Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Ky është i dënuari që i vranë të birin me snajper në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Ky është i dënuari që i vranë të birin me snajper në Vlorë
AktualitetKronike

FOTO: Ky është i dënuari që i vranë të birin me snajper në Vlorë

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilit mbrëmjen e 7 Janarit i ekzekutuan me snajper të birin 23 vjeç, Gëzim Sinemati, në ballkonin e banesës së tij në qytetin e Vlorës.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarve me bandën e Gaxhait në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës”, shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

- Publicitet -

I ati merr pjesë në varrim

Hakmarrja është pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati. I riu këtë të martë është përcjellë për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore të blinduar me forca të shumta policie pasi në të ka qenë prezent dhe babai i tij, Sokoli, i cili aktualisht vuan një dënim në burgun e Fushë Krujës.

Hetimet

Dy ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati në Vlorë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë kanë ngritur dyshimet se i riu i ekzekutuar me snajper mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, mund të jetë vrarë gabimisht.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që shënjestër e këtij atentati mafioz të ketë qenë xhaxhai i tij, Benard Sinomati. Ky i fundit ka qenë së bashku me viktimën në banesën ku u qëllua i riu, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, vend ku dhe jeton.

23-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të banesës në afërsi të vetratës prej xhami, të cilën e kishte ulur pak për të qarkulluar tymin e cigares që po konsumonte. Mungesa e ndriçimit në rrugë sipas hetuesve mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.

Dyshimi i krijuar nga policia dhe prokuroria vjen për shkak se xhaxhai i viktimës ka qenë shënjestër edhe e një sulmi me tritol në janar të 2021, ku po në lagjen Hajro Çakërri iu hodh në erë me eksploziv makina.

Zhdukja e çunave të Belgjikës

Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë, për një sasi të vjedhur të kokainës, ku rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

Gjatë viteve të fundit “banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë dhe numëron 6 anëtarë të zhdukur ose humbur mes viteve 2014-2016. Gjithashtu 4 pjesëtarë të kësaj bande janë vrarë në atentate të ndodhura në vitet 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e të dielës.

Ndërkohë sa i takon autorëve të kësaj vrasje që dyshohet se ishin të paktën 3 persona, hetuesit dyshojnë se ata kanë qenë vrasës me pagesë. Për të mos lënë asnjë gjurmë ata kanë përdorur një makinë me targa të dubluara të një automjeti në zonën e Kamzës, si dhe janë kujdesur të shuajnë çdo provë duke djegur makinën në një zonë pa kamera sigurie.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”
  • Nuk u luajt himni kombëtar shqiptar, Tirana zyrtare reagon për aktivitetin e Pustecit
  • “Mbrojti një vajzë që po ngacmohej nga Sokrat Vata”, mediat portugeze kanë një tjetër version për vrasjen e turistit në Ksamil

Komentet e Fundit

  1. Detari on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Xoni on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Mara emigrante ne Itali . on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  5. gazeta dita e permirsuar on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?