Disa foto të Sali Berishës janë publikuar në media ditën e sotme. Nuk janë aspak foto të zakonshme, por të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
Programi Midjourney është bërë i famshëm kohët e fundit për këtë arsye, gjenerimin e fotove të personave të ndryshëm, nëpërmjet inteligjencës artificiale, të cilat për hir të së vërtetës dallohen me vështirësi që nuk janë reale.
Foto të tilla, që kanë bërë xhiron e rrjetit janë ato të Papa Françeskut të veshur me Balenciaga, foto të Trump, miliarderëve botërorë, aktorëve të Hollivudit etj.
Duket se dikush ka marrë përsipër të realizojë edhe Berishën, ku në fotot e Midjourney duket më i ri, më i pashëm dhe në një version “hollivudian” me xhup e golf të bardhë.
Me siguri i ka pëlqyer vetja nëse i ka parë.

j.l./ dita
