Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: 50 vite nga njëra-tjetra, Toka nuk duket më si dikur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: 50 vite nga njëra-tjetra, Toka nuk duket më si dikur!
AktualitetKuriozitete

FOTO: 50 vite nga njëra-tjetra, Toka nuk duket më si dikur!

Published: April 4, 2026
Shpërndaje

NASA ka publikuar grupin e parë të fotove me cilësi të lartë të Tokës të marra nga anija Kozmike Orion, e misionit Artemis II.

Fotot janë realizuar pasi misioni Artemis II, pjesë e ekuipazhit të të cilit janë katër astronautë, Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch, si dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Jeremy Hansen, po kryen një udhëtim drejt Hënës, i pari pas disa dekadash.

Fotot u realizuan nga astronauti i NASA-s dhe kapiteni i Artemis II, Reid Wiseman, nga njëra prej katër dritareve kryesore të anijes kozmike Orion, pas përfundimit të djegies transhënore me injeksion më 2 prill 2026.

- Publicitet -

Sipas NASA-s, imazhet u morën në “pajisjen personale kompjuterike, PC ose tablet” të komandantit të Artemis II, Reid Wiseman.

Më herët NASA ka njoftuar se misioni historik Artemis 2, që rikthen njerëzimin drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh, po vijon me sukses të plotë.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen, janë dy imazhe të Tokës, të ndara nga më shumë se gjysmë shekulli, të cilat po krahasohen në rrjetet sociale.

Fotografia e majtë është realizuar nga Apollo 17 misioni i zhvilluar në vitin 1972 dhe djathtas fotografi e realizuar nga Artemis II misioni i nisur në prill 2026. Pamjet ofrojnë një krahasim të rrallë për mënyrën se si planeti ynë ka evoluar me kalimin e kohës.

Në pamjen e vitit 1972, Toka shfaqet me kontraste të forta mes oqeaneve blu të thellë dhe masave tokësore, ndërsa mbulesa e reve duket më uniforme. Ndërsa në imazhin më të fundit, vërehen ndryshime më të dukshme në shpërndarjen e reve dhe në nuancat e oqeaneve, që në disa zona duken më të zbehta apo më të turbullta.

Gjithashtu, disa rajone tokësore duket se kanë ndryshuar në ngjyrë dhe intensitet, një reflektim i mundshëm i shpyllëzimit, shkretëtirëzimit apo ndryshimeve klimatike. Akullnajat dhe zonat polare, megjithëse nuk janë plotësisht në fokus në këto imazhe, besohet se kanë pësuar reduktime të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.

Këto ndryshime nuk janë vetëm vizuale, por tregojnë për transformime të thella mjedisore që kanë ndodhur në Tokë për shkak të proceseve natyrore dhe ndikimit njerëzor.

Në vetëm 50 vite, ndikimi i klimës dhe aktivitetit njerëzor duket se ka lënë gjurmë të qarta në pamjen e planetit. Ajo që dikur dukej si një “mermer blu” i pastër, sot shfaq shenja transformimi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Phoenix says:
    April 4, 2026 at 8:26 am

    E kush i konfirmon keto foto? Me photoshop edhe une e bej Planetin te duket si Marsi. Se e thote NASA, nuk do te thote detyrimisht se duhet te besojme qorrazi c’fare na servirin. Ata qe financojne dhe drejtojne NASA-an kane nje axhende antinjerezore qe te demonizojne jeten, aktivitetin dhe faktorin njeri ne Planet me manipulime psikologjike dhe mashtrime. Keshtu qe NASA ne vetvete ka nje konflikt interesi ketu me te verteten.

    Reply
  • Claus says:
    April 4, 2026 at 8:49 am

    Brockulla!!!

    Reply
  • Popull says:
    April 4, 2026 at 10:44 am

    Akoma i besoni NASA-s? Po toka nuk eshte glob mor njerez eshte shesh, plan. Po te ishte glob qe rrotullohet, do te mjaftonte nje balone me ajer qe te na mbante lart, e te prisnim deri sa poshte kembeve tona te vinte Amerika e te zbrisnim. Cfare gallate. Nuk e di a e dini, qe gjysma e shkences duke filluar nga Fizika, Matematika etj eshte fallco, teori fallco te paprovuara kurre?

    Reply
    • Berati says:
      April 4, 2026 at 4:11 pm

      E mire ,merr nje pirun gjize nashi dhe kthehe nje gurmaz se mu lodhe.

      Reply
    • Injoranca nuk njeh limite says:
      April 4, 2026 at 4:19 pm

      Je plotësisht injorant!

      Reply
    • Me prano ne shtepi says:
      April 4, 2026 at 6:56 pm

      Ti qenke fushe si idete e tua. Injorant funksional. Frymor qe i rendon vetvetes.

      Reply
  • Right Side says:
    April 4, 2026 at 11:59 am

    Foto e 1972 nuk është reale, është “enhanced” sepse teknologjia e atëhershme ishte primitive dhe fotot janë “rregulluar”. As që duhet të krahasohen fare ato foto me njera tjetrën.

    Reply
  • Tomorri says:
    April 4, 2026 at 7:37 pm

    HAHAHAH Sa larg paska shkuar raketa Artemis?!?! Ka shkuar deri në nje trup qiellor tjetër që e pa tokën sferike dhe kaq pastër?!?!?!?

    Reply
  • Phoenix says:
    April 4, 2026 at 9:36 pm

    NASA i paska marre fotot nga Tableti i ekuipazhit. Po mire more ju te NASA, ju keni teleskope qe gjejne planete ne Galaksi te tjera, po keni edhe Satelite qe fotografojne deri dhe targat e makinave nga hapesira. Po keni dhe kamera qe fotografojne rreze te dukshme e te padukshme Po si nuk ju shkoi ne mendje ti instalonit ketij Artemis-it nje kamer te prokopise? Apo e late ” Shkencen ” ne duart e kameres se Tabletit qe eshte bere per selfie ne facebook? Gjynah, kot jeni munduar deri ne Hene.

    Reply
  • K R says:
    April 4, 2026 at 9:44 pm

    Shqipot besojn vetëm Alfred Qikon dhe Edvinin e Surelit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?