Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Amerika na i ka mbyllur dyert”, një letër konfidenciale e ambasadorit të Kosovës në SHBA, shfaq situatën e akullt të Uashingtonit me Prishtinën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Amerika na i ka mbyllur dyert”, një letër konfidenciale e ambasadorit të Kosovës në SHBA, shfaq situatën e akullt të Uashingtonit me Prishtinën
KosovëKryesore

“Amerika na i ka mbyllur dyert”, një letër konfidenciale e ambasadorit të Kosovës në SHBA, shfaq situatën e akullt të Uashingtonit me Prishtinën

Published: January 28, 2023
Shpërndaje

“Amerika na i ka mbyllur dyert”, kështu shkruan ambasadori i Kosovës në ShBA në raportin dërguar ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës.

Në raport, ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, thotë se Amerika është larg, më brutale se mund të mendohet në Prishtinë.

Gazeta Nacionale e ka siguruar dokumentin e titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë tonë, znj. Donika Gërvalla Schëarz.

- Publicitet -

Aty z. Dugolli thotë se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” gjejmë fjalë që, më e pakta, mund të cilësohen si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës.

Aty, ambasadori Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit për të cilin reflekton. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike:

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…

Shteti nikoqir është ShBA-ja, dhe ambasadori Dugolli po ankohet se Amerika është larg më brutale se sa që perceptohet në Prishtinë. Pra, edhe më brutale se sa që mund ta mendojnë kryeministri Albin Kurti e ministrja Donika Gërvalla.

Në pjesën ku flet për “Komunikimin me shtetin nikoqir” ai tregon se si “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”

Pikërisht për vizitat, ambasadori flet edhe në pjesën e fundit të këtij raporti tronditës.

Ai thotë që një opsion mbetet “riaktualizimi i kërkesave për biseda telefonike me Sekretarin Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Sullivan përmes presionit të njëkohshëm” nga ambasada që drejtohet nga Dugolli dhe nga ajo në Prishtinë që drejtohet nga Jeff Hovenier.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti aktualisht po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pikërisht Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë e ka thirrur një takim për datën 31 janar në të cilin do të diskutohen me politikanë dhe shoqëri civile modalitetet e themelimit të Asociacionit.

Kurti ka thënë se nuk është thirrur fare në këtë takim.

Kurti në një intervistë për REL të publikuar dje u shpreh se ishte paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…
  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?