Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Selman Ruzhdie mund të humbasë njërin sy”, ky është 24-vjeçari që sulmoi me thikë shkrimtarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: “Selman Ruzhdie mund të humbasë njërin sy”, ky është 24-vjeçari që sulmoi me thikë shkrimtarin
BoteKryesore

FOTO: “Selman Ruzhdie mund të humbasë njërin sy”, ky është 24-vjeçari që sulmoi me thikë shkrimtarin

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

Policia e Nju Jorkut ka identifikuar autorin e sulmit vrasës ndaj shkrimtarit të njohur Salman Rushdie . Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Mattar, banues në New Jersey .

 

- Publicitet -

Sipas raportit të policisë, sulmuesi nxitoi në skenë ndërsa Rushdie po përgatitej të mbante një fjalim në një ngjarje të Fondacionit Chotokwa dhe goditi me thikë në qafë autorin 75-vjeçar, i cili u rrëzua në tokë.

Sulmuesi është imobilizuar nga kalimtarët e rastit, para se të arrestohej nga policia. Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa policia e Nju Jorkut tha se nuk ka pasur të dhëna për kërcënime të mundshme para ngjarjes konkrete.

Salman Rushdie u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni prej disa orësh. Ai mbetet i intubuar, rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy, ka pësuar dëmtime të rënda nervore në njërën dorë dhe mëlçi, tha agjenti i tij, Andrew Wiley.

“Lajmet nuk janë të mira. Salman ndoshta do të humbasë shikimin në njërin sy; nervat në dorën e tij janë prerë; dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar”, tha zoti Wiley në një deklaratë me shkrim të bërë prej tij.

Rita Lundman , një endokrinologe, e cila ishte në audiencë dhe nxitoi në vendngjarje menjëherë pasi shkrimtari u plagos, tha se kishte plagë të shumta me thikë, duke përfshirë një në anën e djathtë të qafës. “Trupi i tij në skenë ishte në një pellg gjaku, por ai ishte gjallë”.

Libri “Vargjet Satanike” i shkruar nga Salman Rushdie shkaktoi bujë në disa vende të botës myslimane në vitin 1988, pasi u cilësua se kishte përmbajtje “blasfemuese”. Disa muaj më vonë, lideri fetar suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini, nxorri një dekret fetar duke bërë thirrje për vrasjen e Rushdie.

Për disa vite shkrimtari ka qenë i fshehur, pasi kishte frikë për jetën e tij. Qeveria e Iranit njoftoi në vitin 1998 se nuk e mbështet më dekretin fetar (“fatfa”), por organizatat ekstremiste myslimane ofruan një shpërblim prej miliona dollarësh për këdo që vriste shkrimtarin me origjinë indiane.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arti says:
    August 14, 2022 at 7:06 am

    Qelbesirat islamute qe ndotin planetin Toke 🤷‍♂️😑

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?