Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO LAJM: Heroi i lëvizjes që përmbysi komunizmin feston 80 vjetorin (ka 20 vjet që ka dalë nga politika)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO LAJM: Heroi i lëvizjes që përmbysi komunizmin feston 80 vjetorin (ka 20 vjet që ka dalë nga politika)
HistoriKryesore

FOTO LAJM: Heroi i lëvizjes që përmbysi komunizmin feston 80 vjetorin (ka 20 vjet që ka dalë nga politika)

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Lech Walessa për shumë polakë është heroi i lëvizjes punëtore që rrëzoi komunizmin në Poloni. Ai sot mbushi 80 vjeç. Në vend të tortës, qirinjtë i ndezi mbi mish të pjekur.

Valesa lindi ne Popova, Poloni, më 29 shtator 1943. Në vitin 1969 ai u martua me Danuta Golos me të cilën pati tetë fëmijë.

Është fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe u bë i njohur si udhëheqës i lëvizjes sindikaliste Solidarnost.

- Publicitet -

Pas rënies së komunizmit polak u zgjodh president për një mandat pesë vjeçar. Deri në vitin 1995, Polonia pësoi ndryshime radikale nga një vend komunist me një ekonomi të hapur kapitaliste.

Në 1995 i humbi zgjedhjet presidenciale. Në 1997 ndihmoi në krijimin e partisë Akcja Vyborcza Solidarosc që do të fitonte zgjedhjet parlamentare të radhës. Në 2000 kandidon sërish për president, por nuk fiton. Pas kësaj shpalli tërheqjen krejtësisht nga jeta politike e Polonisë për t’iu dedikuar mësimdhënies.

Dokumenta të publikuara vitet e fundit e errësuan figurën e tij tek shumë polakë. U zbulua se udhëheqësi i lëvizjes që përmbysi komunizmin ishte anëtar i ish-Sigurimit, policisë së fshehtë polake.

Në gjithsej 700 faqe historianët polakë Slavomir Çençkieviç dhe Pjotër Gontrazhik kanë përmbledhur aktet e policisë të fshehtë komuniste për punëtorin e dikurshëm të portit të Gdanskut Leh Valesa.

Sipas tyre, nën pseudonimin “Bolek”, ish-kreu i sindikatave Valesa, ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit polak.

Sidoqoftë, ka 23 vjet që është tërhequr nga politika dhe bën një jetë të thjeshtë.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • intelektuali says:
    September 29, 2023 at 4:39 pm

    Mirpo doli qe ishte spiun i Sigurimit polak, njashtu si Sali Varkari i Enverit qe zaberhanet komuniste duan t’ja ngjisin si “muti pas kepuce” te perndjekurve politike dhe mbi kete baze t’ja hedhin te gjitha te Ligat demokracise,

    por:

    Megjithare me mire nje spiun Sigurimi te penduar se Edi Rama qe nuk ha pyka demokracie dhe korrupton FBI me nje spiun te Sigurimit te Enverit

    Reply
  • sa per te...thene . says:
    September 29, 2023 at 4:55 pm

    ty intelektual, perpos idiotesive demokratike te “botes
    lire” amerikane (qe skllaverine e hoqi ne vitet 60-te te shek. shkuar),
    te ka mahnit filmi i orwell me “ferma e kafsheve” .
    dhe kocua jone (devole), e “Qau” sillon dhe vasillaq vangjeli enverin,
    por po te pyesesh “Popullin”, “demokracine” tende,
    duan t’a hedhin ne…Kosh te Plehrave….

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 29, 2023 at 5:29 pm

    Sa i ngjaka Demos ky Valesa ! Por Demo eshte me i qeshur se Les-i, dhe pa mustaqe.

    Reply
  • chess player says:
    September 29, 2023 at 6:14 pm

    Nese Les Valesa ka qene nje I vetem I INFILTRUAR nga organet I sherbimit secret polak ( qe I rane breket pasi I doli emri si Spiun Profesionist) ndryshe ne Shqiperi ka nje hordhi me spiune ku njeri nga keto eshte ky me poshte:
    Lexim te kendshem:

    Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste.
    *
    Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
    *
    Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht.

    Reply
  • demo says:
    September 29, 2023 at 7:00 pm

    Yll ka qene joteme,yll.E madhja i ka keputur koken!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 29, 2023 at 8:05 pm

    VO:
    -Mos u merrni me Polakun Spiunin Les Valesa,por me Spiunët Shqipëtar.
    -Spiuni Shqipëtar që i ka sjellë shumë dëme vëndit është SALI RAM BERISHA.
    • Sb është Spiun i SHIK që në vitin 1967 me PSEUDONIMIN PENICILINA.Sb u bë shumë personazh i rrezikshëm(I dyfisht) për vëndin pasi në 1968 u pranua si Antar i PPSH(8 NËNTOR)
    -Sb u bë Spiun i shumfisht në vitet 70-80 me pseudonimin “BISTURIA”.Kjo ishte arsyeja që NEXHMIE HOXHA nuk e pranoi si mjek të Enverit,por u bë mjek i S.Stefanit,H.Kapos,etj.
    -Ndaj Sb ndoqi H.Kapon në Francë kur ishte i sëmurë.Dhe në Tiranë,Francë e kudo mbante për dore ANDI BUSHATIN,b..lëpirsi Sb, Ku babi tij MEHDIU ishte Spiun dhe futbollist i Dinamos..!
    -Sb në 1991 e mbushi PD-në me SPIUN E KOMUNIST,Ku ku 484 prej tyre jan akoma ose larguar prej PD nga frika e Sb TMERR i kombit.
    -Nga 20.000 Spiun të E.Hoxhës..S.Berisha- Presudent.. disa spiun i dërgoi në Sërbi e Greqi..që në 1997 me porosi të Sb dogjën Shqipërinë,mbi 500 ekonomi mbi 350 mild.$.
    -Autoriteti dosjeve të nxjeri spiunët e deklaruar në Shqipëri me në krye LikeSpiunin e Çepanit..!
    -Spiunët e tjerë të ekspozuar më parë në Fb do i evidentojmë së shpejti..!FLM.

    Reply
  • 555 says:
    September 30, 2023 at 3:54 am

    Ja pra se komunizmin nuk e rrezuan ish burgaxhinjte por Ramiz Alia me sigurimin e shtetit,prandaj per 33 vjet jane ne fuqi kelyshet e bllokut te byrose politike qe e urrejne kaq shume AMERIKEN DHE POPULLIN SHQIPTAR!

    Reply
  • Shqiptari says:
    September 30, 2023 at 6:30 am

    Polonia beri dekomunistizimin real ne saje te kontributit te Les Valeses si President, por mbi te gjitha te ndergjegjesimit te qytetareve te saj nacionaliste.
    Ne Poloni u be me ligj qe cilido zyrtar i Regjimit komunist kur mbushte moshen per pension, do merrte pension te reduktuar. Dhe kjo me motivin absolutisht te drejte se i sherbeu Regjimit, jo Vendit.
    Dhe Polonia ashtu si dhe Hungaria, Cekia, Sllovakia e hodhi tej te shkuaren komuniste e sot sheh perpara, pa patur neper kembe Ferrat e Diktatures qe ne Shqiperi per fatin e keq i kemi edhe ne krye te Akademise Shkencave (!)

    Reply
  • altin says:
    September 30, 2023 at 6:34 am

    Nje artikull shume domethenes.Kjo tregon pse ne vendet ish komuniste, komunizmi vazhdon ende.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 30, 2023 at 7:09 am

    o demo, hidhju ca uje truve se te jane thare shume.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 3, 2023 at 6:32 pm

    Sidoqofte Lese Valesa ishte nje udhehqes i moderuar,Ne poloni nuk eshte rrenuar as nje peme e jo me si tek ne ku gjicfar u rrenua!
    E keqja me e madhe eshte se askush nuk mban pergjegjesi per kete rrenim !

    Reply
  • durrsaku says:
    October 3, 2023 at 7:33 pm

    me vjen keq chess player por Amiku e ka marre dosjen me vete e nuk e dorezon. ME SA E KAM NJOHUR UN KA QENE NJERI ZOTERI DHE S’KAM NDEGJUAR QE PASKA QENE SPIUN. Atje ku banonte ai spiunat njiheshin me gisht.

    Reply
  • J says:
    October 3, 2023 at 8:17 pm

    “Komunizmi”, “Kapitalizmi” dhe “Demokracia” jane kelyshe te se njejtes bushtër. Kjo bushter ka 2 mije vite qe i mbijeton gjykimit perfundimtar per shkatimin e të tëra luftrave.

    Reply
  • Sos says:
    October 3, 2023 at 10:06 pm

    RRINI MOR REHAT
    MOS E NDYNI GOJEN
    NUK PJERDH KUSH PER JU
    BOSII E BEN LOJEN

    KY VEND KA MBARUAR
    SE BEN DOT ASKUSH
    SHQIPTARI ESHTE KTHYER
    NE NJE LEPURUSH

    E SHITI VATANIN
    ME PJESE COPA COPA
    SNA DUHET LIRIA
    RROFTE EUROPA

    PS E PERDORI
    PER TE MARRE FRONIN
    SI MORI TEPSINE
    E KTHEU TIMONIN

    MJER KUSH I ZE VENDIN
    SE KUR TA SHIKOJ
    KU NA KATANDISI
    VETEN SDO TA DOJ

    ZOTI KURRE NUK HOQI
    DORE NGA ARBERIA
    NA DHA NJE ALBIN
    SHPETOJ DARDANIA

    TRIBUN O KOLLOS
    TRIM HERO I GJALLE
    SERBIT I QENDRON
    NE KEMBE BALL PE5 BALL

    TURP I MADH PER NE
    QE DUROJME TRUTHARET
    NUK NDIHMOJME KOSOVEN
    PO MERREMI ME ZAGARET

    Reply
  • Aldrin says:
    October 4, 2023 at 3:35 am

    O Dita,. po botoje ne Dite me Diell ate Sonila Qaton qe po na e therret SPAK per vjedhje fondesh.
    He mo, se u be Deti KOS dhe po marrin me anije keto ministreshat e Rames.
    Nuk u ngopen
    Me anijen energjitike, po ca
    Nxirriini Diten keto artikuj, pse naten, apo per te lare gojen?

    Reply
  • Sos says:
    October 4, 2023 at 4:11 am

    PSE SE LE DITEN TE QETE
    SKA CTE BEJ E GJORA
    DHE ME KAQ SA BEN
    PO I THAHET ZORRA

    DUH3T TE KESH BOLE
    TE SHKOSH KUNDER BEUT
    ESHTE STRUKUR MEDIA
    NEN SHPATE TE DAMOKLEUT

    Reply
  • durrsaku says:
    October 4, 2023 at 4:54 am

    Edhe aty ku behet fjale per masakren serbe nuk lejohen komentet sepse sipas Rames nuk duhet te diskutohet per Vuçiçin, vellain e Rames!

    Reply
  • 777 says:
    October 4, 2023 at 6:16 am

    Ha ha ha heroi qe permbysi komunizmin,paska qene spiun i sigurimit polak,pra njelloj si ne Shqiperi!

    Reply
  • Spak says:
    October 4, 2023 at 8:07 am

    Shqiptare me nivel shume te ulet kulturor dhe ineligjence akoma me te ulrt komentojne e prape komentojne me nje urrejtje prej Shqiptari! Gjithe Bota e di qe Shqiptaret nuk dine te bejne shtet! Po pse nuk merrrni keta kaomnetuesit e Gazetes Dita dhe i vini ne Qeveri ne Parlament etj! Keta i ditkan t’i bejne te gjitha!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Etja e papërmbajtur për dukjen
  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?