“Si zgjohem në mëngjes? E lumtur, kur shoh dritën”. Clara Martelli është 103 vjeçe dhe ka një forcë e kthjelltësi mbresëlënëse siç e dëshmon në këtë intervistë për Corriere della Sera.
Kjo grua që u ka mësuar pikturën brezave të tërë, që e vogël është ushqyer me kulturë. Vajza e vogël me prirje për vizatim, u bë më pas një grua e aftë të thyente tabutë e kohës vetëm e vetëm që të realizohej duke ndjekur ëndrrat e saj.
Kujton si endej me një fletore të vogël vizatimi në dorë, ndërsa e ëma gatuante: “Ishte ajo që më mësoi të lexoja përpara se të hyja në fillore. Edhe babai më inkurajoi në fillim të vizatoja, por më pas interesat e tij ishin të përqendruara te biznesi i familjes, ku do kishte dashur të shihte të ardhmen time. U përpoq të pengonte studimet e mia”.
Pavarësisht kësaj, Clara nuk dorëzohet, përplaset me imponimet e kohës dhe ato të familjes: “Kur i tregova vetëportretin tim të parë mamasë, ajo më tha ftohtë: ‘Shko në kuzhinë se ka pluhura për të fshirë’. U ndjeva keq. Vajzat konsideroheshin të papërshtatshme. Mbizotëronte një mentalitet i ashpër”.
Në fund, familja dorëzohet dhe ajo regjistrohet për Arkitekturë, në Venecie: “Ushqeja një ëndërr. Të bëhesha arkitekte urash. Lufta i kishte shkatërruar dhe dëshiroja të mbuloja vendin me to. Më pas ndërmarrja e familjes falimentoi dhe për të mbajtur veten fillova të jepja mësim”.
Mes takimeve që i ndryshuan jetën, është ai me piktorin ikonik Giorgio Morandi, të cilin e njohu përmes njërës prej tri motrave të tij. “Nga profesori kujtoj gjithçka. Bashkohej me ne në ditët e festave, tregonte pa pushim barcoleta antifashiste, një njeri shumë me humor. Ishte Morandi që e inkurajoi të vazhdonte të ndiqte pasionin për pikturën: “Ka qenë për mua një udhërrëfyes, një pikë referimi”.
Në vitin ’54, njohu bashkëshortin Piero Castellano, në atë kohë gazetar te Resto del Carlino dhe, më vonë, drejtues në Rai2: “Fitoi konkursin për të hyrë në Rai dhe ne mbetëm në Bolonjë, ku lindën fëmijët tanë, Guido dhe Fabio, përpara se të transferoheshim”.
“Jeta ime ka qenë një ekzistencë e heshtur, e qetë, në prapaskenë. Është bukur të kalosh pa bërë zhurmë e trazime dhe njëherazi të marrësh e të japësh dashuri”, tregon për Corriere.
Duke mbyllur sirtarin e kujtimeve, e përmbledh jetën e saj në një fjali: “Nuk kam vrapuar për të dalë e para. Shihja kaq shumë vajza që, me të drejtë, mundoheshin për të arritur në krye. Unë jo. Jam e lumtur që kam parë kaq shumë gjëra dhe që nuk kam bërë bujë. E kuptova që moshën 14-vjeçare se nuk më interesonte të dilja medoemos në krye dhe kështu i shmanga me kujdes garat në jetën time”.
Po sot, si jeton një 103 vjeçare? Zgjohet e lumtur kur sheh dritën. Pranon se po humbet forcën dhe dëgjimin. “Por kam një rezervë të mirë librash për të lexuar dhe muzikë për të dëgjuar. Ngrihem me sforcim nga krevati, përshtatem, e pranoj, nuk ankohem”.
Jetëgjatësia? “Mendoj se është një çështje familjare, falë gjyshit që ka jetuar shumë gjatë. Nëse nuk do të kishte qenë ai në pemën gjenealogjike nuk do të isha këtu. Për mua, kjo është e gjitha një çështje gjenesh”.
Përshtati DITA nga Corriere della Sera

Asnje nga keta qe jetojne gjate nuk thote qe ka ndikuar paraja e madhe
Nuk kam vrapuar për të dalë e para… nuk më interesonte të dilja në krye.” O zonjë, të dëgjonin këto militantët tanë sot që po hanë njëri-tjetrin për një karrige drejtori e për të dalë në TV, do e quanin këtë “mungesë vizioni e ambicieje”. Sa e bukur jeta kur nuk i futesh garës me çakejtë!
Sekreti i 103 viteve: Nuk ka parë lajmet e orës 20:00 në Shqipëri, nuk ka dëgjuar politikanët tanë duke ulëritur dhe ushqehet me libra e muzike. Po të jetonte këtu te ne, me stresin e dritave, ujit e faturave, do kishte hyrë në garë pa dashur fare
Shikoje jeten si kjo e jo si Sali pordha.
Mirë që nuk erdhi te ne në Ballkan të bënte ura, se do ia kishin marrë tenderin me 99% të vlerës e do kishin lënë urën pa çariqe!
103 vjeçe, zgjohet e lumtur se sheh dritën, lexon libra dhe dëgjon muzikë… Ndërkohë unë 35 vjeç zgjohem në mëngjes, shoh dritën, më dhimbën shpina, ankohem pse po pihet kafeja e dytë dhe shaj trafikun te Unaza. Respekte zonjës, mësim për të gjithë ne
Edhe pikori i madh Morandi tregonte barcoleta antifashiste nëpër festa…
Jane me te bukura barcaletat me miliarder fashista te Rami Shurrelit
Kjo është eleganca e një brezi që nuk përsëritet më. Të jetosh pa bërë zhurmë, të dish kur të tërhiqesh dhe të gjesh paqe te gjenet e mira dhe te e bukura. Jetë të gjatë e me shëndet Zonjës Clara!
Po Kryeministre e Shqiperise nuk ka qene kjo? Jo per gje po meqe i paska pelqyer piktura.