Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare, ndërsa është pritur sot nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka ndarë pamje nga takimi i tij me Orban.
Ditën e sotme mes liderëve të dy vendeve pritet të nëshkruhet edhe një marrëveshje në sektorin e bujqësisë.
Më parë, në vitin 2021 Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest e cila u pasua dy vite më vonë nga vizita në Tiranë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Në atë kohë u nënshkruan disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Evropian, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Hungarisë.


j.l./ dita

Ka gjetur tenxherja kapakun.
Te dy pro ruse,te dy antiamerikane,te dy maestro per pastrim parash(nuk ka para te pista ….deklaroi ne Tirane hungarezi)
E njef miza Pekmezciun.
Me thuaj me ke rri,te them se kush je.
Po se luajti bushtra bishtin,nuk i vete zagari mbrapa.
Vezet e gjarperit,nuk celin pellumba,
Populli qe ka nxjerre keto aforizma..,ka pas qene nje popull i mencur.E kane budallepsur maskarenjte.
Ooo Evrope!Oooo BE,Oooj Amerike!Edi Rama po jua dredh me Bashkimin Sovjetik te Putinit.
Nga disa komente këtu , vështirë të rrishë indiferent !
“ Bashkimi Sovjetik i Putinit ! “
Nuk ka mendim më absurd se ky !
Putini , kulishi i Jellcinit , që qëlloi me top parlamentin , qënka për BS ?!
Diktatori botëror , Napoleon Bonaparti , nuk e qëlloi me top parlamentin , siç bëri Jellcini i Putinit ,por u mori firmat deputetëve . Edhe gjakatari Hitler e mori pushtetin jo me kobure , por me votën e popullit gjerman. Tjetër gjë se ç’bëri më pas .
Ballistet tanë dhe pinjollët e tyre , tmerrohen kur permendin Bashkimin Sovjetik .
Bashkimin e lavdishem sovjetik, që dha 27 milionë jetë njerëzish , per të shpetuar botën nga bisha naziste, aleatin e Ruzveltit dhe Çerçillit !
Por ,ne shqipetarët e paskemi në gjene mosmirenjohjen dhe kujtesën e shkurtër .
PS
Në atë kamp qę quhej socialist , ne shqipetarët ecëm perpara në të gjitha drejtimet . Mund të kishin pretendime , fjala vjen , gjermanet , çeket , mbase edhe hungarezët , por jo ne që ishim më të prapambeturit . Ne ishim më të fituarit .
Të na rrojnë kishat e xhamite etj etj !
Bashkimi Sovjetik me triska e gjeti me triska e la.Po beji Duaa Kines Popullore,qe te ngopi barkun me buke,qe te sillte vaporrat me grure,kur vete hante bar,qe te mbushi tunelet me tanke,sa nuk kishte gjithe Evropa,qe ngriti 200 Vepra Industriale,qe armiqte me te rrezikshem te popullit shqiptare,qe jane maloket dhe rrugacet,i dogjen,i vodhen,ju grabiten truallin,.Tani shaj ballistet,qe bene Shqiperi,,se bene Shtet shqiptar ne Vlore.
Ore Katiu,sa klase shkolle ke?
Ata 27 milionet qe thua ti ,ishin mish per top.
Stalinin gjeneralet ruse e futen me shkelma te hynte ne lufte sepse u fsheh nga frika kur sulmoi Hitleri.
E di ti qe u ngriten batalione te vecanta per te grire me mitroloz ushtaret ruse ne vijen e frontit qe ktheheshin te lebetitur nga sulmi gjerman?
Sa vrane keta nuk vrau gjermani.
Edhe gjermanet nuk kuptonin c’fare po ndodh.
Katiu,lexo sa me shume ,te kuptosh me shume.