Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:20, një kamion me pompë betoni është përplasur me një automjet në rrethrrotullimin e TEG-ut.
Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe ka rënë nga pjesa e sipërme e rrethrrotullimit në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Nga aksidenti, njëri prej personave që udhëtonte në kamion ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion nuk janë identifikuar ende, ndërsa po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë apo pasagjeri, pasi njëri prej tyre ndodhet i shtruar në spital.
Këta dy persona që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë.
I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, i cili është transportuar në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që sollën këtë aksident tragjik.



Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
n.s. / dita
