Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për licencat e reja, procedurat që duhet të ndjekin farmacistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për licencat e reja, procedurat që duhet të ndjekin farmacistët
AktualitetShoqëri

Gara për licencat e reja, procedurat që duhet të ndjekin farmacistët

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Gara për licencimin e farmacistëve të rinj nis në janar. Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në këtë profil, dhe që kanë shlyer me sukses detyrimet e praktikës profesionale, do të mund të japin provimin e shtetit në nisje të vitit të ardhshëm, rezultatet pozitive të të cilit, bëjnë të mundur edhe sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit si farmacist. Për të qenë pjesë e sezonit të testimeve që nisin në muajin janar, farmacistët e rinj më parë do të duhet që të bëjnë procesin e konfirmimit të pjesëmarrjes në provim. E për të konfirmuar këtë procedurë kanë vetëm dy ditë afat.

Urdhri i Farmacistit ka bërë me dije se procesi i regjistrimit për të hyrë në provimin e shtetit, do të mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, përkatësisht në datat 21 dhe 22 dhjetor. Sikundër ka ndodhur edhe në sezonet e shkuara, regjistrimi bëhet me anë të dosjes së dokumenteve të përcaktuara. “Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit janar 2023 do kryhet në datat 21-22 dhjetor 2022. Procedurat e regjistrimit do të bëhen pranë zyrave të këtij institucioni”, bëjnë me dije autoritetet e  Urdhrit të Farmacistëve. Është shpallur tashmë edhe lista e dokumenteve që duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për regjistrim për provimin e shtetit nga farmacistët që do të garojnë për herë të parë në këtë sezon, si dhe dosjen që duhet të rinovojnë përsëritësit, për t’u regjistruar për provim shteti, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. Mungesa e një prej dokumenteve të përcaktuara të dosjes ju skualifikon, duke ju lënë kështu jashtë konkurrimeve të janarit për lejen e ushtrimit të profesionit në këtë specialitet.

“Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. Për t’u regjistruar për provimin e shtetit, kandidatët duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilën mund ta sigurojnë edhe në portalin e-albania. Kandidatët që janë diplomuar në ish-Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë.

- Publicitet -

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ndërkohë që testi do të jetë i informatizuar, çka do të thotë se pyetjet janë vetëm me alternativa. Në përfundim të testit, kandidati do të mësojë në kohë reale, se sa është numri i pikëve të marra me përgjigjet e dhëna për çdo pyetje. Në ndihmë të farmacistëve që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar tashmë edhe fondin e mijëra pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Një pjesë e mirë e kandidatëve do të kthehen në garë për licencën për të disatën herë, pasi kanë dështuar në sezonet e provimeve të zhvilluara përgjatë sezoneve të shkuara. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit.

Pas mbylljes së procedurave të regjistrimit Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të shpallë edhe listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të zhvilluar provimin e licencës. Për secilin prej tyre do të përcaktohet data dhe orari, se kur duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre për të plotësuar testin. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, bëhet e ditur se oraret janë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju, duhet të prisni sezonet e ardhshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit.

Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Po sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer.

Sipas ligjit përkatës, personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dokumentet që kërkohen nga farmacistët që e japin për herë të parë testin e licencës:

  • Formular aplikimi i plotësuar sipas modelit të përcaktuar.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  • Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  • Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  • Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  • Raport mjeko ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  • Mandat pagesa në llogari të QSHA
  • 2 fotografi (format pasaporte).

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për provimin shteti  janë:

  • Formular aplikimi i plotësuar sipas modelit të përcaktuar.
  • Fotokopje e diplomës universitare.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Raporti mjeko-ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale.
  • Mandat pagesa në llogarinë e QSHA.
  • 2 fotografi (format pasaporte).

 

Tarifat që duhet të shlyeni sipas herës që testoheni për licencën :

  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit do të jetë 10,000 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të dytë provimin e shtetit do të jetë 12,500 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të tretë provimin e shtetit do të jetë 15,000 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të katërt provimin e shtetit do të jetë 17,500 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të pestë provimin e shtetit do të jetë 20,000 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të gjashtë dhe më shumë provimin e shtetit do të jetë 25,000 lekë
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 17, 2022 at 5:40 am

    Cdo konkurs apo gare ne Shqiperi vazhdon te marre vemendjen e publikut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?