Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gazetarëve u përgjohen bisedat WhatsApp”, zgjerohet skandali në kanalin Syri, ish-kryeredaktori tregon për “njeriun me çantë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Gazetarëve u përgjohen bisedat WhatsApp”, zgjerohet skandali në kanalin Syri, ish-kryeredaktori tregon për “njeriun me çantë”
KronikeKryesore

“Gazetarëve u përgjohen bisedat WhatsApp”, zgjerohet skandali në kanalin Syri, ish-kryeredaktori tregon për “njeriun me çantë”

Published: July 23, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeredaktori i shkarkuar i kanalit SYRI, që njihet edhe si televizioni i familjes Berisha, ka postuar sot detaje të reja nga ambjenti shantazhues në këtë media, ndërkohë që reagimi nga shoqatat që mbrojnë gazetarët apo nga Federata e zotit Gutierez, vazhdon të mungojë.

“Sqarim i detyruar 1/1: Sa herë që Gazmir Spahia do të hedhë një gënjeshtër infantile ndaj meje në mesin e kolegëve të Syri.net dhe Syri Tv, po aq herë nga unë do të marrë si përgjigje një të vërtetë” – shkruan gazetari Leonard Quku, dhe më pas rendit:

– Sot po i drejtohem zotërisë me 8 pyetje, për cilat shpresoj të gjejë kurajo dhe të përgjigjet:

- Publicitet -

Zoti Gazmir Spahija (Spahia) pse nuk duhej ta merrnin vesh drejtuesit e tjerë dhe kolegët e Syri.net dhe Syri Tv që t’i po më shkarkoje arbitrarisht nga detyra e Kryeredaktorit të Syri.net? Më the në zyrë “mos fol me të tjerët se nuk do merret vesh, ik që tani”. “Askush s’do ta mësojë që po të heq nga puna”. Pse?!

Cila ishte arsyeja e ngutit të pazakontë për të urdhëruar besnikun tënd të IT-së, Aleksandër Lala që të më sekuestronte kompjuterin e punës brenda 3 minutave nga ballafaqimi ynë në zyrën tuaj?

A keni keqpërdorur ju dhe Aleksandër Lala materialet dhe të dhënat e mia personale që ndodheshin në kompjuter? Dhe pse, materialet e mia nuk më kthehen pas edhe sot e kësaj dite?

A u sekuestrua kompjuteri im për të fshirë programet tuaja të përgjimit të cilat unë i kisha detektuar me kohë dhe jo pa qëllim ngacmoja me batuta Aleksandër Lalën kur shfaqej me valixhen e tij në orët e vona të pasdites: “Hë, paskit material për të mbledhur sot”?

A e dini që përgjimi i telefonave të gazetarëve, përgjimi i WhatsApp-it, dhe kompjuterave të tyre me recording software, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale? A është kjo një strategji e juaja për të shtrënguar, shantazhuar dhe kërcënuar gazetarët?

Përse urdhërove të fshihej account-i im i lajmeve me full acces-in e administratorit të panelit të webit me aq urgjencë teksa unë sipas ligjit isha ende punonjës i Syrit dhe njëkohësisht de jure Kryeredaktor në detyrë? Dhe pse duhej të fshihej çdo memorie lidhur me emrin tim te Syri?

Zgjidhja më e thjeshtë e përkohshme për ju do të ishte ndryshimi i password-it përmes webmaster-it përgjegjës dhe më vonë në një moment të dytë, rrjedhimisht, fshirja e user-it ose bërja e tij ‘hide’.

Për çfarë motivesh u nxor jashtë funksionit nga Aleksandër Lala, karta ime e check in dhe check out e cila përdoret te dera?

Kush nga njerëzit e pushtetit ua jep garancinë e paprekshmërisë ju kur shkelni me të dyja këmbët Kodin e Punës? Cili institucion shtetëror ua rreh shpatullat të diskriminoni gazetarët, t’i përbuzni, t’i intimidoni, t’i përgjoni dhe t’i persekutoni barbarisht?

***

Kur të gjitha këto i bëhen Kryeredaktorit të medias dhe nuk i jepet asnjë shpjegim, asnjë rrethanë, imagjinoni çfarë iu është bërë gazetarëve në të kaluarën dhe çfarë iu bëhet aktualisht. Halli të bën të heshtësh, sigurisht, askush s’ka asgjë të sigurt – sepse të flakin në rrugë, nuk ke ku të ankohesh, nuk ka institucione, nuk ka aktorë që të bëhen zëri yt fuqizues.

Në Shqipërinë e 2023 gazetarët janë shtresa më e persekutuar, me paga qesharake që nuk deklarohen ose deklarohet vetëm 1/3 e saj, me siguracione që nuk paguhen, me orë pune të stërzgjatura që sërish nuk paguhen.

Mirëpo, si të mos mjaftonin këto, të flakin edhe në rrugë e drejtuesit bëjnë cubin: “Shko ku të duash dhe ankohu, shko gjeje të drejtën nëse e gjen, ne s’na rruhet shumë”!

A ka më zi se kaq?

Dhe ndërkohë ne flasim për Shqipërinë te dera e BE, “mbretëreshën” e turizmit, për satelitët në orbitë që filmojnë karkalecat dhe mushkonjat, për liderin global, e deri te hallet personale të Doktor Sali Berishës me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe! Faik Konica nuk jeton më, por ka lënë të gjallë një frazë lapidare: “Ah Shqipëri…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
  • Minstri Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 33 vatra, 8 ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Keta jemi ky eshte niveli on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  2. Konfuzion si popull on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  3. Ela on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. demo on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. demo on Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?