Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
Kronike

“Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

Published: July 22, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Një nga dosjet më të bujshme të kohëve të fundit, të goditur pjesërisht nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë një ndërthurje mes trafikut ndërkombëtar të drogës, transaksioneve në shitje-blerjen e pronave në Zvërnec si dhe pastrimi i parave, ku të përfshirë janë disa nga emrat që janë lakuar prej dekadash në Shqipëri, me në krye Artur Shehun. Ky grup kriminal ka arritur të qarkullojë në sistemet bankare dhe noteriale qindra miliona euro, fillimisht para nga droga, më pas nga pronat dhe më vonë blerje të trojeve dhe apartamenteve në resortet më luksoze në Shqipëri, kryesisht nga Palasa deri në Himarë.

Në këto radhë do të ndalemi te një nga emrat që ndodhen në dosjen e SPAK-ut, një individ që konsiderohet si “pastruesi”, i cili me manovra financiare arrin që të fusë në lojë një “mal” me euro, duke i kamufluar si investime personale apo investime për biznes, kur në fakt të gjitha janë para të ardhura nga bota e krimit. Bëhet fjalë për Edmond Jaupin, një 51 vjeçar, me origjinë nga Tepelena, i cili aktualisht po hetohet me masë shtrënguese sigurie, masë e cila nuk është zbatuar, për shkak se në momentin e vendimit të gjykatës ndodhej në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, një “strehë” e sigurt për dhjetëra persona të akuzuar në Shqipëri.

“Pastruesi” në dosjen ARUBA – Roli i tepelenasit Edmond

Faksimile: Dosja e SPAK-ut për grupin Aruba, ku Edmond Jaupi është i 11-ti në renditje

Vox News shkruan se ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për këtë grup kriminal, ku detajohen të dhëna ndaj Edmond Jaupit, i cili akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale.

- Publicitet -

“Persont nën hetim Adrian Rama e Elton Memeti bashkëpunojnë me personin nën hetim Edmond Jaupaj në investimet që kryejnë si dhe ky i fundit është përfshirë në veprime duke fshehur pronësinë e vërtetë të një mjeti lundrues ‘gomone’, e cila i përket personin nën hetim Adrian Rama” thuhet në këtë akt – akuzë.

“Pastruesi” në dosjen ARUBA – Roli i tepelenasit Edmond

“Pastruesi” në dosjen ARUBA – Roli i tepelenasit Edmond

Faksimile: Dosja e SPAK-ut që hedh dritë se Edmond Jaupi i pastronte paratë në disa firma

Prokuroria ka dokumentuar të gjithë veprimtarinë e këtij grupi, qoftë nga ana shkresore, ashtu dhe nga përgjimet dhe bisedat që këta anëtarë kanë folur me njëri tjetrin. “Veprimet e kryera nga personat nën ehtim Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama e Edmond Jaupi për pastrimin e të ardhurave të rredhura nga aktiviteti kriminal në formën e investimeve nëpërmjet faturimeve ndërmjet shoqërive ‘Kryon.83’ me ‘ICLIMA ALBANIA’ e shoqëria ‘ecs ECO Climate Solution’, duke i investuar ato në berje të pasurive të paluajtshme apo në kryerjen e veprimeve për dshehjen e pasrisë së luajtshme” vijon prokuroria.

“Pastruesi” në dosjen ARUBA – Roli i tepelenasit Edmond

Faksimile: Dosja e SPAK-ut ka faktuar se Jaupi ka biseduar për 2 vite për të fshehur dhe pastruar paratë

Roli i Edmond Jaupit ka qenë i përcaktuar në fillim, duke qenë se ai ka disa firma në pronësi dhe xhiron dhjetëra miliona euro, duhet të fusë në qarkullim prona dhe para’ të këtij grupi kriminal. “Gjatë periudhës prill 2023 – mars 2025 nga përgjimet e komunikimeve telefonike të kryera në kuadër të procedimit penal, janë evidentuar disa biseda me interes mes shtetasve nën hetim Adrian Rama dhe Edmond Jaupi. Përmbajtja e këtyre komunikimeve ka nxjerrë të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshime të arsyeshme se këta shtetas, sëbashku me persona të tjera kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për fshehjen e origjinës së një prone të luajtshme konkretisht një mjeti lundrues të tipit gomone” thuhet në dosje.

Sipas tyre, grupi merrej me pastrim parash pasi arrinte të transferonte, konvertonte apotë fshihte burimin e vërtetë të pasurisë së përfituar në mënrë të paligjshme. “Në datën 24 prill 2023, në orën 17.50 Adrian Rama komunikon me Edmond Jaupin lidhur me një mjet lundrues tip ‘gomone’. Nga analiza e bisedës evidentohet me interes fakti se lidhur me këtë mjet lundrii, i është lënë në përdorim personit nën hetm Adrian Rama” thuhet në dosje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    July 22, 2026 at 1:23 pm

    MEGJITHATË,SPAK ËSHTË SHUMË..SHUMË VON:
    1.DROGA U MBOLL QË NË 1992 NË ZONËN E BERATIT DHE U LIGJËRUA VETËM NË LAZARAT NGA SALIDROGA/SËRBI PËR TË FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT..KU DROGAXHIJT U BËN PALË ME PD,GJYKATËS,PREKUROR..KU 90 % E TYRE I KAPI VETINGU PËR KORRUPSION MADHOR.
    …SI U NDËRTUAN MBI 1000.000 VILA NË 28 MIJ KM/2.!
    -PASI IKU NGA PUSHTETI AKUZOI QEVERINË E PS,DUKE JU TURRUR S.TAHIRIT PSE SHKULI DROGËN E TIJ QË E VADISTE MB LULI BASHA..
    ..DHE RDI RAMA ZBATOI URDHËRIN E SALIUT PËR TË DËNUAR S.T DHE MË PASË SHKARKO MBI 6-7 MINISTRA TË BRËNDSHËM SE GABONTE POLICI.?..
    …NDAJ THON SE SALIU E RAMA VEPROJNË BASHKË.!
    -DROGA MË PAS U MBOLL NË 70 % TË VËNDIT NGA BURGAXHIJT QË NXORI DREJTËSIA E KORRUPTUAR E SALIUT 92,TMERR ME VENDIME KRIMINALE PËR PRONAT !
    2.KËTA DROGAXHIJ QË PO DALIN JANË TË SALIUT,I CILI PËR TË HUMBUR GJURMËT AKUZON PS,E.RAMËN SE GJOJA KA LIDHJE ME ARUBËN.!
    3.PO TË KISHTE DROGAXHIJ NGA PS,SPAK(SALISKAP),DO TI KISHTE NXJERRË ME KOHË DHE PARABURGOSUR 100 %..SIÇ PO KËRKON PËR B.BALLUKUN PËR TENDERA,KUR $,€ I KAN MARRË OLIGARKËT E SB-BASHKIM ULEJ E KO..
    ..I CILI VJEDH RAMËN DITËN DHE NATËN SHKON RAPORTON TE BABI TROPOJAN-PËRBINDSHI PLANETAR.
    4.PO TË DONTE SPAK ARRESONTE TIKË LLALLËN,REZART TAÇIN(ME MILIARDA TON NAFTË),ARBEN AHMETAJ,VRASËSIN E REMZI HOXHËS (KUMBARO)NË ANGLI,ETJ.!
    5.SPAK I HAP DOSJET SIPAS SMS TË SHQUP,QYTETARIT DIXHITALB QË SHEF 24/24 ORË NGA VRIMA E ÇELSIT ÇDO KUNDËRSHTAR POLITIKË NË BOTË.!
    6.SPAK PËR 9 VITE DO TË KISHTE HETUAR GËRDECIN,21 JANARIN ME 32 TË VRAR NGA SALIU,MEDIU..SI DHE 60 PRONAT BERISHISTE TE KL.PARTIZANI,NAFTËN,FLORIRIN,LOBIMET..KRIME BOTRIRE PËR TË CILËN DASH E SHPALLI NON GRATA..POR SPAK I MERR URDHRAT NGA SALISËRBI ” BISTURIA 67.”..
    ..I CILI PDO DITË BOMBARDON ME ARMË ATOMIKE NGA SHQUP..DUKE I BËR KARSHILLËK 90 % TË POPULLIT,SHBA,BE..NDËRSA QEVERINË E PS SIÇ THOT AI E RRËZON PËR 7 MINUTA ME MILITSNTËT E BATHORES,F.KRUJËS,KAMZËS..QË I PRURI NGA MALET,PËR TI BËRË QYTETET HALE.!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • K R says:
      July 22, 2026 at 5:13 pm

      Doli ky debili
      Torollaku qe mbron hajdutat
      Sa gomar duhet te jesh te shkruash brockulla si t ketij mor aman

      Reply
      • Metlija says:
        July 22, 2026 at 10:19 pm

        Thone qe ka qene edhe nje mi haleje qe drejtonte administraten ne komisionin e vetingut Edmon po mbiemrin nuk e di per te bere listat e zeza te gjyqtarevece prokuroreve qe duhet tu pritej koka qe te mos luftoheshin kartelet.

        Reply
  • Besnik Tirana says:
    July 22, 2026 at 8:51 pm

    Ore po si shpjegohet që dosjet qe janë në hetim dalin ?! Aha po duhet të rritet pazari?!!!Vetëm në Shqipëri ndodh kjo.

    Reply
  • Erjon Braçe says:
    July 22, 2026 at 9:08 pm

    Nuk ka rendesi hetimi por kush ka qene ne Aruba. Nga burime te ndryshme thuhet se atje ka qene dhe nje zyrtar i larte i KPK qe benin Vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Zyrtar i larte i bie te jete sekretari i pergjithshem i KPK Edmond Vecani. Ky i fundit njihet jo si hajdut e sigurims, por si mafioz qe ben pazare nga me te pabesueshme per çfare te jete rasti. Nuk e di se cfare behet me tej dhe a jane ne detyra zyrtare keta persona qe permenden. Nje shtet serioz duhet ti kishte shkarkuar nga çdo funksion zyrtar keya po turperojne PS.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?