Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Publikohen letrat se si 14-vjeçari në Serbi kishte skicuar vrasjen e shokëve të shkollës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Publikohen letrat se si 14-vjeçari në Serbi kishte skicuar vrasjen e shokëve të shkollës
AktualitetBote

FOTO: Publikohen letrat se si 14-vjeçari në Serbi kishte skicuar vrasjen e shokëve të shkollës

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Adoleshenti që vrau tetë shokë të shkollës dhe një roje sigurie në Serbi e planifikoi sulmin për javë të tëra dhe kishte një “listë vrasjesh”.

Mediat serbe kanë publikuar letrën që kishte mbajtur shënime 14- vjeçari, që niste që nga mënyra si do të hynte në shkollë, në cilat klasa do të shkonte së pari dhe se si do të kryente krimin makabër. Nga të vrarët, 7 nga viktimat ishin vajza në shkollë, por motivi i sulmit është ende i paqartë.

“Skica duket si diçka nga një video lojë ose film horror, që tregon se është e detajuar sipas klasës së shkollës. Ai ka planifikuar se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe me cilin numër, duke e shënuar gjithçka me numra”, tha drejtori i policisë në Serbi.

- Publicitet -

Referuar njoftimit zyrtar, ai kishte një arsye përse kishte zgjedhur që krimin ta bënte pikërisht atë ditë.

“Ai zgjodhi ta kryente krimin këtë ditë për arsye se klasa e historisë ishte afër hyrjes së shkollës dhe klasa e tij kishte orën e parë”, vazhdoi ai.

Sipas tij, djali ka marrë pistoletën e babait të tij nga banesa dhe koktej molotovi. Fillimisht ka qëlluar rojen e sigurisë, e më pas nxënësen aty pranë. Nga dera e klasës ka qëlluar mësuesen dhe më pas nxënësit. Pas masakrës, ai doli jashtë dhe qëlloi të tjerët, duke lënë 9 viktima dhe 6 të plagosur. Shumica e viktimave kanë lindur në vitin 2009 – që do të thotë se ata ishin ose 13 ose 14 vjeç.

Për këtë tragjedi, Serbia ka shpallur 3 ditë zie.  Autori do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Sipas ligjit aktual serb, ai nuk mund të mbahet penalisht përgjegjës pasi është nën 18 vjeç. Nisur nga kjo, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka propozuar që mosha e përgjegjësisë penale mund të ulet në 12.

Ai ka propozuar gjithashtu disa reforma të tjera, duke përfshirë një kontroll mbi licencat e armëve të zjarrit dhe një forcim të rregullave rreth asaj se kush mund të hyjë në poligonet e qitjes.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, e cila ka ligje shumë të rrepta për armët, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartat në Evropë.

Ballkani Perëndimor është i mbushur me armë ilegale pas luftërave dhe trazirave në vitet 1990.

Në vitin 2019, u vlerësua se ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz në Serbi – e treta më e larta në botë, pas SHBA-së dhe Malit të Zi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?