksionin “shqiptar” te Zogut e mbajti ne pushtet Tito!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Altin says:
    July 31, 2023 at 8:20 pm

    Pis , qelbesire qe do te na zhbesh.

    Reply
  • Altin says:
    July 31, 2023 at 8:22 pm

    Ta shkulim faqezine, tradhetarin e hajdutin.

    Reply
  • A V L says:
    July 31, 2023 at 8:26 pm

    Nga ana arkitektures dhe histori nuk ka asnje problem qe restaurohet siç ka qene ne fillim, dmth dhe Zogu (bisht shkulur) le te jete……siç ben e gjithe bota.
    Por ama kjo mund te jete bere kastile per te dimostruar qe kush e ndertoj, vendosi qe te jete dhe skulptura e tij ne kete faqe muri pavarsisht se me vone doli SUPER TRADHETAR.
    mos ndoshta kjo menyre e te vepruarit i hap rrugen qe te rivendosen dhe buste per E. HOXHEN?

    Reply
  • George says:
    July 31, 2023 at 8:35 pm

    Vlonjatet nuk lexojne botimet historike. Po te lexonin librin biografik “Rinia e Mbretit Zog” (2020) do te merrnin vesh se ai ka qene perkrah Esat pashe Toptanit, armik per vdekje i Ismail Qemal bej Vlores dhe i Qeverise Kombetare te Vlores. Ahmet Zogu i urrente gjithe patrioteve vlonjate, te cilet varrosen trupin e Heroit Avni Rustemi te vrare me nxirjen e Ahmet Zogut dhe e varrosen ne zemren e qytetit. Pervec kesaj u hodhen ne kryengritjen demokratike te Qershorit 1924, e cila e shporri agjentin e Serbise, Ahmet bej Zogollin ne Beograd. Pasi u kthye nga Beogradi me dinaret dhe armatimet serbe e me ushtare ruse te bardhe te gjeneralit famekeq Vrangel, te parin qytet qe masakroi kryekrimineli Ahmet Zog qe Vlora. Ne vitin 1932 shtypi me egersi Levizjen Antizogiste te Vlores etj. etj. Turp per kryetarin e ri te Bashkise se Vlores, Ermal Dredha!

    Reply
  • demo says:
    July 31, 2023 at 8:47 pm

    Mbreti zog nuk i pranoi kushtet poshteruese te Ultimatumit fashist te Mussolinit (te njejta me Pikat e Marreveshjes Jugosllave Shqiptare per njesimin e te dy shtetevee,qe firmosi Enver Hoxha).
    Hiku,ashtu si hiku mbreti Jugosllavise,mbreti Belgjikes,hollandes etj.

    Reply
  • merreni si te doni says:
    July 31, 2023 at 9:09 pm

    Po , demo qorri; iku por djali i vdiq ne kufi se kater ditesh ishte dhe adaptoi nje tjeter e sot e quajne sternip te Zagoll mavrise. Keto e sa gjera te tjera jane si ai krimbi ne Siberi qe u zbulua gjalle pas mijra vjetesh, por ti demo nje cope idiot je e na jep dhe argumenta banale. Se mos je vetem! Ka sot Shqiperia brenda dhe jashte.

    Reply
  • TURP says:
    July 31, 2023 at 10:00 pm

    VLORE MOJ TE BEFSHA M…
    TA MBASH ME SHENDET HAMUTIN
    DHE FLAMURI YNE TANI
    NUK TE KA SHTEPINE E TIJ

    NDER TE BERI KOMBI MBARE
    TE NGRITI NJE LAPIDAR
    SA .LIGSHT VETEN TURPEROVE
    TRADHETINE JU NENSHTROVE

    PO AVNIUT CDO TI THUASH
    HAMUTIN MBI KOKE I VURE
    KU SHKOJ TRIMERIA JOTE
    TA ULI KOKEN CARI ME POTURE

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 31, 2023 at 10:01 pm

    Pse cuditeni.Ci bëri Sala Vlorës dhe 30% e saj Voton.sot, për të.Zogu është kanerinë para korbit Sali.

    Reply
  • Alex says:
    July 31, 2023 at 10:01 pm

    Motrat në pidh ja u qifsha o këshill bashkiak!

    Reply
  • demo says:
    July 31, 2023 at 10:51 pm

    Se cfare shkruan Bektash cakrani ne kujtimet e tij per Rolin vendimtar te ministrit te brendshem te Qeverrise se zgjedhur te Kongresit te Lushnjes,,Ahmet Zogu,,ajo eshte e verteta,,Cakrallinjte organizuan Revolten e Fierit dhe nuk kane qellim te mburrin Zogun,por te deshmojne Historine.
    Po te mos ishte Ahmet Zogu,Kongresi Lushnjes do te mbeste ne Leter,dhe Qeverria e Lushnjes do te kalbej ne Lushnje,rrethuar nga Italianet,Esad pasha,greket dhe serbet.
    Ishte Ahmet zogu qe vebdosi te zbatoje vendimin e Kongresit qe qeverria te shperngulej ne Tirane,.-
    -Kush eshte burre,te vije me mua ne Tirane,kush ka frike te rrije ketu! Keto ishin fjalet e Ahmet Zogut.Ne krye te matjaneve u drejtua per Tirane,ku pa hyre ne Kavaje u perball me ushtrine italiane,.Me gjithe pabarazine e forcave dhe armatimit,Zogu vendosi te marshoje me cdo kusht edhe duke luftuar.Italianet u terhoqen dhe Zogu hyri ne Kavaje triumfator.Pasi vendosi prefektin e qeverrise Lushnjes ne Kavaje u drejtua per Tirane,.Tek Ura Dajlanit ne Shkozet i dolen perpatra zaptijet e esad Toptanit qeverrise Durresit,.
    Zogu nxorri thiken nga milli dhe ja nguli ne fyt bashibosukut te esad pashes,
    Zogu e vendosi Qeverrine ne Tirane dhe Esad pasha u detyrua te arratisej ne Paris dhe qeveria e durresit te shpallej e jashtligjshme.
    Pse nuk e perseriti kete trimeri kunder Luftanijeve,arropllanave,tankeve te fashizmit,,> Te leftonte me dufek ne dore si Abaz Kupi dhe rreshteri i tij Mujo Ulqinaku?
    Karroqja prapa eshte bela e madhe,Ka dhjere edhe burra me te mire..edhe Skenderbeu e dergonte familjen ne Ulqin kur luftonte me Turqit.

    Reply
  • chess player says:
    August 1, 2023 at 12:14 am

    Që ka bërë Zogu ndonje pune te mire si thote Demo Lepenica nuk diskutohet
    por duke I vene ne balance negative me pozitiven e tij
    ai ngelet si thote ky antikomunisti dhe ish mik I forte I zogut

    Lexim te kendshem

    Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu
    si tradhtar të atdheut tënd,
    si vrasës e hajdut

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga.

    Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:

    Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.
    Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”

    Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu
    si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit.
    Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi.

    Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…
    Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”
    %%%%%

    …Epilog
    Nese do veprohet me te njejtat standarte si Zogu,…
    Enveri meriton nje lapidar gjigand
    aq me shume kur sot euroatllantiket tallen hapur
    me Non Graten e monstres Usali Berishes
    I cili duhet te ishte prapa hekurave

    Reply
  • Gega says:
    August 1, 2023 at 2:03 am

    E NJEJTA HISTORI TREGON O DEMOZIU SE KY HAMUTI YT CDO GJE E BENTE
    PER XHEPIN E JO.PER VATANIN
    AVNI RUSTEMI VRAU ESATIN QE KY HAMUTI E KISH DAJE PRANDAJ E
    VRAU AVNIUN E TE GJITHE TRIBUNET E KOMBIT E U BE MBRET PREJ LECKE
    KUPEN E MBUSHI NE 7 PRILL
    TE JUSTIFIKOSH TRADHETINE
    DO TE THOTE TE MOHOSH KOMBIN E LIRINE
    NE TE SEMES VLONJATET E ATA QE E VUNE
    SOT A NESER E KANE PAS KOKES DRUNE

    Reply
  • Apollon says:
    August 1, 2023 at 2:49 am

    E verteta eshte vendosur ne vend.Te bejne te gjthe sa beri Mbreti Zog i Pare per Shqiperine.Edhe per Enver Hoxhen ka vend ne historine e Shqiperise.Vetem nder i ben historise se Vlores dhe Shqiptareve, figura e Mbretit Zog i Pare.

    Reply
  • E says:
    August 1, 2023 at 4:55 am

    Po shume mire.
    Tani mund te vendosni edhe Ahmetaj dhe kabinetin qeveritar qe ndodhet ne burg.

    Reply
  • ISMAIL says:
    August 1, 2023 at 6:49 am

    ËSHTË KRYER VEPRIMI I DUHUR!
    Nuk e kutoj, çfarë prisni të bëhet?
    Thjesht, duhet hequr Ismail Qemali, e duhet vendosur esati i toptenërve.
    Sepse nipi(që është tradhtari numër 2 i Kombit, pra zogji), ka nevojë të ketë atje në krah, Dajën e tij, tradhtarin numër 1 të Kombit.
    Ku qëndron e keqja këtu? Është kohë e tyre, e më vonë, ndoshta pas 30 vjetësh, do të hiqet edhe Skënderbeu (pra Gjergji), e do vendoset ndonjë nga këta, “prijësit” e këtyre 30 viteve. Kuptohet, njëri do vendoset atje nga këta. Varet se për cilin do vendosin Beogradi, e Athina.
    Dhe vazhdoni e hani bar, o mender shqiptarë!!!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 1, 2023 at 7:27 am

    VO:
    1.Llafi që Skeni parë gjë akoma..po ndodh..!
    2.Edhe e MAJTA nuk është më e tillë e kemi parë e dëgjuar.
    •Kjo ndodhe me rdhjen e kockave të MIT’HAT FRSSHËRIT NGA AMERIKA dhe vendosja bri vëllezërve FRASHËRI.
    • E pam që në 2013 kur nuk u hoq busti i TEADHËTARIT A.ZOGU nga bulevardi Kryesor i Tiranës,Të vendosur nga SALI HAJDUTI & MONA ÇIZMJA..!
    • E pamë kur u vendos EMRI MBRETËRESHA GJERALDIN TE PJELLTORJA E GRAVE SHQIPËTARE..!
    3.Nëse nuk ka më POLITIQËN TË MAJT NË VLORË,Ta heq populli Hajdutin e FLORIRIT SHQIPËTAR.
    4.Nëse edhe çopulli Vlonjat është në KOMA,të çohet e gjithë Shqipëria për të gjitha të drejtat e tyre të mohuara 33 vite.
    -O SOT O KURRË.

    Reply
  • Thoma Haxhi says:
    August 1, 2023 at 7:45 am

    Turp. turp. turp per Shqiperine dhe ne vecanti per vlonjatet.

    Reply
  • Dedë says:
    August 1, 2023 at 8:53 am

    T’lumt, vllaçko Respekt!

    Reply
  • sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen says:
    August 1, 2023 at 8:53 am

    zogu i beri glasen Shqiperise,por ate qe beri zogji po bejne edhe keta zogjt e kurvave te sotem.Ku e coi floririn ilirfloriri,ku shkelte dyshja maloke sali azem,shkatrrohej e digjej e nuk mbinte bari,edhe me bustin e ketij banditi azem eshte mbush e gjith Shqiperia…..Ku shkuan gjithe ato pare te gerdecit,pse nuk afrohen prokuroret ne lalez..!!!!,ku eshte llalla,ku eshte ahmetaj,ku eshte kumbaro,sa pasuri kane mare me vete,ku jane femijet e politikaneve,si jetojne neper malvive,ku eshte djali neritan cekes qe qante se i shkulen veshin,po femijet e monikes.Te gjithe keta bandite politikan neser do kene buste qe nga saliu qe lufton me lulin e deri te rama qe nuk di gje qe vjedhin ministrat e drejtora e mjeke e gjyqtare……

    Reply
  • Remo says:
    August 1, 2023 at 9:35 am

    Ermal Dredha e nisi me dredhi, si palaco, duhet te jesh i tille qe te ndjekesh ritmin e corapekuqit te Surrelit, narcistit qe s’ndalet ne poshtersite e tij.. Vlonjatet e mi, harojne shpejt, s’kane se si te mbajne mend reprezaljet e Zogoll anadollakut te Matit kur e riktheu ne pushtet Pasici, kane haruar 97-en e Salehut qe perveloi Vloren, e fresket kjo. Prandaj, krahe Zogollit, te ruajne nje vend qe te vendosin edhe koken e Salehut, kur t’i kete ardhur ngordhja, madje, te largojne prej andej edhe te tjeret, te bejne vend per kokeducen e Skraparit dhe sigurisht, afer Zogjit, te kete vend edhe vete nipi i jashteligjshem i tij, Edvini!

    Reply
  • Jean Pierre Piret alias F. H. says:
    August 1, 2023 at 10:09 am

    Kanga Esat Pasha me Gune Labé.
    Esat Pasha n’Italie shkue,
    Nji koktej per ta funde shtrue,
    Xhino Berry i asht afrue,
    Me takt Pashen ka informue
    Troket goten me ta tui qesh.
    I thote kujdes Pjeshken me Lesh,
    Nji s’y i holle e ka diktue,
    N’Stan te vjeter po don me u cue,
    Kthesen ne Shkoder me e permbys,
    Oren e shansit me i ndal Shqipnis.
    Asht i pa aft, a asht lenue,
    Kete s’mundem me kuptue,
    Para se veten vra ta ket,
    T’shpetojme Shqipnin, ai t’hupet vet.
    ///////
    Esat Pashs cerja i ka ndrrue,
    Damart n’balle i jane thuprue,
    Ka dal jasht, ka marre vaporr,
    JO per D’urres po per ne Vlore.
    I thote shoqnuesi je ngatrrue,
    Na duhet n’Durrs n’shpi me shkue:
    M’fal shoqnuesi – i ka thane,
    Dil e merr vaporrin matan,
    Se due veten me prouve,
    A mund t’leviz i pa shoqnue.
    //////
    Nate funde Gushti e pa hane,
    Gusht e Gune kot si kane thane!
    Kush ec vetem asaj kasabe(Vlore)
    Esat Pasha me gune labe.
    N’dere te Beut kur asht afrue,
    Dy rojet e kane ndalue:
    Ndal bari, hej, i kane thane,
    Ke ngatrrue rrugen per stan.
    Esat Pasha me shpirt ka qesh,
    Masque mire n’gunen me lesh.
    Nxjerr pak koken e ka njoftue:
    Due Pasha, Beun me takue
    Sapo zanin i kane ndigjue
    Te dy rojet jane shqetsue:
    – Ne kete ore st’lam mrene me hy,
    E bajme Vloren shkrumb e hi.
    Ateher Pasha i ka urdhnue:
    – Qe tani jeni t’pushue.
    Dy hère urdhnin Pashe mos me dhane,
    Se ngreme Vloren ne kambe.
    Vazhdon

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    August 1, 2023 at 10:26 am

    Turp per Vloren!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 1, 2023 at 10:33 am

    Ej mos u merzisni kaq shume, se po ta vini re me vemendje, skulptori ia ka bere hunden e shtrember i merr ana e hundes nga njera ane e faqes Zogut hahahahaha
    Ne maje te kulles te sahatit duhet te vendoset nje statuje e Avni Rustemit ne kembe, dhe nuk ka problem le te mbetet edhe Zogu ne njeren ane te kulles.

    Reply
  • ¿? says:
    August 1, 2023 at 12:35 pm

    E paska hap gazeta DITA nevojtoren per sot qe te dhjesin te gjithe patriotet e ndershem.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 1, 2023 at 12:50 pm

    ¿? – Habitem si nuk po reagon end Ethem Lalaj me kete skandal. Mos eshte ne gjumin e pasdrekes. Po sheh enderr sikur e kane arrestuar me grupin e pucisteve ne ushtri. Endrrat e dites nuk dalin.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 1, 2023 at 12:51 pm

    ¿? – Habitem si nuk po reagon ende Ethem Lalaj me kete skandal. Mos eshte ne gjumin e pasdrekes. Po sheh enderr sikur e kane arrestuar me grupin e pucisteve ne ushtri. Endrrat e dites nuk dalin.

    Reply
  • ¿? says:
    August 1, 2023 at 1:21 pm

    Jo, jo po nuk ka mbaruar akoma oren politike me ushtaret e regjimentit.

    Reply
  • chess player says:
    August 1, 2023 at 1:43 pm

    Eshte fatkeqesi kombetare
    qe rrjeshtat me poshte
    jane harruar nga shoqeria civile shqipfolese
    .
    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
    .
    Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:

    “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)

    Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
    Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta,
    “Ky babën gjaks,
    gjyshin katil,
    stërgjyshin mizuer…
    hasëm të kulturës…”;
    ata nuk përfaqësonin
    asnjë interes të popullit shqiptar,
    po një interes të ngushtë bejlerësh
    që donin me ruejtë ato previlegje
    që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik:
    Ahmet Zogu,
    nipi i Esat Pashë Toptanit,
    dhandrri i Shefqet Verlacit,
    kunati i Ceno bej Kryeziut,
    një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
    Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.

    Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:
    Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet
    atje të mos mbijë ma bar!
    .
    Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!

    Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
    Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.
    Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
    Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.
    PROCESI I VARJES TE DOM GAZULIT ME URDHER TE ZOGUT
    Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”

    ZOGU I FAL JETEN NJE TE VARURI NE LITAR
    Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, pasi u sigurua që prifti dha shpirt dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën…..Ky ishte Ahmut Zogu qe I ngriten shqyptaret e Nastradin turkoshakut I ngriten nje permendore qe duhet kthyer ne shurrtore

    turp per vloren !!

    Reply
  • Tradhetia nuk ka brire! says:
    August 1, 2023 at 3:34 pm

    Vlora t’a kete per turp ne se pranon shtatoren e TRADHETARIT TE KOMBIT, satrapit Zogolli prane Skrnderbrut dhe Ismail Qemalit!

    Reply
  • Jean Pierre Piret alias F. H. says:
    August 1, 2023 at 4:00 pm

    Nxjerr pake koken e ka njoftue,
    – Pasha, Beun due me takue,
    Thirrni Beun deren me hap,
    Jeni roje, s’ju jap xhevap.
    Sapo zanin ja kane ngjue….
    Te dy rojet jane shqetsue,
    S’lejojme naten brenda me hy,
    E bajme Vloren shkrumb e hi.
    Ateher Pasha i ka urdhnue,
    Qe tani jeni t’pushue.
    – Dy hère urdhnin Pashe mos me dhane,
    Se e ngreme Vloren ne kambe.
    Ngrehun rojet n’ate ciflig,
    Ishin trupa qe s’hanin pyke.
    Ka thierre Pasha – O Karaman,
    Zgjoje Beun e me i thane,
    T’kerkon Pasha me te takue,
    Tek per tek done me bisedue.
    Roja i brendshem za ulte ka thane,
    Direkt Pashe percjelle urdhnin tand.
    Rojet e jashtme hutue kane mbete,
    Sdinin gja per rojen sekrete,
    Nje vit aty qe qene punsue,
    Karaman kurre kishin ndigjue,
    S’kishin ndigjue, as kishin pa,
    Si pule ne uje puplat kane ra.
    //////
    Del vet Beau, deren e hap,
    Bujrum Pashe brenda n’konak,
    Karamanit i sugjerone,
    Me prite jasht gjer kur t’mbaron
    ///////
    Bej e Pashe n’bente jane ngrane,
    Cila rruge Shqipnin e bane.
    Me qe e drejta mbart defekte,
    Vec dy rruge duken préfèkte.
    Njera t’kthejme prap me Turqi
    Tjetra ne Europe me hy,
    Pastaj tuj pa e tuj peshue,
    Nga peshorja ka me anue.
    //////
    Pasha mendimin formulon,
    Beut perpiqet t’ja dikton:
    Turqia shkone tu ju mbyte,
    Duhet shekull me u kthye ne drite,
    Ai qe mbytet gjat s’mendon,
    Mbyte kedo qe e shoqnon,
    Keshtu do t’hupet emni Shqipnin,
    Na do t’knohemi turqeli.
    //////
    Beu priten ja ka zane,
    Mue turqit rruge me dhane,
    Vec pak kohen me vonue,
    Gjer sa t’kthejme me ju ndihmue,
    Ata ngrihen permbi Vatan,
    E ndajne ne kaurr e mysliman,
    Mos luje Pashe me ndjenjat Shqipnin,
    Se do hupemi pa Turqi.
    ///////
    Kur ka nise perjasht me dale,
    Ktheher Pasha e i thote do fjale,
    Kur t’vije ora me t’provue
    Mos gabosh n’TurqI me shkue,
    Merre anijen, ndrroi drejtim,
    Shko jeto ne Perendim.
    Se perndryshe do biesh ne lak,
    Do perfundosh Cjap ne Hage.
    //////
    Xhaluz Plaku u kthye idhnak,
    Permend arme e jo dajak.
    Sherr shejtanin Pashe mos luje,
    Per ne Europa asht e huje,
    Mos nxite shpresa per Europe
    Se prépara ke nji groupe,
    Baj kujdes n’ta mos me ra,
    Se Jugart ty kane me te vra.
    //////
    N’vjeshte Kuvendi ka fille,
    Vazhdon

    Reply
  • demo says:
    August 1, 2023 at 8:19 pm

    Avni Rustemin e vrau Zogu,aq sa vrau Fatos Nano Azem hajdarin.
    Vrasesi ishte nje sherbetor i Osman Balit,qe ky i fali Mullirin e Esad pashes.
    me vjen keq per enverin qe po qan me lote krokodili Priftat Katolike!Ka mbetur ndonje gjalle ta ngushelloje te ziun?

    Reply
  • chess player says:
    August 1, 2023 at 9:56 pm

    Nese ka “armik’ me te madh te Zogollit ajo eshte Kushtetuta e Mretnise ku thuhet tekstualisht****Dezertimi ne lufte quhet tradheti dhe denohet me vdekje..****
    .
    Kam mendimin se glorifikimi tej mases I Zogollit eshte ne nje fare menyre per eklipsimin e Enver Hoxhes qe ne fakt ka efekt “boomerang”
    .
    Le te marrim rastin e prostitutes moldave Tania Visarova

    qe ktheu ne nje fare menyre pallatin mretnor ne Bordello eshe pse kishte 6 motra brenda..Imagjinoni sikur Enveri te kishte ndonje dashnore dhe ta fuste ne ambjentet e tij cfare rromane do benin Demot & Fejzite apo Kalocet e Lacit.

    .Imoralitetin me zogun e kurves pare e dha malokari Berishe qe ne 1993 I vuri kallashin zogistave (skandali ne Hotel Dajti) kurse ne 2012 I ngriti nje derr lapidary.
    Besoj qe kjo e Vlores eshte mikroskopike ne krahesim me Bordellovardin Zogu I kurves Pare apo monumentin me shpate te hallatet..

    Por ajo qe eshte e sigurte eshte se keto Autogola me Zogun e Burgajetit apo Korbin e Viqidolit
    cojne uje ne mullirin me Enverin se cfare ka ndodhur me agersionin Rus
    apo me perdhosjen e Kosoves nga ata qe e cliruan nuk ka nevoje per koment.te metejshem
    .
    Glorifikimi I satrapit Zog dhe tallja e Biden&Blinkeneve me Non grata sallaten e Sali Monstres automatikisht e bejne Enver Hoxhen Profet..keqardhje..

    Reply
  • ¿? says:
    August 1, 2023 at 11:15 pm

    E mer ti lojtari i shahut, ngordhe per ta bere Enverin profet edhe pse ia fut pordhes. Enverin do ta bente profet vepra e tij dhe as hajdutlliqet e Zogollit, as hajvanlliqet e Vicidollit. A e kupton ti qe ti krahasosh keta te tre eshte si te mundohesh te gjesh cili eshte muti me i mire, ai i Laprakes, I Kombinatit apo i Kinostudios, prandaj mos ha kot gjelle te prishur se qe te tre jane muter, qe te tre ne nje menyre a ne nje tjeter i kane borxhe te medha ktij populli, prandaj mjaft na cave derrasa duke na i vene mutrat ne vrapim olimpik per te na treguar se cili vrapon me shpejt.

    Reply
  • eufrozina nura says:
    August 1, 2023 at 11:16 pm

    https://www.youtube.com/watch?v=2yxw8lxzmik

    Reply
  • chess player says:
    August 2, 2023 at 2:16 am

    zoti ¿?

    Ne nje fare menyre ke te drejte por nese vazhdojme llogjiken tuaj I bie q
    e dhe ‘METI’ ,”VERI”apo “SALIHI” & “WINI “
    duke qene se kane qene product I influences se fuqive te medha,
    duhet te themi dhe superfuqi muti apo me tej Planet Muti..
    .
    Por ne Shqiperi eren e fekaleve te ish udheheqesve e ndjejme disa fish me shume me vendet e tjera se te vjetrit thone ‘Me mire mut se I vogel”
    .
    Nje keshille:

    Duke qene se dukesh qe ke lexuar shume libra mundohu te heqesh nga fjalori fjalen mut se te ngeli ne goje..
    .Dhe kini parasysh se dy malokaret ai I Burgajetit dh I Viqidolit..njeri gjysem dhender I Amerikes dhe tjetri I vene nga Amerika kur ishin ne muajt e mjaltit me Jugoserbet ndersa ai “VERI” ishte kundershtar me Usa-n pra ketu kemi konflikt interesi..
    Personalisht mendoj se nuk e rrezuam (menjanuam) Enverin ne vitet 91-92 per te bere Hero Horrin e Burgajetit apo sot qe tallin YuriQimet e Bidenit me Monstren e Viqidolit apo Perversin Rama qe do te kete nje fund tragjik dhe poshterues..per perversitet historike dhe zhdukjen “de facto” t e te majtes shqiptare
    .
    Nje te forte te fundit;
    E pate Ramen ne fotografi me gocen e Trampit te “shtepia gjetheve”
    kur kjo shtepi eshte mikroskopike ne lidhje
    me ‘PYJET E AMZONES” te Cia-s…

    A e ndegjuat se njesi te specializuara te Spakut te Leshit te Yuri Kimes
    kishte pergjuar mijra e mijra biseda telefonike
    dhe jane bere si leter higjenike te Shtrigut Viqidolit
    te cilin nuk po e marrim vesh
    se po perdhos Ameriken e Bidenit
    apo vazhdon loja e cekut bardhe
    duke vazhduar Nekrofiline me fuckomunizmin e vdekur ??
    .

    Reply
  • Jean Pierre Piret alias F. H. says:
    August 2, 2023 at 10:01 am

    N’vjeshte Kuvendi ka fillue,
    Bej e Pashe keq jane ngatrrue,
    Kurre te zihen si kishin pa,
    E per pak desh jane perla.
    Ngrihet Beu me pertim,
    I thote – Pashe, ti ke terbim,
    Pasi n’Shkoder cité dovletin,
    Tash kerkon t’marrish dhe shtetin,
    Lshove Shkodren e lae Notre,
    S’di per shkak n’ankand e nxore,
    Me Turq serbeve ju banim balle,
    Tash Evropa n’a sjelle verdall.
    ///////
    Ngrihet Pasha me e kthjellue:
    – Per cfare balli, Ismail thue
    Na rrethue ne kater âne,
    E n’favorr asnji rrethane;
    U njofte Shkodra, nji prove NDERI,
    Me u nda shapi prej sheqeri,
    Kanej Europa turqit me tradhtue,
    Ose robe me ja dorzue,
    Une se deshta ate lavdi,
    Turqve trima n’hak s’ju kam hy.
    Pak bashke lufta t’qe vazhdue,
    Turq e n’a per lesh qem shkue,
    E per Shkodren, lesh mos tjerr,
    Shtate muaj lufte s’erdhe njihere,
    E per Shkodren kot mos gri,
    Ajo rrone pa mu e Ty.
    Per Shkodren Evropa c’ka tha,
    Bythet ne dore serbeve ju dha.
    Leviz Pasha si strateg:
    – Ismail Bej ik, liro shteg,
    Perndryshe kam me u largué,
    Qeveri n’Durres me krijue,
    Plak n’Turqi, ma kujt si vyen
    T’dek e t’gjalle, ti po n’a fyen.
    Tek dera Pasha afrue,
    Prêt Kuvendin me reague,
    Prêt Kuvendin c’ka ka me ba,
    Asht solide a ka me u nda.
    ///////
    Te gjithe syte i Kane drejtuar,
    Dom Nikollen tui shikue,
    Biri i Lures u ndje rande,
    Rrine…..mendohet, pastaj ka thane.
    Vazhdon

    Reply
  • demo says:
    August 2, 2023 at 11:30 am

    Familjaret e enver hoxhes duhet te ndjehen te respektuar qe djali i Kristaqit te tyre,,u kujtua edhe per Ahmet Zogun,mbretin e enverit,Bamiresin,Zotin e tij,qe e beri Konsull ne Belgjike.
    Ashtu si eshte mirenjohes Hasan Luci per enver hoxhen,qe e beri Dhiplomat ne Paris.
    Hasan Luci mburret se nuk ka qene vetem dhiplomat i Enverit,por edhe Agjent i Kunderzbulimit ne Perendimin Imperialist.
    Po enver hoxha cfare ka qene ne Bruksel?
    Nuk eshte marre hic me keto punet e spihunllikut kunder armiqve te Mbretit ?Vetem me Harixhijte e Romet e Brukselit dhe portret e Marxit brenda ne dollapet e harixhijve qenka marre enver hoxha?
    Respektojeni dhe mbretin e enverit,qe fashistet italiane e hoqen me urrejtje,se mbreti Zog ishte antifashist,,kurse enverin e kishin xhan italianet se i furnizonte me duhan dhe pije kontrabande

    Reply
  • ¿? says:
    August 2, 2023 at 2:48 pm

    O Lojtari i Shahut, thuaj cfare te duash, eshte e drejta jote, po deshe jep edhe keshilla, po me lejo edhe mua te mos i degjoj keshillat e tua se nuk e hyne ne pune per gje.

    Reply
  • sopiqoti says:
    August 2, 2023 at 3:14 pm

    TURP njeqind here TURP dhe poshtersi per ata qer e menduan dhe ebene KETE PROCKE. Po Presidenti ne Kryeministrin PO FLENE ? tani qe po kryhet dhe eshte khyer nje VEPRIM POSHTERUES NDAJ POPULLIT DHE ATDHEUT ?

    Reply
  • Arben.T says:
    August 3, 2023 at 12:54 am

    Pas ardhesit e mbretit Zog ka kohe qe jane pranuar te kthehen ne Shqiperi. Ne kemi nje bulevard te madh ne qender te Tiranes qe mban emerin e Zogut. Pse nuk mund te vendosej portreti i tij, atje ku kishte qene dhe qe u hoq nga italianet? Pse disa jane dakord me vendimin e fashisteve Italiane para 80 viteve per heqjen portretit te gdhendur te Zogut?

    Reply
  • demo says:
    August 3, 2023 at 1:27 am

    Duke vene portretin e Zogut,atu ku e shkulen fashistet,Rama tregon qe eshte Antifashist.

    Reply
  • chess player says:
    August 3, 2023 at 3:40 am

    Kam pershtypjen se keto karagjozlleqe me karagjozin Zog me PISLLEQET E EDI RAMUTIT NGA MBRAPA SKENE jane vazhdim I Glorifikimit te Zogut Kurves Pare per te eklipsuar periudhen e Socializmit dhe Enver Hoxhes ( ky I fundit nuk me intereson ne plus minuset e veta.)
    .

    CIA+TITORANKOVIQ+ZOGU NE AGERSIONIN PARAMILITAR 1949-1955 KUNDER R.P.SH
    (.ZOGU SI KUMBAR I SERBEVE KAMUNISTE
    DHE SI 1/2 DHENDER I MAKARTISTEVE AMERIKANE)

    Eshte fakt i pamohushem qe vetem qorrat nuk e shikojne
    qe Zogu ne nje fare menyre ka qene nje aleat i amerikaneve
    te cilet bashke me Tito-Rankovicin donin te rrezonin shtetin shqiptar

    ..Dhe ajo qe nuk u arrit ne 1950-1955…u arrit ne 1991-1992-2023…

    pra sic erdhi zogu ne 1924 me ruset e BARDHE nepermjet Beogradit

    ashtu e prune serbiberishen po nga beogradi me lobin serb te shtepise bardhe..
    .
    E keqja eshte se nuk ka shqipfoles te artikuloje keto fakte…se figura e zogut u lartesua ne hije edhe nga amerikanet qe e kishin gjysem dhender dhe aleat te tyre….
    .
    Jam nga ata shqiptare qe jam ngritur fuqishem per ndryshimin me cdo kusht dhe cdo cmim t sistemit ne 1990-1991
    por kurre nuk me shkonte mendja qe te hidhnim Enverin dhe ti ngrinim lapidarin jo vetem tradhetarit Zog
    por dhe koqe gomari me emrin Azem Hajdari
    .
    .Pse Zogu ishte aleat me Amerikanet dhe pse e respektojne akoma miqte tane kete tradhetar dhe kurvar ??
    .
    Dokumentet sekrete të CIA: ZOGU-CIA -TITO
    Dokumente në arkivat e deklasifikuara amerikane, sjellin informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me top komunistin jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it.
    .
    Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme AMERIKANE që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, keto dokumente hedhin dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për negociatat e ish- Mbretit shqiptar me Komunistin Tito të Jugosllavisë, ect ect….
    .
    Epilog: Nese vazhdohet akoma me Glorifikimin e Satrapit Zog….me tolerimin qe po I bejne miqte Usaliut monster te tyre dhe me keto Pislleqet e Cunit Kiqos & Barba Spiros ju siguroj se ne nje referendum popullor per figuren e Enver Hoxhes ne ditet e sotme do te dale mbi 70%..provojeni ..
    .

    Reply
  • mali says:
    August 3, 2023 at 11:39 am

    Zogu e shpalli veten mbret iShqiperise-Kosoves-Camerise.Cila parti politike e ka kete platforme te bashkimit kombetar?

    Reply
  • Luan Rukaj says:
    August 3, 2023 at 2:13 pm

    TRADHËTIA E RADHËS E TRADHËTARIT EDI RAMA .E kanë marrë vesh edhe të vdekurit që edi rama është krahu i djathtë i sali berishës ortak antishqiptar me mision antishqiptar .Është marrëzia më e madhe nëse dikush mendon se kryetarët e PD dhe PS dhe LSi të vjetër e të rinjë për 33 vjet punojnë për interesat e Shqipërisë.Faktet e shumta kanë vërtetuar se krerët e politikës si gjithmonë në marrëveshje me njëri tjetrin kanë tradhëtuar mijra herë interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë kanë kryer mijra herë veprimtari antikombëtare.Në çdo shtet të botës krerët e politikës ishin dënuar pas hekurave mijra herë me burgim të përjetshëm. Nuk mund të vazhdohet më kështu duke poshtëruar heronjtë dhe duke lartësuar tradhëtarët.Intelektualët e Tiranës që janë me shumicë të organizojnë protestë masive me të gjitha levat e shoqëritë e organizatat e forumet me studenta ,me veteranë ,me fermerë, me shoqëri civile,minatorë e naftëtarë e të papunë të gjithë si një trup i vetëm kundër kryeministrit tradhëtar edi rama . Organizimi duhet të bëhet në mënyrë të ketë sa më tepër pjesmarje të paraqitet kërkesa me shkrim me disa pika …….Plani A ,të zbatohen pikat e prootestueve duke mbajtur dhe parulla antiqeveritare .Plani B në rast se nuk plotësohen kërkesat bllokim rrugës nacionale . Plani C ,mosbindje civile nuk të njohim për kryeministër por në bazë të fakteve EDI RAMA ËSHTË AHMET ZOGU NUMUR DY ËSHTË TRADHËTAR I KOMBIT SHQIPTAR.

    Reply
  • Et'hem Lalaj I says:
    August 3, 2023 at 6:26 pm

    Ahmet Zogu, mbrojtes dhe zbatues i vendimeve te kongresit te Lushnjes. Elementet e shtetit u formuan dhe u forcuan nen pushtetin e tij sidomos pas 1924 e deri ne pushtimin e 1939. Ushtaraket, oficeret, xhandarmeria, gjyqtaret avokatet, ekonomia, bankat, portet aeroportet, kufinjte shteteror, tregtia, ligjet, kushtetuta, kadastrat, qytetet, kryeqyteti, bulevardi, ministrite, bashkite, rruget, urat etj etj i dhane forme shtetit vetem per nje periudhe 16 vjecare. Por lufta e dyte boterore, pushtimi fashist dhe komunistizimi ishin goditje te renda per vendin.

    Reply
  • ¿? says:
    August 4, 2023 at 6:43 am

    O Lojtar i shahut o Enverist i fshehur, nqs ke bindjen qe 70% e shqipareve duan Enverin, o burra formoje Partine, veru ne krye te saj, nderro emrin vere Enver Kari dhe merr pushtetin me zgjedhje. Nuk te pengon njeri. Llafazan koti.

    Reply
  • Erdogan says:
    August 4, 2023 at 7:02 am

    Clidhje ka Deputeti Osman Ismail bej Vlora me ish Kaurrin e Derrit Jeorgios Kastriotis o Qelbesira?
    Flamuri Greke i Perandorise Bizantine i Kastrioteve nuk eshte i Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj.
    Njeriu qe ndryshon Kombesine dhe Identitetin eshte Tradhetare.
    Ironia eshte se Arnautet e Ataturkut te vetequajture Skiptare kujtojne se jane “vellezer” me Heronjte e Revolucionit Greke Arvanitas qe luftuan per tu cliruar nga barbaret turq dhe ketyre Qelbesirave.
    Nuk ndertohet Kombi me nje pushtim si ai Osmane vellezer.
    Kryeqyteti i Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia,Magna Grecia etj ishte Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Perse o Qelbesira na poshteroni Politizmoin (Culture “shqip”) tone te Lashte ne Emer gjoja se jini “Myslimane apo Katolike” Skiptare?
    Ne nje kohe qe vete e pranoni qe Prijesi i Epirit ishte Epirote d.m.h Greke nga Emathia (sot Lezhe e ndryshuar nga ArnautetSkiptare).
    You do njihni Vorio Epirin e Pirros dhe Megas Aleksandros o Qelbesira?
    Motres se Tij Thesalo-Nikas (Fitore e Thesalise) i thoni Selanik!
    Perse o te degjeneruar (perke degeneration) luftoni per interesat e Turqise dhe Italise?

    Reply
  • Xhimi says:
    August 4, 2023 at 4:53 pm

    Ethem Lalajt :
    Ku e ka mesuar fjalen „pjelltore e grave“? Nga Nena e tij? Nuk besoj, se do fyente dhe veten e saj si edhe qindra e mijra nena qe kane lindur femijet atje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Tepelen on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Gjirokastra on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Spinoza on DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  5. X on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?