Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë.
Një fuoristradë është përplasur me një furgon mallrash.
Automjeti tip Benz me targa AA 363 AM është përplasur me një furgon mallrash me targa AA 670 RP.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona. Ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.
j.l./ dita

Kini kujdes me ato rruge qe jane bere per go cart dhe jo per makina te rregullta.