Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetarët e Posaçëm të Prokurorëve të Posaçëm! Kush po intimidon kë?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gazetarët e Posaçëm të Prokurorëve të Posaçëm! Kush po intimidon kë?!
AnalizaLajmi i funditopinion

Gazetarët e Posaçëm të Prokurorëve të Posaçëm! Kush po intimidon kë?!

Published: March 12, 2025
Shpërndaje

Nga Anri Bala

Intimidimi kundër drejtësisë nisi dy ditë më parë, kur mediat anonime të gazetarëve anonimë apo specialë, publikuan artikuj, se Erion Veliaj pagoi gjyqtarin Engert Pëllumbi miliona euro për t’u liruar.

Përse nuk gjen SPAK se kush fshihet pas këtyre portaleve intimiduese e shantazhuese? Intimidim i drejtësisë është lëvrimi i dosjeve në duar gazetarësh, para se t’i shkojnë personit të dyshuar apo avokatëve të tij, që t’i recitojnë studiove pa pasur asnjë formim ligjor dhe bëjnë avokatin e prokurorëve.

- Publicitet -

Dalja e fashikujve të SPAK fillimisht në media pa e marrë i zoti i punës, nuk i bënë Nesti Angoni, një anonim… por një prokuror, OPGJ apo punonjës brenda institucionit. Pse nuk i përgjëjon dhe i lokalizon këto SPAK-u?

Ndërsa baltosja në media e personit nën hetim, përmes Gazetarëve të Posaçëm, me lajtmotivin se brenda në dosje ka prova të mjaftueshme për të dënuar dikë, është intimidim i pastër ndaj gjyqtarit të çështjes, që të ndikohet nga perceptimi publik për subjektin nën hetim dhe të marrë vendime në favor të organit të akuzës.

Intimidimi i drejtësisë bëhet kur nuk është marrë ende vendimi për Veliaj, por lajmet e Gazetarëve të Posaçëm, thonë se është paguar gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi nga kryebashkiaku në këmbim të lirisë. Kurse gjyqtari Erjon Bani,  masën “arrest me burg” e mori në mungesë, kështu që Veliajt iu dha vetëm referimi i masës, e nuk patën mundësi Gazetarët e Zakonshëm të intimidojnë kënd (!)

Intimidim është të përgjosh këdo e kudo pa vendim gjykate dhe pa kriter, përfshirë deputetë apo gjyqtarë të Kushtetueses dhe mos të investohesh as të gjesh një kallëzues anonim, paçka se nesër mund të dalë kallëzues i rremë.

Për gjyqtarin Engert Pëllumbi as kur mori rastin, as gjatë dhe as pas ditës së djeshme nuk pamë ndonjë artikull intimidues në media, nga ana e mediave që mbështesin Erion Veliajn, përveçse tek-tuk ndonjë kritikë pas vendimeve për masat e sekuestrës apo pranimin e provave të reja nga SPAK, që ekspertë të ndryshëm juristë apo gazetarë e vlerësojnë të ndarë, në debatin nëse ka të drejtë gjykata të pranojë prova në një gjyq apeli për masë sigurie, apo jo.

Asnjë nga këta prokurorë që po ankohen sot në gjykatë se po intimidohen nga Veliaj, nuk pati guximin të kërkonte apo të ngrinte pretendime për akuzat dhe shantazhin publik që i bënte Berisha sa brenda institucionit po aq dhe jashtë tij, i rrethuar nga të gjitha televizionet kur i quante organizatë kriminale.

As kur i ofendonte nga ballkoni i shtëpisë, as në rrjetet sociale publikisht… edhe pse këta prokurorët “trima sypatrembur” me ne të tjerët, ia kishin ndaluar  Saliut një gjë të tillë. Nuk kemi as sot një kallëzim nga Dumani për Ilir Metën, që i tha nga salla e gjyqit: “ke për ta mbajtë vath në vesh ti”, e kur e thërriste në media me një fjalor të rëndë me lloj-lloj epitetesh si palaço, dumduman, etj.

Na lind e drejta të pyesim, se kur dhe pse u trimëruan vetëm me Erion Veliajn?!

Dhunuesit e sotshëm të sallave të gjyqeve, me fjalor banal ndaj të dyshuarit, qoftë ky i fajshëm apo i pafajshët, presin nga ne, gazetarët jo të posaçëm, të dashurohemi me ta. Media, për dijeni të këtyre “filozofëve”, ka mision të rreshtohet në anën e viktimës, nëse akuza kthehet në përsekutim.

Erion Veliaj mund të jetë i korruptuar, hajdut, kriminel… qelbësirë siç e thërret prokurori, apo gënjeshtar patologjik, që do të surprizohet nga akuzat e tij (!) Veliaj mund të jetë gjithçka çfarë pretendon organi i akuzës, por jo viktimë e një persekutimi të tillë, ashiqare për ta dënuar e sulmuar në mënyrën më banale, në sallën e gjyqit, edhe pse i lidhur pas hekurave.

Të nuk e bënë qytetarët e Tiranës, ata e kanë bërë qytetarin e tyre të parë. E bënë Prokurorët e Posaçëm. Qoftë pas gjithë kësaj, veç marrëzia dhe babëzia e tyre për karrierë, dhe jo fjalët që po dëgjojmë e lexojmë për të tjera motive që janë jashtë Shqipërisë dhe në kundërshti të plotë kushtetuese me imteresat e saj.

Erion Veliaj, pak po e sigurtë: Me sjelljen aspak profesionale dhe etike të prokurorëve specialë në sallën e gjyqit, sapo ka siguruar një vendim Strasburgu në favor të tij nesër. Atëherë çfarë do të thonë SPAK, Gazetarët e Posaçëm, Nestat dhe portalet anonime hapur enkas për shantazh publik? Më falni, se mos po shprehem dhe unë gabim këtu. Noshta po intimidoj me këtë fjali edhe gjyqtarët e Strasburgut, që nesër të marrin një vendim në favor të Veliajt.

Së fundmi, dikush duhet t’ua sqarojë Prokurorëve Specialë, se media është në detyrën e saj të japë vlerësojë e peshojë në publik gjithçka ata bëjnë e gjithçka ata thonë. Këta fodullë ta harrojnë që do t’i mbyllin gojën medias me frikën e prangave apo me shnatazhet e gazetarëve të tyre të posaçëm.

Drejtësia nuk bëhet në emër të Veliaj! Drejtësia përligj fjalën e lirë të medias dhe opinionit publik dhe kundërshton vullnetin e një prokurorie të investuar për të prezumuar të fajshëm 100% të rasteve nën hetim, në emër të padrejtësisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?