Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat 21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020.
Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas Eurostat kishte qenë 46%.
Në rajon, të dhënat janë të disponueshme për vitin 2020, kur ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia.
Pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social e ka mali i Zi, me 38%, i ndjekur nga Rumania me 34.4%, Turqia 34%, Maqedonia e Veriut 32.6, Bullgaria 31.7, Serbia 29.8.
Sipas përcaktimeve të Eurostat rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.
Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim.
Në Shqipëri shkalla e privimit material ishte 34.7 % në vitin 2020, çka tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Nëntë kategoritë e primit material janë;
1-Pamundësia për të paguar në kohë këstet e kredisë apo qirasë, blerjet me këste ose pagesa të tjera;
2- Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
3- Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
4- Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 000 lekë të reja;
5-Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
6- Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;
7- Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;
8- Pamundësia financiare për të pasur një makinë;
9- Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në dimër.
Personat që janë të prekur nga katër kategoritë e privimit material janë në rrezik për të qenë të varfër.
Intensiteti i ulët i punës është një nënkategori tjetër për evidentimin e njerëzve të rrezikuar nga varfëria.
Në Shqipëri ky tregues është vlerësuar 34,7% në vitin 2020. intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj).
Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2020 sipas vlerësimeve përbëjnë 11,6%.
Sipas Eurostat në vitin 2020 në BE ishin 96.5 milionë njerëz në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social , që përfaqësonin 21.9% të popullsisë.
Përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (të dyja 28%).
Në të kundërt, përqindjet më të ulëta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Çeki (11%), Slloveni (13%) dhe Finlandë (14%). / Monitor
j.l./ dita


Me shume se gjysma e shqiptareve po e perjetojne varferine. Qeveria Rama me kohe fale politikave te deshtuara ekonomike te nje dhaskali te gjuhes angleze pa kurrfare njohje ne Ekonomi si Ben Ahmetaj, ka bere qe shtresa e mesme te mos ekzistoje me. Sot ne Shqiperi ka te varferuar dhe nje pakice te pasuruar nga lidhjet direkte me pushtetin. Ekonomia shqiptare eshte ne kolaps. Qeveria Rama eshte qeverisja me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria Adil Carcanit.
Dhe me këto lajme te mira qe kundershtojne korin e korbave dashakeqe, ju uroj nje dite te mbare. Qeveria po punon si sahat per te mire e te gjithëve.
Qeveria Rama ka pasur donacionet me te larta nga institucionet nderkombetare financiare dhe vendet e BE dhe Amerikes.Ka pasur efikacitet te larte ne mbledhjen nga banoret te taksave,tatimeve pagesave te ujit,elektrikut,gjelberimit,pastrimit,ajrit etj.Gjithe ketyre te ardhurave te shumta i ka rene me shqelm sepse i ka sherbyer korrypsionit te larte qeverroitar.Ka financuar Koncesione te kota per te mbushur xhepat,si koncesioni i shurres Chek-up,,krejt i panevojshem dhe fantastiko-hajduteror,Koncesioni i mjeteve kirurgjike,kur egziztojne autoklavat neper spitalje,,Koncesioni i Laboratoreve te spitaleve qe ju falen nje greku me lidhje te ngushte me financimet voro-epirote kunder popullit shqiptar. financimet e rrugeve pa bereqet me cmime 10-20 me te larta se BE,pushtimi i trojeve shteterore ne bregdet dhe qytetet kryesore etj,Falja e Detyrimeve Taxore-Tatimore,Elektriku,uji etj per oligarket dhe bisneset rrushvet dhenese te qeverrise,. Te gjitha keto kane varferuar popullin shqiptar dhe po e detyrojne te hiki nga syte kembet.
Wow, sensacion!
Ëllbenia kryeson tabelën. Tani zorr se ja thyejnë rekordin.
Varfëria dhe peshëngritja janë të vetmet sporte, ku Ëllbenia marshon krenare dhe ballëlart, falë largpamësisë së brekushexhinjve dhe politikave të tyre (a)sociale,
Ju pëlqen apo jo, “ShqUpëria që duam” u bë realitet. Ka 9 vite resht që ecën vetëm për pará. Mandatin e katërt kjo qeveri kaq e sukzlsezhme e ka të… karantuar.
Historikisht Shqiperia ka qene vendi e do te jete vendi me i varfer e me injorant jo vetem ne Europe.Fukarallek e hajdutllek i pa imagjinushem ne pergjithesi.Do metet si e tille per shume e shume vite.Duhen breza qe per shkak te levizjeve demografike qe Shqiperia te “qytetrore”
Kur te permiresohet niveli arsimor e kur te rritet koeficenti i inteligjences (vendi 109 ne bote) ka mundesi qe Shqiperia te bej akoma hap para.
ku ka xhami dhe islam ashtu ndodh, popullisite muslimane nuk shquhen per mireqenje gezoni bayromin dhe ramazonin
Pse je kaq gomar ti komentuesi “qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi” ?
Dukesh qarte qe ti je nje kokebosh dru me pre i PD qe shikon gjithe kohen vetem TV Klanin e gomereve pa tru.
Kush e beson kete artikull te revistes fashiste Monitor eshte idiot. Ky artikull eshte propaganda fashiste e PD qe e publikon revista Monitor edhe revista Monitor eshte vegel qorre e PD. Ca mutin duan gazetaret e gazetes Dita qe gjoja eshte e majte qe publikon propaganden fashiste te PD dhe revistes Monitor?
Dihet që kjo qeveri ësht e dështuar. me 90% borxh PBB pa llogaritur PPP. me pak fjal, shteti është deri në gryk me borxhe. jemi të kapur. si do shlyhet borxhi?= dhënien e shqipërisë grekut e serbit. po nuk morën shqiptarët fatin e tyre në dorë dhe po të presin që do ti japë lëmoshë amerika, kështu do ndodhë
Kirteret per te percaktuar varferine apo rrezikun per te qene te varfer me duken pak kontradiktore. Me duket qyfyre qe per te matur ate qe kuptoj une per varferi meret si kriter pasja e nje televizori me ngjyra ose qe u dashka te maresh borxhe ne banke se ndryshe nuk e mat dot. Ose, nese nuk ben pushime larg shtepise (ndoshta ne jug !) rrezikon varferine…! Mendoj se i vetmi kriter i sakte eshte ai i punesimit gjate gjithe vitit. Vetem nese nuk ke mundesi punesimi , sipas meje , rrezikon te gjitha shkallet e varferise.