Gazetari amerikan Guy Lawson, është autor i librit “Armët dhe çunat” ku flitet për Gërdecin. Ai fitoi gjyqin pas një padie së Shkëlzen Berishës. Në këtë intervistë me gazetaren e njohur Rudina Xhunga, ai thotë se ka një mënyrë për të rihapur hetimin, nëse ka vullnet real për drejtësi në Shqipëri.
Ai u pyet gjerësisht edhe për Trebickën për të cilin beson se është vrarë. E përfundon intervistën, me një apel për publikun shqiptar dhe gazetarët: “As qeveria shqiptare e djeshme dhe e sotme, as qeveria amerikane nuk janë të interesuara të dalë e vërteta. Madje as Hollivudi që ka bërë një komedi të zezë mbi rastin. E as vetë New York Times” .
“Vetëm njerëz që e duan Shqipërinë, mund ta shpëtojnë të vërtetën e kësaj ngjarjeje, thotë gazetari në intervistën, pjesë nga e cila janë botuar në DITA:
Z.Lawson, një ministre në Tiranë, para pak kohësh, ua sugjeroi librin tuaj anëtarëve të Parlamentit shqiptar…
– Ju keni një sistem qeverisës të korruptuar dhe të thyer. Zyrtarët nuk kanë mbajtur ndonjëherë përgjegjësi për aktet e tyre, përfshirë këtu edhe vrasjen e dhjetëra njerëzve në shpërthimin, që është përshkruar në këtë libër.
Kur Edi Rama ishte në opozitë u bë shumë zhurmë që të bëheshin hetime për çështjen AEY dhe hetime për shpërthimin që vrau kaq shumë njerëz. Duke parë korrupsionin që ishte kaq shumë i përhapur gjatë asaj kohe dhe duke parë kontratën me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, nuk po shoh të jetë bërë ndonjë gjë.
Kështu që do të thosha se ministrja më shumë se të sugjerojë librin, ajo në të vërtetë mund të marrë hapa për të bërë përgjegjës zyrtarët për atë që ndodhi. Vetëm nëse bëni diçka e tillë, nëse thyeni këtë zinxhir korrupsioni, mund të filloni të përparoni vërtetë drejt një qeverisje të përgjegjshme.
Si mendoni se mund të rihapet hetimi për Gërdecin?
– Mendoj se duhet të rihapin hetimin për vdekjen e Kosta Trebickës.
Çfarë dini ju për vrasjen e Kosta Trebickës?
– Di që Kosta Trebicka vdiq në rrethana shumë të dyshimta, di se nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim apo përpjekje reale dhe të sinqertë për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë di se ai kishte zemëruar shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe Kryeministrin në atë kohë, ministrin e Mbrojtjes dhe shumë njerëz të tjerë brenda njësive të krimit të organizuar që rrethojnë qeverinë shqiptare.
Pra, kishte shumë armiq atje dhe shumë armiq të tjerë në qeverinë amerikane, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Departamentin e Drejtësisë në Majemi. Ai kishte zemëruar shumë njerëz.
Pra, ideja se makina e tij papritur u përmbys dhe ai vdiq në një “aksident”, fakti se kurrë nuk u bë një hetim dhe se familjes së tij, me aq sa di unë, i është kërkuar të heqin dorë, pak a shumë kërcënuar, më bëjnë të mendoj se ku ka tym, ka zjarr, ose të paktën ka sugjerim për zjarr.
Djali i ish kryeministrit Berisha përmendet kudo në librin tuaj. Çfarë faktesh gjetët ju për përfshirjen e tij?
– Djali i ish-Kryeministrit u takua me çunat kur ata ishin në Shqipëri, për të rregulluar shpërndarjen dhe ripaketimin e këtyre municioneve me një çmim që ishte dyfish i çmimin që qeveria shqiptare po i merrte.
Qeveria shqiptare po i shiste municionet rreth 2 cent, për një kompani tjetër për rreth 4 cent, dhe më pas çunat e blinin për rreth 8 cent. Pra, çfarë ndodhi me ato pará? Implikimi është i qartë; djali i Kryeministrit, ndoshta edhe vetë Kryeministri, sigurisht Ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, po përfitonin paratë, të cilat i dërguan në një kompani në Qipro dhe më pas u zhdukën.
Sa e informuar ishte Ambasada Amerikane në Tiranë në lidhje me Gërdecin?
– Ata deklaruan se nuk kishin dijeni dhe kjo është një deklaratë qesharake dhe e turpshme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ishte duke ndihmuar me një plan zhvillimi për çmilitarizimin e gjithë rezervave të armëve, përpara se Shqipëria të pranohej në NATO; ata dinin gjithçka rreth asaj që po ndodhte, sa i përket municioneve.
Pra, ideja se për këtë situatë ata nuk dinin asgjë, është absolutisht absurde. Kam folur me ekspertë në Shqipëri në atë kohë, duke përfshirë edhe zyrtarë shumë të lartë, që më treguan se sigurisht ata e dinin se mund të ndodhte diçka e tillë. Dhe sugjerimi në librin tim është se ekziston mundësia që ata po mbyllnin njërin sy dhe mbase po bënin pará, të paktën disa prej tyre.
Ka dëshmi që tregojnë për pasjen njohuri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në lidhje me origjinën e municioneve që AEY po blinte nga Kompania Shqiptare e Mbrojtjes, MEIKO. Ka gjithashtu pretendime nga njerëz të brendshëm me njohje serioze në industrinë e armëve në Shqipëri, se zyrtarët amerikanë, kishin mbyllur njërin sy në lidhje me operacionin në Gërdec.
Zbulimi i këtij informacioni, do të dëmtonte potencialisht marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Kjo është arsyeja pse u mbajt konfidencial. Por kjo është e vërteta; populli shqiptar meriton të vërtetën. Ato familje që humbën të dashurit e tyre, meritojnë të vërtetën. Fshehja e së vërtetës nuk i bën mirë askujt.
– A mendoni se njerëzit do ta kenë të vërtetën një ditë?
– Pyesni Edi Ramën.
Një pyetje nga, vëllai i një fëmije 6 vjeç të vrarë në Gërdec: Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar 5 vjet nga gjykata e apelit, si përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit, është tani azilant në Amerikë. Luan Hoxha, sipas një kabllogrami të SHBA, raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të Kryeministrit. Kjo u mohua më pas. Si është e mundur që SHBA pranoi kërkesën e tij për azil?
– Kjo jo vetëm është e mundur, por edhe bën shumë sens në qoftë se e shikon nga këndvështrimi i amerikanëve. Të gjithë njerëzit në pushtet, kur Gërdeci shpërtheu, kërkuan që problemi të largohej.
Ata nuk donin të bëhej një hetim serioz dhe nuk donin të zbuloheshin lidhjet me Ministrin e Mbrojtjes, djalin e Kryeministrit dhe ndoshta edhe vetë Kryeministrin. Brenda Ambasadës Amerikane në Tiranë kishte të dhëna, se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të projektit të demilitarizimit në Gërdec dhe se çdo hetim për ta zbuluar atë do të rrezikonte marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi populli shqiptar do të merrte vesh se çfarë po ndodhte realisht.
Dhe kështu, kur Shefi i Shtabit kërkoi azil, gjëja më evidente që mund të bënin Shtetet e Bashkuara së bashku me qeverinë shqiptare, ishte ta pranonin kërkesën e tij dhe ta nxirrnin atë jashtë vendit.
Unë e di që ai jeton këtu, kam tentuar ta gjej, por pa sukses, por edhe në qoftë se e gjej, nuk mendoj se do të fliste. Nga ajo që kam kuptuar dhe nga çfarë më kanë thënë burimet e mia, ai është shumë i frikësuar.
Pra, ajo që dua t’i them vëllait të djalit është: faleminderit që e ke lexuar librin. Shpresoj të mund të bëjmë diçka për të zbuluar të vërtetën, por realiteti është se si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria amerikane, të dyja ndajnë interesin për ta mbajtur atë sekret.
Dua të rikthehem përsëri tek ajo çfarë keni zbuluar ju për përfshirjen e Ambasadës Amerikane në çështjen Gërdeci?
– Unë nuk e kam fuqinë për t’i detyruar njerëzit të flasin; në Amerikë ti i nxjerr njerëzit përpara një gjykate apo një trupi gjykues dhe i kërkon të thonë të vërtetën. Unë jam gazetar, por ajo që kam arritur të zbuloj është se ka pasur, të paktën, dyshime nga zyrtarë të lartë brenda Ambasadës Amerikane për zyrtarë të tjerë të lartë në Ambasadë, të cilët ndoshta morën pará për të mbyllur një sy, ndërsa në Gërdec vazhdonte aktiviteti.
Mos harroni, në dukje kjo ngjante si një ‘krim’ i parrezikshëm, se qeveria shqiptare ishte e detyruar të hiqte qafe një sasi të madhe tepricash municione dhe armatime, si kusht për t’u bashkuar në NATO. Fishekët do të çmontoheshin në Gërdec për t’u paketuar më pas dhe për t’i shitur në tregun global të skrapit për pará. Pra, dukej si një mënyrë për të nxjerrë ca pará, por problemi është se duhej bërë në mënyrë të sigurt dhe ata nuk e bënë. Kështu shumë njerëz vdiqën dhe ata e mbuluan. Është fare e thjeshtë.
Pra, pyetja është, a ishte qeveria amerikane apo ndonjë zyrtar i lidhur me qeverinë amerikane, në dijeni, apo edhe i përfshirë në atë që po ndodhte në Gërdec? Unë kam prova që tregojnë mundësinë e përfshirjes, por besoj se kjo kërkon një hetim të vërtetë me fuqitë e qeverisë për ta zbuluar.
A ishte i përfshirë ambasadori Withers?
– Ai nuk pranoi të fliste për këtë, në diktofon, sepse nuk dëshironte të ishte i përfshirë në ndonjë mënyrë në këtë libër, por mund t’ju them se nuk kam gjetur asgjë për të, në kërkimin tim. Unë gjithashtu besoj, dhe mendoj se është e drejtë të thuhet, se ai ndjehej keq për atë që ndodhi në Gërdec dhe do të donte të ndihmonte Shqipërinë të çlirohej nga kjo kulturë korrupsioni. Kështu që nuk e shoh atë si dikë të përfshirë.
Mund t’ju tregoj një histori. Ndodhi që një reporter i New York Times, erdhi në Tiranë në vitin 2008, pasi Kosta Trebicka kishte folur për New York Times. Gazetari shkoi për të intervistuar ministrin e Mbrojtjes, Mediu, në Ministrinë e Mbrojtjes. Mediu mendoi se ky do të ishte një moment ku ai do të shfaqej në gazetën New York Times dhe mendoi se do të fliste për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO etj.
Ata filluan intervistën dhe gazetari menjëherë i tha se kishte dijeni për lidhjen e tij me AEY, se ishte në dijeni që fishekët bliheshin për 2 cent dhe shiteshin për 4 cent dhe e pyeti se ku kishin shkuar ato miliona dollarë nga diferenca e tyre.
Ministri Mediu e pa çuditshëm, bërtiti e ulëriti. E gjithë kjo është filmuar nga një kameraman i ri shqiptar që punonte në Ministri. Atë natë Mediu, kërkoi një takim me ambasadorin Withers. Ajo që ndodhi në atë takim është subjekt i disa polemikave, por e sigurt është se ndodhi një gjë; Mediu urdhëroi që të gjitha municionet e kalibrit të vogël AK-47 në aeroportin e Tiranës të zhvendoseshin, në mënyrë që kur gazetari i New York Times të shkonte të nesërmen, të mos i gjente.
Ato u zhvendosën gjatë gjithë natës dhe e dini se ku përfunduan? Në Gërdec, sepse Gërdeci ishte një vend ku mund të fshihje çdo gjë. Pra, ky është një nga rastet ku mund të them se ambasadori Withers kishte dijeni se ministri i Mbrojtjes, në mënyrë aktive, po përpiqej të mashtronte dhe të fshihte këtë gjë nga New York Times.
Si gazetar nuk mendoj se është e përgjegjshme të nxjerrësh konkluzione, kur nuk mund ta bësh dot, por ka më shumë se një dyshim se brenda ambasadës kishte përfshirje. Në rast se ambasadori nuk merr masa specifike, kjo nuk do të thotë se Ambasada nuk është në dijeni për atë që po ndodh.
Po kush ishte i përfshirë atëherë?
– Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Mbrojtjes. Kemi miliona dollarë të zhdukur nga çmontimi i një grumbull municionesh të tepërta, kemi 26 civilë të vrarë; keni një njeri, Kosta Trebickën, i cili i tregoi të vërtetën pushtetit, që e çoi të vërtetën tek New York Times dhe më pas në Pentagon, e në fund tek Departamenti i Drejtësisë në Amerikë dhe asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte për të vërtetën.
Në fakt, kjo iu kthye për keq atij. Pra, ajo që dua të them është se struktura e korruptuar politike në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë amerikane në lejimin e atij korrupsioni, bënë që zyrtarët shqiptarë nuk mbajtën përgjegjësi dhe individë të caktuar dolën të fituar nga kjo skemë multimilionë dollarëshe.
– Po njerëzit e përfshirë nga Ambasada Amerikane, çfarë përfituan ata?
– I kam emrat, kam edhe dokumente dhe do isha i lumtur t’ia tregoja dhe jepja ato qeverisë shqiptare në qoftë se, do të bëhej një hetim serioz për këtë çështje dhe do isha i lumtur të bashkëpunoja me ta.
Siç doli, pasi libri u botua, botuesi im tha qysh në fillim se ky material ishte shumë specifik për Shqipërinë për t’u publikuar, me emra specifikë dhe ishte i rrezikshëm publikimi i tyre për shkak të procedurave federale këtu në Shtetet e Bashkuara.
Pra, konteksti në të cilin unë mund ta ndaj këtë informacion, do të duhej të ishte për një Gjykatë, në një hetim serioz. Prandaj nuk mund t’i jap emrat, gjithsesi edhe po t’i jepja nuk do t’ju ndihmoja. Çështja është se ka njerëz brenda qeverisë amerikane të cilët ndjejnë se ka më shumë se një sjellje të dyshimtë në lidhje me mënyrën dhe rendin, në të cilën këto municioni shiteshin dhe çmontoheshin.
Si çdo mafie, dukej sikur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po e bënte për përfitimin e vendit, ndërkohë që po e bënte për përfitime personale.
Ju dini më shumë se kaq, ju i keni emrat, por nuk mund t’i thoni ato?
– Nuk po përpiqem t’ju mbaj larg nga kjo. Unë e di që ju doni emra, emra, emra, por kjo është më e komplikuar se kaq. MEIKO ishte një kompani shqiptare armësh, e cila shiste fishekë për 2 cent në një kompani në Qipro, që i sheste këto municione, AK-47, për 4 cent secilin fishek.
Por ju e dini që bëhej fjalë për qindra mijëra fishekë. Atëherë çfarë ndodhi me diferencën mes 2 dhe 4 cent? Bëhet fjalë për miliona dollarë dhe ato thjesht u zhdukën. Ky ishte një korrupsion i qartë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është mbajtur fshehur dhe zyrtarët e përfshirë fituan imunitet; populli i Gërdecit nuk ka marrë ende asnjë drejtësi dhe populli shqiptar nuk do ta marrë vesh se në çfarë lloj shoqërie po jeton, sepse zyrtarët, si brenda qeverisë së Berishës dhe tani, me ç’duket, brenda qeverisë Rama, nuk po thonë të vërtetën.
Asgjë nuk fshihet dot përgjithmonë. Mendoni se faktet do të dalin një ditë?
– Nevojitet guxim për t’i bërë ballë. Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë.
Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickës dhe vdekjes së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve.
Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisjeje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët.
Nevojitet diçka më shumë nga vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij. Shkoni pyesni pse nuk keni nxitur të hapet një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka?
A mund të më thoni diçka në lidhje me politikanët shqiptarë të përfshirë në Gërdec, që nuk i keni përfshirë në libër, pasi nuk kishin interes në Amerikë?
– Nuk është se nuk kishin interes, por ato ishin shumë specifike për Shqipërinë për t’u botuar, besoj se më kuptoni. Gjithsesi, pjesa më e madhe e këtij informacioni lidhej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu.
Vajza e tij studionte në një shkollë në Teksas, ku taksa vjetore ishte 40.000 dollarë, ndërkohë e gjithë paga e ministrit ishte 20.000 dollarë në vit. Pra, më thoni se si ishte e mundur?
Ministri i Mbrojtjes Mediu vinte gjithmonë në Shtetet e Bashkuara për Mëngjesin e Lutjeve, një lloj ceremonie ku republikanët konservatorë dhe disa demokratë mblidheshin për t’u lutur për të ardhmen në botë dhe Mediu hiqej si i krishterë. Kur u takua një herë me ambasadorin Withers, ambasadori duke menduar se Mediu ishte i krishterë, i kërkoi atij të thoshte një lutje. Të gjithë zyrtarët shqiptarë filluan të qeshnin sepse, në thelb, ata luanin lojën me politikanët amerikanë duke bërë nga këto gjëra për t’i kënaqur ata, por në fakt ky ishte mysliman.
Kjo tingëllon si një shaka, por duhet të kuptoni se Shqipëria ka një situatë shumë të dobët ligjore. Unë nuk e di nëse e vërteta do të dalë, por Shqipëria, si anëtare e NATO-s, si një vend që po përpiqet të jetë pjesë e Evropës, ka nevojë të krijojë rrugën e vet dhe të mos jetë frikacake nën hijen e Amerikës.
Unë shpresoj që shqiptarët të përpiqen t’i detyrojnë njerëzit si Edi Rama të mbajnë fjalën e tyre dhe të mbështesin viktimat e Gërdecit.
Mos e prisni nga jashtë ndihmën. As Hollivudit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as New York Times-it nuk i bëhet vonë. Njerëzit që e duan vërtetë Shqipërinë dhe gazetarët si unë e ti janë ata që duhet të ushtrojnë më shumë presion që e vërteta të dalë.
Intervistoi Rudina Xhunga
E SHIKONI O PELLAZGE SE SI ANALIZON TRURI KUR NUK SHEF PROPAGANDEN E MAFIOZEVE SHQIPTARE.
E THOTE DHE AMERIKANI VETE ASKUJ NUK I RRUHET, KUSHDONQE MENDON SE QEVERIA MENDON PER POPUJT ESHTE IIIDDDIIIOOOTTT!!!
Hapni syte e mendjen per vete!
Cuditem si e keni lene kete dritare komentesh pa mbyllur!
Jo per gje,,por interesi per gazeten ne internet shton edhe interesin per gazeten print.
Ca miqte e mij jane shume te interesuar te gjejne gazeten e dt.20 per shkrimin e Jovan Bizhutit per Kongresin e Lushnjes.
Vete e dini,derisa i keni mbyllur te gjitha kuadratet e komenteve.
Ti MatriX je nje zagar i MatriXit edhe keete e tregove ne ate artikullin per rrogat ku vetem Aleksandri i Madh tha te verteten kurse ti haje mut si te gjithe komentuesit e tjere llapaqene.
Ky eshte ai artikulli:
https://gazetadita.al/kemi-pagat-me-te-uleta-por-cmimet-e-ushqimeve-jane-nder-me-te-lartat-ne-rajon/
Ky eshte ai artikulli:
gazetadita.al/kemi-pagat-me-te-uleta-por-cmimet-e-ushqimeve-jane-nder-me-te-lartat-ne-rajon/
Kjo sojegon faktin pse SHBA nuk heton kryeministrin Edi Rama dhe bedelet e tij shqyptaro-amerikane qe korruptuan shefin e FBI per te goditur opoziten shqyptare me parate e nje oligarku rus te Putinit qe Edi Rama i ka falur fushat e naftes
KJO TREGON SE SHBA I KONSIDERON SHQYPTARET SI NJE FIS KANIBALESH ZULU DHE NUK I PLAS FARE SE CFARE NDODH ME POPULLIN TONE
Kete e thote edhe gazetari amerikan, por kete e tha edhe ambasadori Arvizu kur bashke me cinikun John Kerry donin ta mbushnin Shqypnine me Armet Kimike te Asadit me bekimin prape te Edi Rames duke mashtruar dhe duke i paraqitur si “karamele bamiresie”
NE CILE BRIME MIU JE FSHEHUR AMBASADORJA E PANERUME KIM?
sepse:
Reforma ne Drejtesi e reklamuar me buje nga ju ne Shqypni doli nje MUT i madh
SPAK i reklamuar nga ju si shkopi magjik i Drejtesise shqyptare doli nje MUT i madh
Kryeministri korruptues i FBI, Edi Rama qe ju e keni perkrahur doli nje MUT i madh
Shteti shqyptar qe ka denigruar autoritetin e SHBA ne Bote doli se eshte nje MUT i madh
FBI qe u korruptua nga Shqypnia dhe qe kercenoi sigurine kombetare eshte nje MUT i madh
Gazetari amerikan Guy Lawson eshte shume perpara mediave ne Amerike dhe ne Shqiperi ne thenien e se vertetes per Gerdecin por perseri nuk guxon te kaloje Vijen e Kuqe..
.
Edhe nje person qe ka njohuri modeste per vleren e armatimit shqiptar ne 19991-1992 e thote me saktesi se vlera e tyre e shiteshme ne cmim minimal ishte rreth 50 miljard dollare..Ku shkoi ??.
.
Kam bindje se kjo GOLD ELDORADO nese hapen letrat jane perlyer dhe kupolat administrative te Washit & Brukselit..dhe jane pikerisht euro-atllantikasit qe kane frike nga Salihi Krimineli I Tyre se nese I prekin nje qime ai eshte gati te shkaktoje cunam ne brigjet e Atllantikut….pa harrur dhe MAJKOT E PS qe I kane ngjyer gishtat ne pislliqet e armatimit..dhe sabotojne cuarjen deri ne fund te prangosjes se krimineleve
.
D o te doja te komentoja akoma per vrasjen mafjoze te Kosta Trebickes..te raportimit te kryegjeneralit Luan lepur Hoxha te ambasdori amerikan dhe polici Vixhinias qe e mbuloi kete krim.. por nuk jam I sigurte se botohet pasi jane me spec dhe Dita ka filluar censuren..
Edi Rama eshte lojtar.
Edi Rama eshte njeri me NORMA-thone burgaxhijte.
A.Neza eshte 007 i Sigurimit te shtetit,eshte 007 i FBI,eshte mik i Azem Hajdarit,Eshte keshilltar i Sali Berishes,Eshte Nderlidhes i Edvin Rames.
Duckia eshte kusheri i pare i Ilir Metes,eshte zv.minister i Berisha-Meta,eshte keshilltar i Edvin Rames,eshte ndermjetes i FBI per bisneset ne Qeveri.
Jane njerez me norma.Politika ka punen e vet,bysnesi ka punen e vet.
Ducka ne afera 100% me Ramen por…eshte kusheriri i Ilir Metes! Ja kjo eshte alibia e avokatise qesharake qe kerkojne ti sajojne Rames zhytur koke e kembe ne fekale korruptive!
IKNI ME VRAP O AMERIKANE SE PO VIJNE BARBARET SHQYPTARE!
Ky eshte nje film i vjeter komedi qe po rishfaqet ne SHBA me nje sukses te papare. Edi Rama ka aktivizuar gjithe jashteqitjen enveriste nga kanalet e Sigurimit te shtetit per te shpetuar imazhin e kryeministrit rezil shqyptar qe ka arritur te korruptoje kreun e FBI amerikane, nje gje qe nuk e beri dot as Rusia Bolshevike as Kina Komuniste, as Irani Islamik, kete mision te pamundur e beri Edi Rama nga Surreli, djali i Kristaqit, Killerit te Enverit qe nuk ka kerkuar falje kurre per krimet e komunizmit dhe e gjithe kjo jashteqitje enveriste qe nxorri Edi Rama nga kanalet e Sigurimit te Enverit per te mbrojtur rezilin e vet hedh ne media brockulla dhe llogje idiote duke genjyer dhe mashtruar publikun per borxhin 225 mije dollare qe shefi i FBI i mer CASH nje breke-cjerri dhe kokpalari tropojan Agron Neza te papune ne SHBA, sepse ne SHBA nje nenpunes federal nuk mund te mare borxh as CASH dhe as me banke kjo ceshtje nuk eshte deklarim, por perben krim federal qe denohet nga ligji, me vone kur “borxhi” qe dha i papuni, sigurimsi Agron Neza per kreun e FBI u pa qarte se nuk piu uje, bedelat e Edvinit ne media hodhen argumentin tjeter akoma me idiot, se shefi i FBI erdhi ne Shqypni si Al Capone per te zbuluar agjente ruse te Lulzim Bashes dhe per kete qellim patriotik u takua me patriotin Edi Rama dhe ne fund hidhet ne media justifikimi qe i ve kapak idiotesise shqyptare se Edi Rama nuk eshte akuzuar nga Drejtesia amerikane, por kjo bie ndesh dhe nuk ha pyka llogjike per precedentin e Presidentit Ilir Meta, qe sekretari i tij, Almir Rrapo ja zbuloi te gjitha aferat mafioze kusare dhe vrastare ne FBI dhe jo vetem nuk eshte akuzuar akoma nga Drejtesia amerikane dhe akoma nuk eshte shpallur persona Non Grata nga DASH,
QYSH KESHTU?
Sepse amerikaneve nuk u intereson fare Shqypnia enveriste dhe se shqyptaret shikohen ne SHBA si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe mund madje te helmohen dhe asgjesohen me Armet Kimike te Asadit qe John Kerry dhe Obama deshen t’i depozitojne ne Shqypni pa menduar fare per pasojat ndaj popullates duke i reklamuar si “karamele bamiresie” me bekimin po te ketijk ryeministri megalloman dhe mafioz qe ka korruptuar edhe FBI per interesin e pushtetit te tij po,itik
I nderuar Gazetar:Rrugët për të ndar Shqipërinë nga të KRIMINUATIT,KORRUPTUARIT,,MAFIEA,SHPIFSIT,VJEDHSIT,VRASIT..32 vjeçare në Shqipëri dihen:
1.Futja në burg e politikanve 32 vjeçar që kan vjedhur e vrarë të faktuara me ZË E FIGURË me dosje e vidio që rrin në sirtar të drejtësisë.. që ndodhen edhe te çdo AIFON I ÇDO QYTETARI që di të hapi Fb,Yutube..!
2.Dhe këtë e bën DREJTËSIA që në Shqipëri është TREDHUR NGA S.RAMBERISHA që në 1992 me kursin 6 mujor sipas doktrinës së tij ANTI SHTET..” Hani,Vidhni sa të doni dhe mua mos më ngacmonin.. ”
-Ndaj,Pasuria Kombëtare e 46 viteve prej 350 mild.$ u Shit,Vodh,Shkatërrua si në asnjë vënd tjetër të botës.
-Që nga qeverisja e parë 1992 asnjë HAJDUT E VRASËS i nivelit të lartë nuk u dënua dhe ti SEKUESTROHEJ PASURIA E VJEDHUR.Kjo vazhdon edhe sot 2023.Ndaj njërzit po ikin se nuk kan asnjë shpresë te DREJTËSIA E KAPUR NGA SB DHE OPOZITA BANDË HAJDUTE E VRASTARE TË 20.000 njërzve 1991 Shkodër e 2021 Elbasan,Me në krye 2 personazhet më të korruptuar në Shqipëri,Ballkan & Europë Sb & Im..FATKEQSI KOMBËTARE.
3.SHBA+BE që morën përsipër të bëjnë DREJTËSINË E RE..Dështuan përfundimisht.Pasi 85-90 % e Drejtësisë është e korruptuar..DEGJENERUAR..dhe i mban syt nga kriminelët kush paguan më shumë për ta nxjerr nga burgu me €,$..
▪︎ Kështu,jan Bashkuar kundra popullit fukara: HAJDUT+KRIMENEL+ POLITIKAN= AntiShqipëtar.
I nderuar Gazetar Amerikan:Rrugët për të ndar Shqipërinë nga të KRIMINUARIT,KORRUPTUARIT,,MAFIA,SHPIFSIT,VJEDHSIT,VRASËSIT..32 vjeçare në Shqipëri dihen:
1.Futja në burg e politikanve 32 vjeçar që kan vjedhur e vrarë të faktuara me ZË E FIGURË me dosje e vidio që rrin në sirtar të drejtësisë.. Por që ndodhen edhe te çdo AIFON I ÇDO QYTETARI që di të hapi Fb,Yutube..!
2.Dhe këtë e bën DREJTËSIA që në Shqipëri është TREDHUR NGA SALI RAM BERISHA që në 1992 me kursin 6 mujor sipas doktrinës së tij ANTI SHTET..” Hani,Vidhni sa të doni dhe mua mos më ngacmoni.. ”
-Ndaj,Pasuria Kombëtare e 46 viteve prej 350 mild.$ u Shit,Vodh,Shkatërrua si në asnjë vënd tjetër të botës.
-Që nga qeverisja e parë 1992 asnjë HAJDUT E VRASËS i nivelit të lartë nuk u dënua dhe ti SEKUESTROHEJ PASURIA E VJEDHUR.Kjo vazhdon edhe sot 2023.Ndaj njërzit po ikin se nuk kan asnjë shpresë te DREJTËSIA E KAPUR NGA SB DHE OPOZITA BANDË HAJDUTE E VRASTARE TË 20.000 njërzve 1991 Shkodër e 2021 Elbasan,Me në krye 2 personazhet më të korruptuar në Shqipëri,Ballkan & Europë Sb & Im..FATKEQSI KOMBËTARE.
3.SHBA+BE që morën përsipër të bëjnë DREJTËSINË E RE..Dështuan përfundimisht.Pasi 85-90 % e Drejtësisë është e korruptuar..DEGJENERUAR..dhe i mban syt nga kriminelët kush paguan më shumë për ta nxjerr nga burgu me €,$..
▪︎ Kështu,jan Bashkuar kundra popullit fukara: HAJDUT+KRIMENEL+ POLITIKAN= AntiShqipëtar.
▪︎SHQIPËRIA NË RREZIK.
Ha-ha-ha-ha, Pentagon – Ministria Mbrojtjes shqiptare – Gerdeci – Roland Trebicka- 2 centeshi per plumb – miliona dollare te ndare midis amerikanve e shqiptarve – plumba kineze te ndaluar me ligjin amerikan- Afganistan – Demokracia e importuar – Drejtesia perendimore – neokolonializmi – republike bananen – drejtues lekiste – popull me goje te mbyllur …. Vetingu u kry bace!… Ha-ha-ha-ha…
KUSH ESHTE TRADHETARI ME FAMOZ EDI RAMA PREJ SHQYPNIE APO MCGONIGAL PREJ FBI-E?
Edi Rama eshte kryeminister i Shqypnise me shume lidhje nderkombetare, Bota e beri shef te OSBE dhe ai shkoi me bedelet e tij ne Ukraine dhe i dha kurajo Zelenskit si te luftonte komunistet e Putinit, kur ne vendin e tij nuk ka kerkuar falje per krimet e familjareve te tij killera te Enverit dhe as per krimet e komunizmit ne Shqypni, nga ana tjeter Edi Rama doli ne arenen nderkombetare me idene e Ballkanit te hapur duke i falur Vucicit Veriun e Kosoves bashke me Hashim Thacin vetem per te shpetuar Hashimin nga Drejtesia, ky gjigand shqyptar me pas shkoi ne Strasburg dhe i shastisi europarlamentaret e BE me fjalime lideri duke valavitur raportin e Dic Marty si nje leter bythe te perdorur me arrogance halabaku pa asnje llogjike elementare per forumin dhe rrezultati ishte mjaft tragjik, Edi Rama perhapi me median e tij bedele se do te zgjidhej Shefi i NATOS dhe krjoi pershtypjen se ishte nje lider si Kashei i Pamposhtur, por cfare ndodhi sapo plasi skandali McGonigal piramida e gjigandit Rama Ramsi ra dhe u shkaterrua sikur te ishte prej rere dhe Bota filloi ta tregoje me gisht si “Al Capone albanezi” qe arriti te korruptoje dhe mashtroje FBI dhe amerikanet filluan ta shikojne Shqypnine si nje vend armik qe ka korruptuar FBI dhe ne kete kendveshtrim veprimet e kryeministrit Edi Rama jane totalisht tradheti ndaj Memedheut, jane veprime totalisht antishqyptare dhe ne dem te Kombit tone.
NGA ANA TJETER:
McGonigal, nje shef i FBI per kunderzbulimin del se eshte korruptuar nga nje spiun i Sigurimit te Enverit duke zbatuar nje porosi te kryeministrit shqyptar per te asgjesuar opoziten dhe per kete porosi kryeministri shqyptar i ka falur McGonigal fusha nafte dhe ka paguar para qe i ka mare nga oligarku rus i Putinit, te cilit po keshtu i ka falur biznese dhe prona publike sikur t’i kishte prona te babes se vet madje ne keto afera kryeministri ka perdorur keshilltarin e vet qe punon edhe per Kinen Komuniste qe ka paguar shpenzimet per udhetimet e McGonigal dhe deshmitareve kunder opozites bashke me shpenzimet e prokurorit bedel amerikan nga SHBA ne Vjene. Ne kete kendveshtrim edhe McGonigal eshte nje shef FBI i papare ne historine e inteligjences amerikane qe ja kalon edhe Kim Filbit per nga permasat e korruptimit nga shqyptaret dhe per nga permasat e tradhetise se vendit te vet per para dhe padurimin vetiak dhe ketu shtrohet pyetja:
KUSH ESHTE TRADHTARI ME FAMOZ EDI RAMA PREJ SHQYPNIE APO MCGONIGAL PREJ FBI-E?
Shqiperia ka me shume banore se sa Serbia.
Tirana eshte me e madhe se sa Beogradi edhe kete mund ta kontrollojne te gjithe shqiptaret me Google Maps thjeshte fare.