Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gënjeshtari më i madh i të gjitha kohërave”, gjyqi ndaj Trump, ja sa vite burg rrezikon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Gënjeshtari më i madh i të gjitha kohërave”, gjyqi ndaj Trump, ja sa vite burg rrezikon
BoteLajmi i fundit

“Gënjeshtari më i madh i të gjitha kohërave”, gjyqi ndaj Trump, ja sa vite burg rrezikon

Published: 29 Maj, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë një prokuror gjatë argumenteve mbyllëse në gjyqin penal kundër ish presidentit lidhur me manipulimin e të dhënave të biznesit. Pala mbrojtëse e cilësoi dëshmitarin kryesor të çështjes si “gënjeshtarin më të madh të të gjitha kohërave” ndërsa i kërkoi jurisë që ta hedhin poshtë akuzën ndaj klientit të tyre.

Deklaratat kundërthënëse, të akuzës dhe palës mbrojtëse, jashtëzakonisht të ndryshme lidhur me vlerësimet e tyre për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe fuqinë e provave, u ofruan të dyja palëve një shans të fundit për ta bindur jurinë. Pas mbylljes së argumenteve, juria do të tërhiqet për të marrë një vendim lidhur me çështjen e parë penale kundër një ish presidenti amerikan.

Gjyqi shqyrtoi akuzat se zoti Trump dhe aleatët e tij komplotuan për të bllokuar një histori të turpshme gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke bërë pagesa për të blerë heshtjen, përfshirë një aktore të filmave pornografik e cila pretendoi se kishte patur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë me zotin Trump.

- Publicitet -

“Ky rast, në thelbin e tij, ka të bëjë me një komplot dhe fshehje”, tha përpara jurisë prokurori Joshua Steinglass. Juria mund të fillojnë të mërkurën që të shqyrtojë marrjen e një vendimi. Ai shtoi më pas se: “Ne kurrë nuk do ta dimë nëse kjo përpjekje për të manipuluar votuesit ndikoi në zgjedhjet e vitit 2016, por kjo nuk është diçka që duhet ta provojmë”.

Todd Blanche, avokat i zotit Trump, i tha jurisë se nuk mund t’i besohet as aktores Stormy Daniels dhe as avokatit të Trump-it që e pagoi atë, Michael Cohen.

“Presidenti Trump është i pafajshëm. Ai nuk ka kryer asnjë krim dhe prokuroria nuk e ka përmbushur barrën e provës”, tha avokati Blanche.

Kur kanë kaluar më shumë se katër javë deponime në gjyqin penal ndaj zotit Trump, arritja e një vendimi përbën një detyrë të rëndësishme për jurinë, historikisht të paparë ndonjëherë, ndërsa vendos nëse do ta dënojë kandidatin republikan për president përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Tonet politike u shfaqën hapur ndërsa fushata e Presidentit Joe Biden organizoi një konferencë shtypi jashtë ndërtesës së gjykatës me aktorin Robert De Niro. Avokati mbrojtës i kujtoi jurisë se çështja nuk ishte një referendum lidhur me pikëpamjet e tyre për zotin Trump.

Prokurori Steinglass u përpoq që në fillim që të zbuste shqetësimet e mundshme të jurisë në lidhje me besueshmërinë e dëshmitarit kryesor të çështjes. Zoti Trump dhe ekipi i tij ligjor e kanë denoncuar vazhdimisht dëshmitarin Cohen si gënjeshtar.

Prokurori e pranoi se dëshmia e zonjës Daniels në lidhje me takimin e supozuar të vitit 2006 në një hotel në “Lake Tahoe”, të cilin zoti Trump e ka mohuar, në disa raste ishte për të dëshiruar. Por ai tha se detajet që ajo ofroi, përfshirë dekorimin dhe atë që ajo tha se pa kur hapi çantën e tualetit të Trump-it, kishin plot detaje që tingëllonin të vërteta. Ai tha se kjo ka rëndësi sepse “përforcon stimulin (e Trump-it) për të blerë heshtjen e saj”.

“Historia e saj është e pazakontë. Kjo i bën njerëzit të mos ndihen rehat kur e dëgjojnë. Ndoshta për disa prej jush është e pakëndshme për ta dëgjuar. Por ky është qëllimi. E thënë thjeshtë, Stormy Daniels është motivi”, i tha jurisë prokurori Steinglass.

Rasti i pagesës doli në pah ndërsa në një regjistrim të ekipit televiziv të emisionit “Access Hollywood” në vitin 2005, zoti Trump dëgjohet tek flet me mburrje për prekje seksuale të grave pa pëlqimin e tyre.

Nëse historia e zonjës Daniel do të dilte pas regjistrimit në fjalë, kjo do të kishte minuar strategjinë e Trump-it për të hedhur poshtë ato që dëgjohet duke thënë në regjistrim, tha prokurori Steinglass.

“Është kritike të vlerësohet sepse në të njëjtën kohë që ai hodhi poshtë citimet e tij në regjistrime si biseda në dhomën e zhveshjes, Trump po negocionte për t’i mbyllur gojë një aktoreje të filmave pornografikë”, tha prokurori.

Avokati mbrojtës, Blanche, i cili foli i pari, u përpoq të minimizonte pasojat duke thënë se kaseta e programit “Access Hollywood” nuk ishte një “ngjarje e fundit të botës”.

Steinglass gjithashtu pohoi se çështja e prokurorisë nuk varej vetëm tek Michael Cohen, ish-avokat personal i zotit Trump, i cili e pagoi zonjën Daniels 130,000 dollarë për të heshtur. Cohen është deklaruar fajtor nën akuzat federale për rolin e tij në pagesat e parave për të blerë heshtjen, si dhe për gënjeshtrat përpara Kongresit. Ai u dënua me burg dhe i është hequr licenca e avokatit, por përfshirja e drejtpërdrejt në çështje e bëri atë një dëshmitar kryesor në gjyq.

“Nuk ka të bëjë nëse ju pëlqen Michael Cohen. Nuk ka të bëjë nëse doni të hyni në biznes me Michael Cohen”, tha zoti Steinglass. “Ka të bëjë nëse ai ka informacion të dobishëm dhe të besueshëm për të treguar për atë që ndodhi në këtë rast, dhe e vërteta është se ai ishte në pozicionin më të mirë për ta ditur”.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim e të dhënave të biznesit, që zakonisht konsiderohet si një kundërvajtje sipas ligjeve të Nju Jorkut. Por prokurorët thonë zoti Trump i falsifikoi të dhënat e biznesit për fshehur një krim të tjetër, atë të shkeljes së mundshme të ligjit për financimin e fushatës zgjedhore. Në qendër të gjyqit është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen e pagoi ish aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Më pas, sipas aktakuzës, zoti Trump e rimbursoi zotin Cohen dhe pagesën e regjistroi si shpenzim ligjor të kompanisë. Pagesa u bë ndërsa zoti Trump po kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Avokatët mbrojtës janë përpjekur të ngrenë dyshime mbi besueshmërinë e dëshmitarëve të prokurorisë, kryesisht të dëshmitarit kryesor të saj, Michael Cohen. Ky i fundit tha në dëshminë e tij se ishte ai që e pagoi zonjën Daniels dhe se zoti Trump e kishte miratuar një gjë të tillë dhe se ishte në dijeni të regjistrimit të parave në mënyrë të paligjshme, si shpenzime ligjore.

Gjatë marrjes në pyetje, avokatët e zotit Trump ndoqën strategjinë e vënies në pikëpyetje të besueshmërisë së zotit Cohen. Ata e pyetën atë lidhur me dënimet e mëparshme. Gjatë njërës prej dëshmive, zoti Cohen e pranoi se kishte vjedhur disa mijëra dollarë nga kompania e zotit Trump. Nëse shpallet fajtor, zoti Trump përballet me deri katër vjet heqje lirie.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Komente
  • Ethem Lalaj thotë:
    29 Maj, 2024 te 7:54 am

    VO:
    -Edhe në vëndin më DEMOKRATIKË TË BOTËS-SHBA,Drejtësia i vjen vërdallë si NGJALA në rrjetë ish Presidentit më kondravers që është zënë MAT me pagesa për SEXS,FSHEHJE PASURIE,DHUNIM TË KAPITOL..etj.
    -Athere çfar mund të ndodh në Shqipëri,kur drejtësia u kap 100 % nga Sali R.Berisha 1992..që përveç ngacmimeve sexsuale(që nuk është përfolur) ka bërë mbi 101 krime,i shpallur në listën e ZEZË nga DASH,ANGLIA..për Korrupsion madhor..dhe flitet për mbi 20.000 VRSASJE 1991-2013.?!
    -Kjo është DEMOKRACIA që po i rekomandojnë Amerikanët vendeve në zhvillim,Shqipërisë..Ku Sb e shpallën NON GRATA me motivacione të rënda dhe që SALIU E BERISHIZMI KËRKOJNË FAKTE..FAKTE..FAKTE..!! Kur 10001 faktet i di 99 % e popullit..!
    -Ather,çduhet të bëi populli më fukara i Europës,kur pasuria e 45 viteve prej 350 mild.$ u Vodh,U Shit,U shkatërrua nga berishizmi fatkeqsi Kombëtare.?!

    Përgjigjiuni
    • Prec Ulaj thotë:
      29 Maj, 2024 te 2:28 pm

      Trumpit i tha gjykatesi te jesh ketu cdo dite te gjyqit. Po nuk erdhe 1 dite, te vura prangat.
      Ndersa Salianji ka 5 vjet qe shtyn gjyqin, kerkon ti shpetoj denimit 1 vit burg per shpifjen Babale.

      Përgjigjiuni
  • Reshit Lala thotë:
    29 Maj, 2024 te 9:41 am

    Kjo ka qenë politika shqiptare e 32 vjetëve. Sali Berisha shkatërroi ekonominë dhe mbrojtjen e vendit me 500 fabrika dhe uzina. Edhe bunkerët i prishnin punë Sali Berishës, se këtë ja kërkuan ata, që e sollën në pushtet. Për 32 vjet Berishës ja fali KRIMIN KOMBËTAR politika dhe drejtësia Shqiptare. Prandaj i bën karshillëk shqiptarëve nga kati i 8-të. Por karshillëk shqiptarëve ju bëjnë edhe Berishjanët, që duan Berishën të vijë në pushtet, që të vazdojnë të vjedhin shqiptarët. Flasin për liri e demokraci, por demokracinë e kthyen në fashizëm kundër kundërshtarëve të tyre dhe, dëbuan gjysmën e shqiptarëve nga Shqipëria. Po të kemi parasyshë, se në 1913-tën u coptuam, se nuk ishim njerë zë mbroheshim, se kishin kaluar në pakicë- vendimi i Sali Berishës për të mbyllur të gjitha ndërmarrjet shqiptare dhe dëbimin e 2 000 000 shqiotarëve -është tradhëti kombëtare. Ne presim nga SPAKU, se presim nga Amerika drejtësi shoqërore:

    Përgjigjiuni
  • Humiristi thotë:
    29 Maj, 2024 te 10:33 am

    E mjera politike nderkombetare.Edhe ne Amerike konkurojne per presidente ,ata qe vuajne prej kohesh nga prostati si Putinini,Erdogani,…edhe gjyshi i papafingis se katit tete!?

    Përgjigjiuni
  • Abdul Dibra thotë:
    29 Maj, 2024 te 6:15 pm

    Fatkeqesi qe ka mjaft pretendente per lider qeveritare qe haptazi jane te perfshire ne lloj lloj punen te pista,gjithsesi bota e turbulluar ne gjykim i mbeshtet dhe ata e cojne vendin e tyre dhe me teper drejt situatash te veshtira.Zakonisht keto jane situatat qe sjellin luftra te permasave te medha qe jane katastrofale.Mbeshtetesit trushplare te liderve monstra shkojne per lesh si gjithe te tjeret,kjo eshte cka marrin per mbeshtjeten idiote ndaj Trumpit,Putinit,etj,etj.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    29 Maj, 2024 te 7:22 pm

    Genjeshtari me I madh I koherave eshte midis nesh,Edi Rama.
    Pak analize e takimit me diasporen ,greqi,itali.
    E para e punes.Shpalosja e flamureve me permasa te medha eshte veper e Rames,prodhuar enkas per stadiume.
    Asnje emigrant nuk disponon keto permasa te flamureve.
    Pak per pjesmarjen.
    Supozohet qe stadiumi ishte plot ,thjesht me emigrante,pra jo te ardhur me autobusa nga shqiperia.
    Njera nga TV-te shqiptare per ti dhene bum pjesmarjes tha qe jane edhe 20,000 shqiptare jashte stadiumit.
    Bejme nje llogari te thjeshte,kuptohet me afersi numuri:
    Ne Greqi :rreth 80,000 emigrante.
    Ne itali :6,000 brenda stadiumit dhe 20 ,000 jashte sipas komentatoreve te TV-se behen 26,000 emigrante.
    Se bashku behen 100,000.600.emigrante.
    Kalojme ne gjermani dhe angli.
    Ketu kemi shqiptare +kosovare.
    Te afte per miting jane angli + gjermani=40,000 (max).
    Duke I permbledhur te gjithe na del
    140,000.600.
    Tani ne nje siperfaqe 28,000 km katror ,me nje pasuri prallore qe asnje ne europe nuk e ka ,ku e derdhin fuqine keta emigrante?
    Skender Gjinushi ,akademik dhe krye akademik ka detyre te jape llogari duke
    e konvertuar kete fuqi puntore ne vlera materiale per vete ,te kapitalistit (taxa………fitimi familjar) ,shoqerise,rinovim I kapitalit dhe rezerva.
    Te gjitha keto me nje politike per se mbari populli yne do te jetonte normal ,ashtu si kosovaret.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  2. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  3. TRENI në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  4. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  5. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?