Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gent Sejko: Zëvendësimi i aksionerëve të huaj me ata vendas, rigjallërim në sektorin bankar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Gent Sejko: Zëvendësimi i aksionerëve të huaj me ata vendas, rigjallërim në sektorin bankar
Ekonomi

Gent Sejko: Zëvendësimi i aksionerëve të huaj me ata vendas, rigjallërim në sektorin bankar

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një deklarate të tij të djeshme, u shpreh se BSH vlerësonte me nota pozitive futjen e aksionerëve vendas në tregun e bankave të nivelit të dytë.

“Futja e aksionerëve vendas na ka surprizuar për mirë, ne si bankë qendrore, por edhe realitetin ekonomik shqiptar. Kredia me probleme ka vijuar të bjerë, dhe kreditimi si një instrument për rritjen ekonomike ka vazhduar të rritet duke shkuar në nivelin 14% rritje me bazë vjetore. Mos harroni që para 5 vitesh kemi pasur një rritje anemike të kreditimit. Kjo edhe si pasojë se këto banka evropiane, pikërisht për arsye të kufizimeve qe atyre u ishin vendosur nga grupet apo autoritetet evropiane, ishin jo sa ç’duhej aktive dhe pothuajse nuk po kryenin rolin e tyre në ekonominë shqiptare” – u shpreh ai.

Në këtë optikë guvernatori e ka parë edhe rritjen e kreditimit nga bankat në vend.

- Publicitet -

“Zëvendësimi i tyre me aksionerët e rinj me ambicie për të operuar, për t’u rritur e për të gjeneruar fitime për veten dhe tregun, bëri që kredia të arrijë në nivelin e rritjes 14%, gjithmonë duke pasur parasysh që jemi në një kohë krize. Bëri që mos përkeqësohen bilancet e sistemit financiar dhe gjithashtu norma e mjaftueshmërisë së kapitalit (që është një nga treguesit kryesorë me të cilin masim shëndetin e sistemit bankar) mbeti në nivele shumë të larta. Mesatarja e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar është 19%, krahasuar me 12%, që është minimumi i kërkuar nga Banka Shqipërisë. Pra, kemi një përvojë afatshkurtër rreth 5-vjeçare të ndryshimit strukturor të sistemit bankar dhe rritjes së peshës specifike të aksionerëve vendas në raport me aksionerët e huaj, e cila ka rezultuar pozitive deri tani” – deklaroi Sejko.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Phoenix says:
    October 6, 2022 at 2:49 pm

    Terhiqni Parate nga Bankat sa nuk eshte vone! Lereni se c’fare thote ky kukulla e BSH-se. Banka Shqiptare eshte prone private e Kartelit Nderkombetar Bankar, dhe nuk ka lidhje fare me Shqiperine e shtetin Shqiptar. Te vetmen lidhje qe ka, eshte se printon parane ( Lekun ), si borxh publik me interesa ndaj shtetit Shqiptar, me garantues te gjithe ne, si skllever qe e perdorim, dhe si taksapagues qe i japim vlere me mundin tone, kesaj cope letre apo shifre kompjuterike diku ne nje Banke.

    Lerini furcat Patriotike te Sejkos. Siguroni parate tuaja qe i keni bere me mund e me gjak nga keta Vampira, sa nuk eshte vone.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 6, 2022 at 5:46 pm

    Ca gjuhe do flasi bota ne te ardhmen dhe si do ndryshoje ajo o Phoenix?

    Reply
  • Phoenix says:
    October 6, 2022 at 7:44 pm

    Te shohim o Balena te shohim. E ardhmja e Botes nuk eshte dicka fikse, pavaresisht planit dhe axhendes se kultit. E gjitha do te varet se si do te rreagoje njerezimi. Ata nuk mund ta realizojne Rendin e Ri Diktatorial, pa pjesmarrjen masive te njerezimit.

    Reply
  • Kinez Kosovar says:
    October 6, 2022 at 7:56 pm

    Obobo, dolen keta dy te marret perseri (apo eshte vetem nje qe flet me vete). Pordhiksi, ti bie ne kundeshtim me veten tende, nje here thua qe parate jane letra pa vlere qe varen nga ky apo ay, tashti thua terhiqni parate nga bankat qe t’i shpetoni. A e merr vesh cfare thua? Ja i terhoqa une parate dhe i futa ne xhep. Neser ata rrezilet e illuminatit e cvleresuan parane 10 fish. E c’me mbeti mua ne xhep? Ik ore njerez, mjaft u morret me keto idiotlleqe. Sa per gjuhen qe do te flase bota….kinezçja duket nje kandidat i mire, po kane thene qe nuk e bejne gjuhe te perbotshme po nuk e kthyen me alfabet kosovar (Haha!). Ju befte mire gjeli i detit ju dy, apo nje, te marreve.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 7, 2022 at 7:47 am

    Ti Kinez Kosovari je komentuesi ? edhe komentuesi me dy ?

    Reply
  • Kinez Kosovar says:
    October 7, 2022 at 12:18 pm

    Nuk ka rendesi kush jam une, rendesi ka cfare them une dhe sidomos cfare bolesh jeni ju te dy, ti dhe Pordhiksi, apo jeni i njejti person qe pyet vete dhe pergjigjet po vete. A na e sqaron dot pak kete?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?