Disa vetura luksoze me vlerë shumë të lartë kanë mbërritur prej disa muajsh me një fluturim Cargo nga Orlando, Florida (SHBA) në Aeroportin e Frankfurtit.
Transporti u organizua nga një kompani me pronësi shqiptare nga Orlando, e specializuar në eksportin ndërkombëtar të veturave luksoze.
Një burim lokal i tha gazetës DITA se veturat ndodhen nën kontrolle të thelluara doganore. Sipas autoriteteve, janë nisur verifikime të detajuara për shkak të disa paqartësive në dokumentacionin e importit.
Mes automjeteve ndodhen modele si Ferrari, Lamborghini dhe Rolls-Royce. Veturat aktualisht janë të parkuara në zonën e mbikqyrur të CargoCity Frankfurt.
Kompania shqiptare, sipas deklaratave të saj, po bashkëpunon ngushtë me autoritetet gjermane dhe thekson se të gjitha dokumentet janë përgatitur sipas standardeve ndërkombëtare.
Autoritetet theksojnë se kontrollet duhen bërë për automjete me vlerë të lartë.
Sipas informacioneve të fundit, kontrollet ndodhen tashmë në fazën përfundimtare, dhe një vendim përfundimtar do merret së shpejti.




Pamje nga mjetet e bllokuara

Dicka nuk shkon ne kete lajm. Kjo kpmpania e fameshme e makinave luksoze, importon makina luksoze Europiane nga Amerika? Po perse nuk i tregton direkt nga Europa pa tarifa dhe dogane e kosto transporti me Aeroplan? Apo humbi Europa per makina te tilla. Kesaj i thone te kapesh veshin e majte me doren e djathte. Kjo Kompani ose manaxhohet nga idiote, ose ben shplarje parsh me biznes import-exporti,, ose i mbush me kokaine ose ose eshte thjesht fake news. Zgjedhja dhe llogjika eshte juaja te cudite artikujt e Dites se shokut Thano. A dini sa kushton nje dergese makine me Aeroplan? Dyfishi i cmimit te makines. Zakonisht Makinat dergohen me anije kargo ne konteniere. Hajde merre vesh llogjiken ketu.
Eshte e logjikshme , Suksese Shqiptar ka gjet vetura me cmime te arsyshme sepse europa na mbyti me cmime te larta , bravo gezohem per Shqiptar Te till . Respekte nga NewYork
Eshte logjike , nje super Biznesmen shqiptar importon dhe e bllokon dhe Gjermanin hahah .Suksese shqipe e komentet negative jan per ata qe flasin , shih me sy e so per ty .
Emri???
Bravoo Shqipeeee 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Uroj suksese dhe pune te mbarë . Me vjen mirr qe nje shqiptar i kohes moderne e ka kuptuar qe Europa seshte asgje ma Vetem Amerika dhe Amerika Dhe Amerika .
Paj noshta jan mbush me diçka edhe tash gjermania shikon shum gjana po mbasi qenka shqiptar suksese por mos ta harroj popullin e vet .
Ja ku i cfarroset bejleret,pashallaret,qe i pinin gjakun popullit! Perpara klase punetore dhe fshatarsia punonjese.
As izraeli nuk e zbulon cfare fshihet ne ato makina
Heeee aty punoj dhe i kam pare kto makina ka ca muaj qe jan aty me pluher ne makina nuk ka asgje po me sa di jan qeshtje doganore te importit per ndryshe ka shum makina te bllokuara ne at vend dhe jan te gjitha te shtrenjta nuk kam qasje ta di arsyjen pse jan ndaluar gjate por tani para 3 javesh kam mesuar qe Pronari eshte kosovar. Gjermanet kan zili te madhe jan Racista te pabesë
Phoenix. Eshte shume okay ai person, e para cmimi ne Amerike eshte 30% me lire se ne Europe, e dyta, prodhimet e makinave per Amerike kane tjerer standart dhe jane me te sigurta se ato te Europes, dhe tjetra, ne Amerike ka Okazion ku mundesh ti maresh me nje cmim sa gjysma e vleres reale… psh sekuestro nga banka, apo nje gervishtje i bie vlera 50%…sidomos ne Florida jane shume lire se demtohen nga uji dhe nga bresheri. Me kryesorja per te gjithe lexuesit ky lajm eshte flluske sapuni sepse nuk ka shans te dalin makinat nga dogana ne Amerike pa kontroll te imtesishem.
nga hundet e nxorre njeriun e Ri,o Enver? hajdut,kontrabandist,kriminel,qe nuk e kap dot as GESTAPO GJERMANE!
ne flasim aq sa dime. pronari mund ti kete kape lire, gjendja teknike, mund ti marre per biznes etj etj.
Kjo eshte Pune gjermanesh . Nuk sakrificon njeri makina millionshe per droge.