Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Me dy reaktorë bërthamorë, ankorohet në Kroaci aeroplanmbajtësja më moderne e Marinës amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Me dy reaktorë bërthamorë, ankorohet në Kroaci aeroplanmbajtësja më moderne e Marinës amerikane
AktualitetBote

FOTO: Me dy reaktorë bërthamorë, ankorohet në Kroaci aeroplanmbajtësja më moderne e Marinës amerikane

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më moderne e Marinës amerikane, Gerald R. Ford është duke e vizituar Kroacinë me një ekip prej 4600 marinarëve. Ajo është ankoruar përpara portit të Splitit dhe është anija e tretë e marinës amerikane që e ka vizituar Splitin në 18 muajt e fundit.

“Prezenca jonë këtu tregon vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të përparuar drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. E mirëpresim këtë mundësi që ekipet tona të shijojnë shtetin e bukur dhe ta përjetojnë kulturën kroate, por edhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, bazuar në vlerat e përbashkëta”, ka thënë admirali Erik J. Eslich, komandanti i grupit luftarak të aeroplanmbajtëses.

Gjenerata më e re e kësaj pajisjeje i ka dy reaktorë bërthamorë dhe katër boshte. Ajo është 332 metra e gjatë, 40 metra e gjerë, ndërsa pjesa e pistës është 78 metra e gjerë. Ajo mund të lundrojë 20 vjet pa karburant dhe ndërtimi i saj kushton 12.8 miliardë dollarë.

- Publicitet -

Ajo e ka marrë emrin sipas presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald R. Ford, i cili ka shërbyer në periudhën 1974-1977. Anija është nisur nga Norfollku i Shteteve të Bashkuara në maj, dhe fillimisht ka arritur në ujërat e Norvegjisë, për të arritur më vonë në Mesdhe.

Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë anija në ujërat e Kroacisë, por aty pritet të kryejnë vizita zyrtarë të ushtrisë kroate dhe zyrtarë tjerë civilë. Përveç anijeve amerikane, portet kroate janë vizituar së fundi edhe nga anije të shteteve tjera partnere të NAT0-s, përfshirë ato të Britanisë, Francës dhe Spanjës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?