Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë…
BoteLajmi i fundit

Fotografia me Trumpin kushtonte pesë milionë dollarë…

Published: May 9, 2025
Shpërndaje

Më 30 prill 2025, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati deklaruar se do të udhëtonte në SHBA për t’u takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trump. Jo një, por dy herë. Megjithatë, mediat serbe raportuan për këtë udhëtim me spekulime të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të vizitës.

Një tjetër mendim i përhapur ishte se Vuçiç kërkonte njëfarë “leje” nga Trump për të shkuar në Moskë, sepse BE ishte kundër asaj vizite. Ai vetë pati deklaruar se Serbia nuk mund t’i urdhërohet dhe se ai, do të shkojë atje.

Portali “Danas” duke iu referuar portalit të Sarajevës “klix” njofton se darka gala kishte kushtuar 1 milionë dollarë për njeri, ndërsa një fotografi me Trumpin 5 milionë dollarë.

- Publicitet -

Këto takime janë zakonisht të destinuara për mbledhje fondesh për Partinë Republikane dhe nuk lejohet pjesëmarrja e politikanëve të huaj, si një masë për të parandaluar ndikimin e jashtëm në politikën amerikane.

Presidenti Trump ka qenë më parë nën hetim për lidhje të mundshme me ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vitit 2016, ndaj një përfshirje e Vuçiçit në atë ngjarje mund të shihej si e rrezikshme për imazhin e Trumpit, thotë tutje gazeta.

Kjo mund të shpjegojë arsyen pse, sipas disa burimeve, Vuçiç është detyruar të largohet pa takuar Trumpin dhe të rikthehet në Beograd, duke simuluar dhembje në gjoks, por duke hipur në avion në atë derexhe për të fluturuar rreth 10 orë.

Pas kthimit, Presidenca serbe raportoi se Vuçiç kishte pasur probleme me tensionin e gjakut dhe dhimbje në kraharor, duke lënë të kuptohet një incident shëndetësor. Por sjellja teatrale dhe koha e këtij njoftimi ka ngjallur dyshime në opinionin publik dhe në media.

Vuçiç, duke përjetuar një refuzim dramatik në rritje në Serbi, po përpiqet të ndërtojë për vete një narrativë si lider global, për të rritur kapitalin politik të brendshëm duke përmendur shpesh takimet me figura të fuqishme botërore si presidentët e Kinës, Brazilit, Rusisë e SHBA-së.

Ai pat besuar se protestuesve do t’ua dërgonte disa fotografi me Trumpin dhe pas diku një jave, disa tjera me Putinin, pastaj me presidentin e Kinës dhe liderë të tjerë që do t’i takonte në Moskë.

Por, meqenëse Bashkimi Europian mund t’i vendosë sanksione, e mundur se do të shtiret i sëmurë tutje dhe do ta dërgojë Vulinin në Moskë. Sidoqoftë, aktrimeve të tij i ka ardhur fundi në Serbi…

ResPublica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Remo says:
    May 9, 2025 at 11:42 am

    Nuk dergoi Vulinin ne Moske se shkoi
    vete o gazetar gomar. Po kjo fjala “derexhe”
    c’kuptim ka ne gjuhen tone?

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2025 at 1:05 pm

    Imitojne shkrimet e mija o Remo!Po une Orientalizmat i perdor per ngjyrim pexhorativ dhe i perdor me sqime.Ne vendin e duhur.Gjella me kripe,kripa me karar.Keta rioshet e gazetarise,si te parrenje dhe ardhacake,fshatarake,qe jane, kopjojne orientalizsmat e demos,por e bejne shellire. fjala derexhe ne kete kontekst,ka kuptimin-gjendje.

    Reply
  • Remo says:
    May 9, 2025 at 1:48 pm

    Mire o demo mire, s’kane faj edhe keta
    gazetaret e “kazanit”, kemi vete NJESHIN
    ne, qe i mledh “cyryket” ne “lungomare”….

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 9, 2025 at 2:14 pm

    Fjala derexhe eshte zhargon i vlonjateve puro. Po zhargon, se gazetaret e Vlores nuk e kane perdorur.
    Hiq nje personazh madhor si demo, qe e perdor ne kuptim pexhorativ.
    Pexhorativ eshte fjale ne mode sot
    Trendi, si i thone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?