Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për maturantët, formula fituese për gjuhët e huaja dhe si ndahen 735 kuotat e pranimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për maturantët, formula fituese për gjuhët e huaja dhe si ndahen 735 kuotat e pranimeve
AktualitetKryesoreShoqëri

Gara për maturantët, formula fituese për gjuhët e huaja dhe si ndahen 735 kuotat e pranimeve

Published: June 9, 2023
Shpërndaje

 

Gara për pranimet e reja të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2023-2024 do të zhvillohet në 17 programe të ndryshme studimi që kanë të bëjnë me gjuhën frënge, italiane, gjermane, spanjolle, turke, greke, ruse, si dhe gjuhën angleze.

Në mbyllje të muajit korrik, maturantët do të nisin me procedurat zyrtare të konkurrimit, ndërkohë që vetëm 735 prej tyre do të mund të fitojnë statusin e studentit. Kjo pasi, kaq është edhe numri i kuotave të reja të pranimeve të miratuara nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranë për degët e gjuhëve të huaja. Në tabelën e detajuar në vijim të shkrimit do të mund të gjeni ndarjen e plotë të kuotave të pranimit për secilin program studimi.

- Publicitet -

Sipas formulës së përcaktuar më herët, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja përzgjedhja e fituesve do të bëhet duke u bazuar në një kriter të vetëm, që është mesatarja e studimeve të shkollës së mesme. Çka do të thotë se në këto degë do të përzgjidhen kandidatët me mesataren më të lartë referuar edhe numrit të kuotave të aprovuara për secilën degë.

Konkurrimi për pranimet në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat, i cili ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, ose zotëron një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, si ekuivalente me të, dhe që plotëson kriterin e notës mesatare minimale të përcaktuara nga qeveria.

“Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, maturantët dhe kandidatët që plotësojnë kriterin e notës mestarë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, kandidatët që kanë një diplomë të shkollës së mesme ekuivalente të një vendi të huaj, si dhe të gjithë shtetasit e huaj në kushtet dhe mënyrat e përcaktuara nga marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe”, sqarojnë autoritetet e Fakultetit të gjuhëve të Huaja.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2023, si dhe të maturave të mëparshme.

Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh. Si rregull këto programe realizohen, me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë, mbështetur edhe në kriteret e vendosura në rregulloren e UT-së për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  2. DOKLEATI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. Dursakja on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?