Fredi Bejleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës për në paraburgimin 313 në Tiranë.
Sot pritet të zhvillohet në GJKKO seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, e dhënë nga gjykata e Vlorës një ditë përpara zgjedhjeve lokale.
Ndërsa i arrestuari tjetër, Pandeli Kokaveshi vazhdon të qëndrojë në spital pas problemeve me zemrën.
Gjyqtare e çështjes në seancën që do të mbahet në GJKKO, në orën 13:00, është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.
Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, 12 maj, dy ditë përpara zgjedhjeve, si i përfshirë në shit-blerjen e votave.
Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, Pandeli Kokaveshi, pjesë e shtabit elektoral të Fredi Belerit dhe avokati i tij.
Kokaveshi vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.
Pas tre orësh nga shoqërimi u lirua avokati personal i Fredi Belerit, i cili u shoqërua gjithashtu në Prokurori.
j.l./ dita
