Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotografoi kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, pezullohet nga detyra sekretarja e prokurorisë në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fotografoi kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, pezullohet nga detyra sekretarja e prokurorisë në Shkodër
AktualitetKronike

Fotografoi kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, pezullohet nga detyra sekretarja e prokurorisë në Shkodër

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës K.G, është pezulluar nga detyra pasi dekonspiroi operacionin për ekstradimin e Ibrahim Licit. Sekretarja e Prokurorisë fotografoi dhe shpërndau kërkesën për ekstradimin nga Turqia të Ibrahim Licit, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të tij. Ajo është vënë nën hetim edhe për ‘zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

‘Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media. Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal. Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.’-njofton prokuroria.

Sipas autoriteteve turke, Ibrahim Lici ndodhet në Turqi, ndërsa janë njoftuar autoritetet shqiptare për të bërë gati procedurat për kërkesën për ekstradimin e tij, ndërsa nuk dihet nëse është arrestuar nga policia. Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

- Publicitet -

Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 1:03 am

    Shume amatoreske nen punesit e shtetit. Quhet privaci or zonje dhe nuk ke te drejte te besh publike dokumente te tilla.Uroj qe te lirohesh nga detyra sa me shpejt te jete e mundur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Musk te Zuckerberg, por pa Anthropic e Palantir: Mungesat në darkën “me kravatë të zezë” të Trump dhe Xi në Shtëpinë e Bardhë
  • 26 shtator 2026
  • Zgjidhen tre anëtarët e rinj gjyqtarë të KLGJ-së
  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?