Nga Johana Lubonja
Një foto që po qarkullon online ka ndezur diskutime mbi një ndërhyrje të supozuar në mozaikun e famshëm të Muzeut Historik Kombëtar.
Vajza me pushkë, një nga figurat më të njohura të veprës, shfaqet me pamje të ndryshuar.
Përhapja e imazhit ka prodhuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Për disa, ndryshimi i pamjes mund të ketë sjellë konotacione të reja simbolike, përfshirë referenca ndaj estetikave të komunitetit LGBTQ. Të tjerë kërkojnë sqarime për çdo lloj ndërhyrje, nëse ajo ka ndodhur vërtet.
Megjithatë, DITA shkruan se është një instalacion i përkohshëm për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit, për gratë dhe vajzat. Instalacioni do të qëndrojë 12 ditë, si dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen sot me kancer gjiri.
Nuk ka lidhje LGBTQ. Është në fakt një thirrje për ndërgjegjësim dhe solidaritet.
View this post on Instagram
Kur historia dhe arti bashkëkohor vendosen pranë e pranë
A mundet trashëgimia të shndërrohet në infrastrukturë të vetëreflektimit? Artistja Blerta Kambo mendon që po. Në zemër të Tiranës, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar ajo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”.
Ideja e saj e ka ndërthurur trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor. Mozaiku ikonik i Muzeut Kombëtar është kthyer kështu në një mesazh solidariteti dhe shprese.
Por edhe reagimesh të shumta dhe keqkuptime rrjetesh sociale.
Mozaiku monumental “Shqipëria” ka një sipërfaqe 565 m². Ai është një krijim qe tejkalon epokat. Në qendër të mozaikut qëndron gruaja me xhubletë dhe me shqiponjën e Skënderbeut me pamje fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara.
Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë.
Për të gjitha gratë që përballen ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit, ky gjest artistik e shndërron heroinën mitike të mozaikut – në figurën e gruas reale bashkëkohore.
Megjithëse e sëmurë, duket po aq e ndjeshme, e fortë dhe në lëvizje përpara. Një vepër që flet për jetën dhe forcën e rilindjes e realizuar me të njëjtat tesera dhe mjeshtëri si restaurimi origjinal.
Megjithatë ndërhyrja është vendosur përkohësisht mbi mozaik, pa e dëmtuar atë. Ajo do të qëndrojë e dukshme në fasadën e muzeut për 12 ditë. Sipas statistikave të sotme, 1 në 12 gra po diagnostikohen me kancer gjiri.
“Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me YWCA Shqipëri.

©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

As kush dhe per ASNJE qellimi nuk mund te preke, te transformoje epo te tjetersoje veprat E artit. Pavarsisht nga qellimi. Une e interpreto ndryshe :-mallkim, ju fshifte kanceri ju qe luftuat per pavarsine e Shqiperise. Pra ajo nuk ka te beje fare me sensibilizimin kunder kancerit. Turp e faqe e zeze per ate qe e ka bere, e fshifte kanceri me soj e sorollop.
We te ngjitesh atje lart, me skele, punetore, te ngjyrosesh e c”ngjyrosesh pjese te mozaikut, kur ajo ka autoresi, grup autoresh me eksperience. Le qe eshte veper arti publike e si è tille ruhet me ligj. Do shkosh te marresh leje te besh keto gjera,me kosto dhe rrezikon te besh dem ne nje monument kombetar. Eshte nje video e fundit ku nje fuoristrada Chery tenton Te ngjitet shkallet tek Porta e Parajses ne Kine, si nje model R. Rover Sport para ca vitesh. U keput njera nga kavot mbajtese dhe u prish nje pjese e kangjellave anesore te kesaj vepre mijevjecare. Po keto jane industri me miliarda dhe paguajne. Jo keshtu,fut duart per sensibilizim kur ke tere sheshin ta mbushesh me stenda e te kushton me pak. Me duketsi nje frenezi egoiste, per te bere gjera qe s’i ka bere kush. Papergjegjesi e kujt jep leje te preken monumente kombetare.
e ka derdhur thelle gjizen turku ne albanmiston, fjala behet per femra qe vuajne nga nje semundje e rende dhe tjetri mbisiper ^ i mallkon me kancer etj tipike e jevgut turk.
Femres se Mozaikut te Muzeut Kombetar i duhej korigjuar pushka duke e kthyer artistikisht ne kalli gruri, sepse femra riprodhon jeten, nuk vret. Sa per gjinite, Zoti-Natyre ka bere vetem dy: Even dhe Adamin.
Dudumi , të ka ngelur ora në kohën e xhaxhit . Tani nuk ka nevojë për skela e hekura . Para muzeut , ndaloi një kamionçinë e vogël me një vinç , ku hypi një person i cili ngjiti një copë mbulesë të përgatitur më parë dhe ja ku u mbuluan flokët e gruas shqiptare të mozaikut . Operacioni zgjati 5-6 minuta . Po kaq do të duhen edhe për t’a hequr . Është një veprim nga OJQ-ja kundër kancerit të gjirit . Gjithçka , sigurisht me lejën e autoriteteve . Ku është e keqia këtu ? Pse bëheni specialistë përgjithëçka dhe kini gjithmonë maninë të shani e kritikoni edhe për gjëra që nuk kanë asgjë për të diskutuar ?
Cfare komentesh…. futja pordhes, me duket se jemi ne momentin me te ulet dhe me idiot te ndjeshmerise intelektuale… Dhe intelektualet e vertete mbyllin gojen nga nje lloj frike apo ndruajturie nga nje lincim ujqerish Te terbuar. Te gjithe i dime te gjitha, te gjithe duam te japim mendje edhe pse skuptojme asgje mbi ate qe flitet, rendersi ka te urrejme te shajme, te perbuzim…. asnjehere te mbyllim gojen dhe te reflektojme apo te perpiqemi te kuptojme edhe kur sjemi dakort me nje gje… Vertete qe politika nuk ndihmon shume por e kane merre ne dore haters te dale nga pylli. Habitesh pastaj me disa qe i mendon me nje fare intelekti.
Pavaresisht misionit sensibilizues per nje semundje te rrezikshme, sidomos tek femrat, po a do te jene ne gjendje njerezit ta lexojne mesazhin ne “modifikimin” e bere tek mozaiku ? Mbase dikush rastisi qe e pa se cfare po behej ne fasaden e mozaikut dhe nuk arriti ta kuptoj se c’po ndodhte, por ngriti shqetesimin per percudnimin e kesaj vepre te artit. Jam i sigurt se nese ky dikush qe e pa kete skene nuk do ta bente publik shqetesimin e tij, as’kush nuk do ta vinte re kete ndryshim ne mozaik.
@Dashi, pashe nje foto ne nje tjeter portal ku eshte vene skele per kete pune.
Ndërhyrja në një vepër monumentale kombëtare më duket një çmenduri! As për 12 sekonda dhe as për një sekondë nuk mund të preket një krijimtari simbol i kombit! Me këtë mendje prej idioti tani ne mund të ndërhyjmë edhe në bustin e Skënderbeut! Çmenduria, produkt i sëmundjes së idiotëve, po na mbush mendjen se kjo ndërhyrje na shërben për të treguar “ecjen përpara”, pavarësisht cancerit!
Po cdo presesh nga nje popull i mbrapsht si shqiptari. Dhe kur shikon nje gje te re per here te pare , direkt pyet “si zberthehet”?
Kjo ju mbeti pa ven dore?
Per budallain me pseudonimin Dashi: Veprat e artit, ne te gjithe boten e qyteteruar, vetem mund te restaurohen, pra te kthehen ne gjendjen origjinale por kurrese te ndryshohen, pasi ato vepra kane autoresine e tyre dhe kohen e tyre. Eshte njelloj sikur te ndryshosh romanet e Kadarese apo te ndryshosh pikturen e Mona Lizes se Leonardo da Vincit dhe ta nxjerresh lakuriq. Maskarenjt do te gjejne shesh e te bejne pershesh per aq kohe sa ka me shumice budallenj ne kete bote… te tipit Dashi dhe jo vetem.