Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi
AktualitetKronike

Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi

Published: November 22, 2026
Shpërndaje

Një grup avokatësh që përfaqësojnë protestuesit e arrestuar nga policia në proceset gjyqësore, arrestime që janë shpallur të paligjshme nga gjykatat, kërkojnë nga Policia e Shtetit që të nisë hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë policët përgjegjës.

Me anë të një letre të hapur për Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Skënder Hita, avokatët Gentian Sejrani, Dhimitër Zguro, Lulzim Tanushi, Dorina Lamaj dhe Ndriçim Çupi, kërkojnë marrjen e masave konkrete për të parandaluar përsëritjen e arrestimeve të paligjshme nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Avokatët argumentojnë se vendimet gjyqësore nuk duhen trajtuar si raste të izoluara apo parregullsi procedurale, por si sinjale që kërkojnë një analizë të praktikave të ndjekura nga strukturat policore gjatë menaxhimit të protestave.

- Publicitet -

Sipas tyre, arrestimet e paligjshme cenojnë jo vetëm lirinë personale të qytetarëve, por edhe të drejtën për tubim dhe lirinë e shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Avokatët theksojnë se gjatë protestave që zhvillohen prej më shumë se 173 ditësh në Tiranë, gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit kanë konstatuar në raste konkrete paligjshmërinë e arrestimeve në flagrancë të protestuesve. Ata i referohen edhe nenit 254 të Kodit të Procedurës Penale, i cili ndalon arrestimin ose ndalimin kur nga rrethanat rezulton se veprimi është kryer gjatë ushtrimit të një të drejte të ligjshme.

Në letër nënvizohet se arrestimi nuk mund të përdoret si instrument për të frikësuar qytetarët apo për të dekurajuar pjesëmarrjen në protesta, ndërsa ndërhyrja policore duhet të mbështetet në fakte konkrete dhe të respektojë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

Bazuar mbi këto parime ligjore avokatët kërkojnë nga drejtori i Policisë së Shtetit të ndërmarrë katër masa konkrete, duke nisur me urdhërimin e një verifikimi administrativ për të gjitha rastet e arrestimeve gjatë protestave që gjykatat i kanë vlerësuar të paligjshme, me qëllim identifikimin e përgjegjësive individuale dhe institucionale.

Po ashtu ata kërkojnë shqyrtimin e përgjegjësisë së punonjësve dhe drejtuesve të policisë që kanë urdhëruar, kryer apo mbikëqyrur veprime të konstatuara në kundërshtim me ligjin nga gjykatat, transparencën për masat e marra dhe rezultatet e verifikimeve administrative dhe udhëzime të qarta për të gjitha strukturat policore për respektimin e lirive themelore gjatë menaxhimit të protestave.

Sipas avokatëve, përgjegjësia e Policisë së Shtetit nuk përfundon me respektimin formal të kuadrit ligjor, por përfshin edhe identifikimin e përgjegjësive për shkeljet e konstatuara dhe marrjen e masave për të mos lejuar përsëritjen e tyre.

“Një polici profesionale nuk duhet ta konsiderojë protestën si kërcënim dhe protestuesin si kundërshtar”, thuhet ndër të tjera në letër, ku i kërkohet policisë që të garantojë të drejtën për të protestuar edhe kur ajo ushtrohet në mënyrë kritike ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Avokatët kërkojnë që katër masat e propozuara të marrin një përgjigje konkrete nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe jo thjesht një reagim formal. Sipas tyre, nuk mjafton që qytetarët të fitojnë në gjykatë pasi u është cenuar liria, pasi detyrimi i policisë është të parandalojë përsëritjen e këtyre shkeljeve.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi
  • Revoltat e të rinjve
  • Një vdekje tragjike, pasqyrë e Shqipërisë së zbrazur
  • Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim publik
  • Raporti dhe një BE si nuk ka qenë

Komentet e Fundit

  1. TIRONA on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim publik
  2. demo on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim publik
  3. Mentori on Revoltat e të rinjve
  4. Mallkimi... on Revoltat e të rinjve
  5. Fjalë me vend on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim publik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?