Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Tryeza e boshatisur që klith më shumë se çdo protestë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FOTO: Tryeza e boshatisur që klith më shumë se çdo protestë
KosovëKuriozitete

FOTO: Tryeza e boshatisur që klith më shumë se çdo protestë

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Nga Rrezon Pllana

Në mbrëmjen e së dielës, sheshi “Skënderbeu” në Gjakovë u shndërrua në skenën e një prej momenteve më prekëse dhe simbolike të kujtesës sonë kolektive. Përmes protestës “Jo në emrin tim”, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një tryezë e shtruar në mes të sheshit.

Aty qëndronte nëna Ferdonije Qerkezi, e cila solli me vete traditën dhe dhimbjen e saj të përditshme: një tavolinë me pjata ushqimi të përgatitura për burrin e saj, Halimin, dhe katër djemtë e tyre, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

- Publicitet -

Historia e familjes Qerkezi është një nga dëshmitë më rrëqethëse të krimit të luftës në Kosovë.

Më 27 mars 1999, vetëm tri ditë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake serbe mësynë në shtëpinë e tyre në Gjakovë. Me arsyetimin e rremë të një kontrolli rutine për refugjatë, policët u rikthyen pak më vonë të maskuar dhe rrëmbyen me forcë të gjashtë burrat që ndodheshin në shtëpi (përfshirë edhe mysafirë të pranishëm).

Rrëmbimi ndodhi në 27 mars 1999
Nënë Ferdonija gjatë tubimit të dielën

Që nga ajo ditë, për nënë Ferdonijen nisi një kalvar i gjatë pritjeje. Shtëpia e saj u kthye gradualisht në një shtëpi-muze, ku çdo objekt, rrobë e pjatë mbeti në vendin e vet, si një monument i gjallë i mungesës.

Në vitin 2005, trupat e dy djemve të saj të mëdhenj, Artanit (i cili ishte 25 vjeç kur u mor) dhe Halimit, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit, dhe u riatdhesuan në Kosovë.

Bashkëshorti Halimi dhe dy djemtë e tjerë më të rinj (ndër ta Edmondi, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur u rrëmbye) mbetën për vite me radhë në listën e personave të zhdukur.

Pavarësisht konfirmimit të dhimbshëm për humbjen e tyre, Nëna Ferdonije ka vazhduar për dekada të tëra të mbajë shtëpinë gati për ta, duke shtruar tryezën çdo ditë me pjata e ushqim si një zakon që refuzon të pranojë harresën.

Nëna vazhdon të shtrojë përditë tryezën për vite e vite me radhë
Albin Kurti gjatë një vizite në shtëpinë e nënës Ferdonije

Duke e nxjerrë këtë tryezë nga dhoma e saj e vetmisë dhe duke e vendosur në mes të sheshit publik, Ferdonije Qerkezi e shndërroi dhimbjen vetjake në një mesazh kombëtar. Pjatat e zbrazëta në tryezën e saj përfaqësojnë jo vetëm pesë anëtarët e familjes Qerkezi, por më shumë se 1,600 persona që vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur nga lufta e vitit 1999.

Prania e saj në protestë shërbeu si një kujtesë e fuqishme se çmimi i lirisë së Kosovës mban emrin e familjeve të shkatërruara dhe se drejtësia nuk mund të vendoset duke harruar viktimat e agresionit.

Nga Gjakova posaçërisht për Ditën

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ANA says:
    September 29, 2026 at 1:49 pm

    Pikerisht per kete tragjedi te pashprehshme te popullit tone,per tryezat e zbrazeta,per perqafimet e nenave qe mbeten bosh,per lotet qe nuk u thane kurre,per mijera te zhdukur qe nuk u gjeten,per te vdekurit qe nuk kishin faj,per te shperngulurit qe nuk dinin ku shkonin dhe per ndergjegjjet tona,nuk mund ta pranojme vendimin e padrejte te kesaj gjykate.Ai jo vetem barazon viktimen me agresoret,por i atribuon viktimes dhe nje qellim kriminal.Do te mundohemi deri ne fund,me dinjitet,per drejtesi,refuzojme te sakrikohen keta kater burra qe perendimi te afroje Sebine,Rusine apo Kinen.Ka ardhur koha qe keto shtete te marrin pergjegjesite e tyre dhe vendet demokratike duhet ta kuptojne kete.Zeri i zotit Krasniqi duhet te degjohet serish ne liri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?