Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e ish-Sigurimit të Shtetit/ Gentiana Sula: Si e zbuluam dosjen e Ilir Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja e ish-Sigurimit të Shtetit/ Gentiana Sula: Si e zbuluam dosjen e Ilir Metës
AktualitetPolitike

Dosja e ish-Sigurimit të Shtetit/ Gentiana Sula: Si e zbuluam dosjen e Ilir Metës

Published: September 9, 2022
Shpërndaje

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, ka treguar sesi institucioni që ajo drejton shkoi në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit, ku del dhe ish-presidenti i vendit Ilir Meta.

Sula tha se indicja ka ardhur nga një e-mail informal, por që ka rezultuar se në lokacionin e treguar ndodhej dokumenti që implikonte dhe Ilir Metën, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Ka qenë një e-mail informal i dërguar jo vetëm tek ne, por edhe në adresa ambasadash, ndoshta dhe mediash. Dhe ky e-mail nuk ka dalë nga ne. Ky e-mail na tregonte lokacionin ku mund të gjendej dokumenti dhe emrin e dosjes ku mund të gjendej dokumenti”, u shpreh Sula.

- Publicitet -

Megjithatë Sula pohoi se e-maili nuk kishte emër, por disa indicje dhe një IP. Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve tha se dërguesit të e mailit nuk i është kthyer përgjigje, por ndërkohë autoriteti kishte kërkuar në vendin e indikuar për ta verifikuar rastin.

“Informacioni ishte i rëndësishëm. Dy nga anëtarët shkuan në fond për të verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetësh ka autoritet të plotë në të gjitha arkivat e rrjetit, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstatua prania e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur dhe për këtë arsye nga një person u kthye në fenomen”, tregoi Genta Sula.

Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale.

“Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”.

E pyetur nëse një dosje mund të manipulohet, sikurse pretendon edhe Ilir Meta në padinë që ka bërë ndaj Gentiana Sulës, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve thotë se ekzistojnë 2 elementë për një dosje.

Znj.Gentiana Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Mund të manipulohet një dosje znj.Sula?

Natyrisht që ka pretendime. Një dokument arkivor ka 2 elementë, është autenticiteti dhe besueshmëria. Sa i përket autenticitetit, të gjitha rregullat ne i zbatojmë në mënyrë rigoroze. Nga ana tjetër për besueshmërinë e dokumentit, shërbimet inteligjente dokumentet i kanë me motivim të caktuar kështu që ka pretendime për saktësi dokumenti.

Ekzistojnë të gjitha rrugët institucionale për të vërtetuar autenticitetin. Që të publikojmë elementë të dosjes ka rrugë të caktuara institucionale. Ka një parakusht, që media lejohet të shqyrtojë dokumente të ngjashme. Por një element paraprak është që të gjithë personat e përfshirë në dosje duhet të parashtrojnë rrethanat, faktet.

Ideja e këtij ligji ka qenë e juaja apo e imponuar nga politika?

Të dyja bindjet janë propozuar që vitin 2019-2020 në çdo raport vjetor. Nëse bëhen të dyja ligjet kjo do jetë një stekë më e ngritur e politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Z.Meta ju ka paditur në SPAK? Mendoni që keni shekull ligjin?

Nuk jemi njohur me akuzën në mënyrë të plotë. I kemi hedhur poshtë si të pabazuar dhe fyese./TEMA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Emigranti says:
    September 9, 2022 at 5:57 pm

    Pra ju rrini qeroni fara luledilli gjithe diten. Po ju erdhi ndonje njoftim filling levizni. Sipas jushe politika nuk bie gje sepse jane shumica Brenda. Rri ata rri ju u bene nje 32 vjete. Dihet gje edhe sa do presume?

    Reply
  • Arben.T says:
    September 9, 2022 at 7:54 pm

    Shteti, qeveria e kap lepurin me qerre.

    Reply
  • ¿? says:
    September 9, 2022 at 8:08 pm

    O Arbeno, a e di ti qe kjo eshte e vertete per qeverine qe ka qerre. Kjo qeveria jone nuk ka as kepuce, si qeveri flas, se si individe kane edhe aviona.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 9, 2022 at 8:34 pm

    Ha, Ha, Ha, …. Ha.

    Gjithmon me humor Z. ??

    Reply
  • Xy says:
    September 11, 2022 at 7:56 am

    Ata qe i kane sherbyer komunizmit shqiptar qenkan spiune.Por na thuani ,cka jane ata qe i sherbene Serbis dhe Greqis ne dite me dielle ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?