Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
AktualitetKronike

FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori

Published: July 10, 2026
Shpërndaje

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e mbrëmjes të së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç ku mbeti i vrarë Ilir Gjini, rreth 40 vjeç.

Sipas burimeve, viktima që njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba në disa organe jetësore. Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin Emiljan Suti, alias Artur Suti.

40-vjeçari ka hapur zjarr menjëherë pasi Gjini kishte parkuar automjetin e tij tip ‘Benz’, ndërsa ai po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Sipas të dhënave, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.

- Publicitet -

Gjini, që ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. E kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.

Artur Suti, në kërkim për vrasjen

Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

Emiljan (Artur) Suti është dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit.

Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, ‘të fortit’ të Laçit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje. Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur.

Në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.

Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje” duke e dënuar përfundimisht Arturin me 5 vite dhe Gentianin me 4 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin. Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.

Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • 666 says:
    July 10, 2026 at 9:04 am

    Nuk e kuptoj,, te arrestuar per vrasje, arme mbajtje pa leje, plagosje, hap zjarr kundra policise, etj, me thoni ju lutem sa burg ka bere?

    Reply
  • Detari says:
    July 10, 2026 at 11:51 am

    Rruga erdogan hahaha popull anadollak turk

    Reply
    • Agimi says:
      July 10, 2026 at 3:34 pm

      Shqiptare… kur do ta mesoni se ne Shqiperi nik vret vrasesi por vret Gjykatesi I cili liron vrasesin… Paci fatin e Astrit Kalase te gjithe ju o gjykates…

      Reply
  • ANA says:
    July 10, 2026 at 1:01 pm

    Sa keq qe,edhe sot,jeta e njeriut vleresohet kaq pak dhe humbet shume shpejte per shkaqe te kota.Sa here qe ndodhe eshte nje tragjedi per viktimen,autorin dhe familjet e tyre.Ndoshta shteti mund te beje me shume ne bashkepunim me ministrite perkatese,bashkite dhe mediat,per te ndermarre veprime,ne ndergjegjesimin e publikut se vlera e jetes tejkalon cdo gje tjeter qe mund te na ndaje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?