Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Francë, Kushtetuesja refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Francë, Kushtetuesja refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione
AktualitetBote

Francë, Kushtetuesja refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 3 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme.

Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri. Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

- Publicitet -

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën.

Roli i Këshillit Kushtetues ishte të vlerësonte nëse kërkesa e opozitës plotëson kushtet ligjore për një referendum të mundshëm. Nëse do të ishte pranuar, mbështetësit do të kishin pasur nëntë muaj kohë për të mbledhur nënshkrime nga të paktën 4.8 milionë njerëz, apo 10 për qind të votuesve francezë.

Qeveria e Macronit më pas do të duhet të zgjidhte mes dy opsioneve: dërgimit të tekstit të opozitës në parlament për debat dhe më vonë për votim, ose të pres për gjashtë muaj për t’ua lënë votuesve në dorë përmes një referendumi. Propozimi do të çuar drejt një referendumi vetëm nëse nuk do të debatohej nga ligjvënësit.

Këshilli Kushtetues kishte hedhur poshtë një propozim të ngjashëm edhe në prill. Autorët e ribënë kërkesën pasi shtuan se nevojitet një ndryshim në financimin e sistemit të pensioneve të Francës. Kjo procedurë, e krijuar në vitin 2015, nuk ka çuar ende në asnjë referendum.

Për më tepër, një vendim në favor të kërkesës për referendum nuk do ta kishte pezulluar ligjin e qeverisë së Macronit, që përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për ta rritur moshën e daljes në pension pa një votim në parlament. Macroni e ka mbrojtur reformën, duke thënë se ajo është e nevojshme për ta mbajtur në këmbë sistemin e pensioneve përderisa popullsia plaket.

Kjo reformë ka shkaktuar muaj protestash në rrugë nga kundërshtarët që argumentojnë se ka mënyra të tjera për ta financuar sistemin e pensioneve, si për shembull vendosjen e një takse për të pasurit ose për punëdhënësit. Sindikatat kryesore të vendit të martën bënë thirrje për një raund tjetër demonstratash dhe grevash mbarëkombëtare më 6 qershor.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?