Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gati të testojë NATO-n”, ‘kryespiuni’ polak: Putin mund të aneksojë pjesë të Suedisë dhe Estonisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Gati të testojë NATO-n”, ‘kryespiuni’ polak: Putin mund të aneksojë pjesë të Suedisë dhe Estonisë
BoteLajmi i fundit

“Gati të testojë NATO-n”, ‘kryespiuni’ polak: Putin mund të aneksojë pjesë të Suedisë dhe Estonisë

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Rreziku i një përplasje direkte ushtarake midis Rusisë dhe NATO-s mbetet konsistent që pasi forcat e Moskës nisën pushtimin e Ukrainës. Perëndimi i druhet një sulmi të befasishëm nga Vladimir Putin dhe investimet miliardëshe në armatime të reja për Gjermaninë dhe krahun lindor të Aleancës e tregojnë këtë.

Javët e fundit anëtarët evropianë të NATO-s kanë paralajmëruar qytetarët se mund të jemi shumë pranë një sulmi të mundshëm rus.

Ndërkohë, sot shefi polak i spiunazhit, Jarosław Stróżyk, ka ngritur alarmin duke thënë se Putin mund të jetë duke përgatitur një operacion në shkallë të vogël në detin Baltik për të testuar kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

- Publicitet -

Sipas Stróżyk, nga sulmi i forcave ruse ka gjasa që Rusia të mund të aneksojë pjesë të Estonisë ose Suedisë.

Stróżyk tha se të gjitha parashikimet në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për një sulm të mundshëm ndaj NATO-s bazohen në disa supozime që vijnë nga agjencitë, pa informacion të plotë. Por zyrtari i inteligjencës në Varshavë e pranoi se Putin tashmë është në gjendje të planifikojë një pushtim në shkallë të vogël.

“Putin tashmë është me siguri i përgatitur për një mini-operacion kundër një prej vendeve baltike, për shembull, për të hyrë në Narvan e famshme [komunë në Estoni] ose për të zbarkuar në një nga ishujt suedez. Ajo që Perëndimi po bën për të mbështetur Ukrainën i tregon atij se në rast të një sulmi ndaj NATO-s, përgjigja perëndimore do të ishte edhe më e madhe”, tha ai për Gazeta Prawna.

Ky paralajmërim i Spiunazhit polak vjen në një kohë kur Varshava ka dhënë dritën jeshile për të pritur armë bërthamore në kufijtë e saj nëse është e nevojshme.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se vendi i tij do të marrë armët bërthamore nëse NATO ia kërkon, për t’iu përgjigjur kërcënimeve të Putinit.

“Rusia po militarizon gjithnjë e më shumë Kaliningradin. Kohët e fundit ajo ka zhvendosur  armët e saj bërthamore në Bjellorusi. Nëse aleatët tanë vendosin të stacionojnë armë bërthamore në territorin tonë si pjesë e ndarjes bërthamore, për të përforcuar  krahun lindor të NATO-s, ne jemi gati t’i pranojmë ato. Unë kam folur për këtë disa herë. Më duhet të pranoj se kur u pyeta për këtë, u shpreha gatishmërinë tonë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Jeff Ibin says:
    May 8, 2024 at 6:20 pm

    Fshati po digjet kurv!a krihet …

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 9, 2024 at 4:32 am

    Po filloj nuk dihet se “kur dhe si” perfundon:

    Po te ndodhe nje perplasje e Rusise me Perendimin
    do shkaterrohet civilizimi qe leshoj rrenje qe ne kohen
    e Greqise se vjeter, perandoris Romake e deri ne ditet tone
    ne te gjithe zonen Euro_Atlantike dhe do ja dhurojme te gjitha
    Kines, pa “ndonje testament ligjor”, sepse “Instiket do provohet”
    do rezultoj se jane me te fuqishme se sa llogjika dhe
    eksperiencat historike, te pakten te tre mije viteve te fundit.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 9, 2024 at 4:48 am

    Besoj se do arrihet nje mareveshje me dinjite per te dyja krahet.

    Kush e ka pergjegjesine?

    Ngjarjet e nje historia te gjate ne shekullin e kaluar cuan ne
    humbje e besimit reciprok dhe gjeneruan frikera qe na sollen
    deri ketu.

    Besoj dhe Shpresoj se do gjendet nje zgjidhje e qendrushme.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 9, 2024 at 4:52 am

    Mendoj se “Grupimi i Zelenskit” i ka luajtur nje loje djallezore,
    I ka mashtruar te gjitha palet dhe mbi te gjithe popullin e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet
  • Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. E on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Abc on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. nastradini on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?