Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Francë, stërvitja e ushtarëve ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Francë, stërvitja e ushtarëve ukrainas
AktualitetBote

Francë, stërvitja e ushtarëve ukrainas

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Ndonëse vëmendja globale është e përqëndruar në luftën Izrael-Hamas, aleatët e Ukrainës po vazhdojnë programet e trajnimit, që kanë përgatitur mbi dhjetëra mijëra ukrainas për betejë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Rusisë. Stërvitja e luftëtarëve ukrainas nga ushtritë e huaja, po ndihmon Ukrainën të përballet me sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë, që është pranë një dimri të dytë. Numri i ushtarëve ukrainas të stërvitur nga Franca pritet të arrijë në 7000 këtë vit, një objektiv që do të ndihmojë Ukrainën në luftën me forcat ruse.

Në një bazë ushtarake franceze, instruktorët javën e kaluar përfunduan një kurs katër-javor stervitjeje me ushtarë ukrainas. Instruktorët francezë vendosën mbetje kafshësh në kompleksin e llogoreve për të përgatitur ushtarët ukrainas për gjakderdhjen në fushën e betejës. Vetëm oficerët kishin përvojë të mëparshme në vijën e parë të frontit, thotë shefi francez i trajnimit.

Ai thotë se Ukraina po kërkon nga Franca, që ushtarët ukrainas të mësojnë taktika dhe aftësi, që mund t’u ndihmojnë atyre të çajnë pozicionet mbrojtëse të forcave ruse. Për shkak të shqetësimeve të ushtrisë franceze për sigurinë e bazës, nënkoloneli Even, është identifikuar vetëm me gradën dhe emrin e tij.

- Publicitet -

“Në Ukrainë mund të shihet qartë se vija e frontit është relativisht e ngrirë, me dy ushtri që përdorin doktrina shumë të ngjashme. Kështu që sot, po përpiqemi ta thyejmë këtë ngërç, duke krijuar skema manovrimi, që mund t’i krijojnë probleme të mëdha armikut”, thotë nënkoloneli francez.

Përveç taktikave të luftës në llogore, pjesë e stërvitjes është edhe mbrojtja e një fshati nga një sulm i forcave armike dhe operimi në pyje në mot me shi. Pavarësisht ditëve dhe netëve të gjata, që kalojnë së bashku në zonat malore franceze, ushtarët i ndërpresin kontaktet dhe nuk lejohen të shkëmbejnë adresa apo numra telefoni me njëri-tjetrin pas mbarimit të trajnimit.

“Sigurisht, ju mund të ndjeni frikën e tyre për luftën që i pret. Megjithatë, puna jonë këtu është t’i ndihmojmë ata ta kontrollojnë këtë frikë, këto shqetësime, në mënyrë që të mund t’i kapërcejnë dhe t’i frenojnë ato dhe, do të thosha, të zbatojnë në fushën e betejës të gjitha aftësitë që ua kemi mësuar”, thotë nënkoloneli francez Even.

Numri i ushtarëve ukrainas të stërvitur nga Franca pritet të arrijë në 7000 këtë vit. Një pjesë e tyre janë trajnuar në Poloni dhe të tjerë në bazat franceze, në kuadër të një misioni të ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian për Ukrainën, që filloi në nëntor të vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar rreth 18000 ushtarë ukrainas, kryesisht në Gjermani. Sipas Pentagonit, një mijë ushtarë të tjerë ukrainas pritet të jenë pjesë e këtyre stërvitjeve.

Në Britani, 30 mijë ushtarë ukrainas janë stërvitur në 17 muajt e fundit, në kuadër të një programi trajnimi, që qeveria britanike thotë se është i pashembullt, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore. Ushtarët ukrainas i pret një e ardhme e vështirë pas përfundimit të trajnimit në Francë. Por, këta ukrainas, që dikur ishin civilë, tani veprojnë si ushtarë, duke përdorur nofkat dhe gradat ushtarake në komunikimet mes tyre, në vend të emrave.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?