Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Si do jetë fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Si do jetë fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja
AktualitetEkonomi

FOTO: Si do jetë fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja

Published: January 8, 2026
Shpërndaje

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror. Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem.

Në manualin e përdorimit të sistemit informatik të Kadastrës Fiskale, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është publikuar edhe modeli i ri i faturës për taksën mbi ndërtesën.

- Publicitet -

Ndryshe nga fatura aktuale, fatura e re do të përfshijë më shumë detaje për llogaritjen e detyrimit që paguhet prej individëve dhe bizneseve.

Në faturën e re do të shënohen të dhënat për numrin e njësisë së ndërtesës, numrin e pasurisë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, çmimin e referencës sipas zonës kadastrale ku ndodhet prona, sipërfaqja e apartamentit, vlera e taksueshme e pronës (e cila llogaritet nga çmimi i referencës dhe sipërfaqja), si dhe detyrimi për taksën e ndërtesës.

Një shembull konkret i faturës është ai i zonës së Shëngjergjit në Tiranë, ku për një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë, me çmim referues 23,000 Lekë/m² dhe shkallën e taksës prej 0.05%, detyrimi i taksapagueses është llogaritur në 874 Lekë për vitin 2026. Fatura nuk përfshihen gjoba apo kamatëvonese, dhe afatet e pagesës janë të përcaktuara qartë.

Fatura ka logon e bashkisë, të dhënat për taksapaguesin dhe njësinë e ndërtesës, numrin e faturës, kodet e llogarive përkatëse për pagesë si dhe detyrimin për të paguar.

Aktualisht detyrimi për taksën e ndërtesës për individët shfaqet në faturën e ujin e të pijshëm dhe paguhet çdo muaj. Për bizneset detyrimi paguhet me dy këste. Afati i pagesës për këstin e parë është brenda datës 30 Qershor dhe për këstin e dytë brenda 31 Tetorit.

Të dhënat që do hidhen në sistem

Sistemi aktualisht nuk është ende plotësisht i integruar me të gjitha bashkitë, por pritet që brenda vitit të përfshijë të gjitha njësitë administrative në vend.

Sipas manualit, në sistem, të dhënat radhiten sipas numrit të njësisë së ndërtesës dhe përdoruesit kanë mundësinë të ndryshojnë renditjen e tyre sipas atributëve të ndryshëm si: numri i njësisë së ndërtesës, numri i pronës në ASHK, sipërfaqja, kategoria e vlerës, përdorimi në ASHK, bashkia, njësia administrative, rruga, zona kadastrale, hyrja, kati, dera dhe statusi aktiv.

Në manualin e përdorimit shpjegohet se sistemi lejon regjistrimin e taksapaguesve për njësitë e ndërtesës që nuk kanë të dhëna për taksapaguesin, duke përdorur numrin personal për qytetarët, numrin e biznesit për subjektet tregtare, si dhe regjistrimin e taksapaguesve të huaj.

Metodologjia e llogaritjes së vlerës së pronës bazohet në sipërfaqen, çmimin mesatar referues, koeficientin për kategorinë e vlerës dhe koeficientin e privatizimit për pronat rezidenciale. Për njësitë që përdoren për banim dhe nuk kanë të dhëna për sipërfaqen, përdoret sipërfaqja e prezumuar. Vlera e pronës përcaktohet si më e larta mes disa vlerave të ndryshme si vlera e vlerësuar në masë, vlera në ZRPP, çmimi i shitjes, vlera e vetë-deklaruar dhe çmimi i ndërtimit për ndërtesat e papërfunduara.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën e taksës të miratuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kategorive: 0.05% për banim; 0.2% për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës për sipërfaqet e papërfunduara me leje ndërtimi

Njësitë vendore mund të miratojnë nënndarje zonale për të rregulluar shkallën brenda kufijve +/− 30%.

Në rastet kur prona ka më shumë se një taksapagues, detyrimi ndahet në përpjesa takuese për secilin prej tyre.

Popullimi dhe monitorimi i të dhënave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, duke siguruar një administrim të saktë dhe të qëndrueshëm të procesit të mbledhjes së taksave.

Brenda vitit 2026 në kadastrën fiskale parashikohen të regjistrohen të dhënat për rreth 2.5 mln pasuri të paluajtshme.

Ndërsa zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Si do jetë fatura e re për taksën e ndërtesës, nga

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?