Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gërdeci”, Mediu paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Gërdeci”, Mediu paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi
KronikeLajmi i fundit

“Gërdeci”, Mediu paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha do të dëshmojë në GJKKO për procesin e masakrës së Gërdecit.

Seanca do të fillojë në orën 09.00 dhe bashkë me Shkëlzen Berishën do të merret në pyetje edhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi. Në seancë është paraqitur edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Thirrja e Shkëlzen Berishës në të njëjtën seancë me Aldo Bumçin, lidhet me faksin që ky i fundit i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, në pjesën e sipërme të dokumentit në krahun e majtë.

- Publicitet -

Përveç këtij dokumenti, djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.

Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec. Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria, ndërsa në gjykatë ata mbyllin listën e parë prej 52 dëshmitarësh.

Përveç Shkëlzen Berishës dhe ish-ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi, para gjykatës do të dalin edhe 5 dëshmitarë të tjerë që ishin planifikuar për seancën e 7 dhjetorit. Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, pritet të japin shpjegime para gjykatës. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, e cila para prokurorëve ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes nga zyra e Drejtorisë së Kodifikimit.

Në procesin për Gërdecin, pritet të pyeten më pas pjesa e dytë e listës, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe ushtarakë të pandehur më parë për çështjen, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë që prej vitit 2012.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht
  • Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar
  • 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  • EMRAT: Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë
  • VIDEO: Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, arrestohen mbi 400 persona

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  5. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?