Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot zgjedhjet në Spanjë, përballje vendimtare mes së majtës dhe së djathtës ekstreme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot zgjedhjet në Spanjë, përballje vendimtare mes së majtës dhe së djathtës ekstreme
AktualitetBote

Sot zgjedhjet në Spanjë, përballje vendimtare mes së majtës dhe së djathtës ekstreme

Published: November 29, 2026
Shpërndaje

Spanjollët do tu drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen politike të vendit. Gara konsiderohet veçanërisht e rëndësishme, pasi mund t’i hapë rrugën hyrjes në qeveri të një partie të ekstremit të djathtë për herë të parë që nga rikthimi i Spanjës në demokraci, pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco në vitin 1975.

Zgjedhjet e përgjithshme fillimisht ishin parashikuar të zhvilloheshin në verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, kryeministri socialist Pedro Sánchez vendosi t’i shpallë ato të parakohshme në muajin tetor, pas një përplasjeje politike në parlament. Tri parti të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë votuan kundër një pakete masash emergjente të propozuar nga qeveria për të përballuar krizën e strehimit, një prej problemeve më të mëdha sociale në vend.

Kriza e strehimit, në qendër të përplasjes politike

- Publicitet -

Pakënaqësia e qytetarëve për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të qirave u përshkallëzua në muajin shtator, pas dëbimit nga banesa të María del Carmen Abascal, një grua 87-vjeçare në Madrid. Ajo u detyrua të largohej nga shtëpia pasi nuk mund të përballonte rritjen prej 230% të qirasë, të kërkuar nga fondi i investimeve që kishte blerë apartamentin ku jetonte.

Rasti shkaktoi reagime të forta publike dhe protesta në disa zona të vendit. Përballë presionit qytetar, qeveria e pakicës e drejtuar nga Sánchez përgatiti një paketë masash për të përmirësuar aksesin në strehim dhe për të mbrojtur qiramarrësit. Propozimet përfshinin ndalimin e dëbimeve deri në vitin 2030, si dhe vendosjen e rregullave më të forta për qiratë afatshkurtra dhe dhënien me qira të dhomave. Megjithatë, këto masa nuk morën mbështetjen e nevojshme në parlament.

Partia Popullore konservatore (PP), partia e ekstremit të djathtë Vox dhe separatistët katalanas të Junts votuan kundër propozimeve. Pas këtij zhvillimi, Sánchez vendosi të thërrasë zgjedhjet e parakohshme, duke shpresuar se kundërshtimi i opozitës ndaj masave për strehimin do të ndikonte në favor të tij gjatë fushatës elektorale.

Kryeministri spanjoll njihet për vendimet e papritura dhe lëvizjet e guximshme politike, të cilat në disa raste e kanë ndihmuar të mbijetojë në situata të vështira. Këtë herë, ai llogarit se përgjegjësia për bllokimin e masave të strehimit mund të rëndojë mbi partitë opozitare. Të premten, Sánchez u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve. Në një intervistë për radion Cadena SER, ai deklaroi se ishte i bindur për fitoren e tij.

“Nuk mund ta imagjinoj që ne të humbasim”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se kur Spanja progresiste mobilizohet, është e pandalshme.

Sondazhet favorizojnë të djathtën

Pavarësisht optimizmit të Sánchez, sondazhet tregojnë një avantazh për Partinë Popullore (PP), e cila kryeson garën elektorale. Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), e drejtuar nga kryeministri, ka arritur të ngushtojë diferencën me rivalët në më pak se tre pikë përqindjeje, por kjo nuk duket e mjaftueshme për të garantuar vazhdimin e qeverisjes.

Parashikimet sugjerojnë se PP do të renditet e para, por pa siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Për këtë arsye, ajo pritet të ketë nevojë për një marrëveshje me Vox, partinë e ekstremit të djathtë. Sipas sondazheve, të dyja partitë mund të sigurojnë së bashku një shumicë të konsiderueshme në Kongresin e Deputetëve, i cili ka gjithsej 350 vende. Për të pasur shumicën absolute nevojiten të paktën 176 deputetë.

Edhe nëse socialistët arrijnë një rezultat më të mirë nga sa parashikohet dhe dalin forcë e parë, krijimi i një qeverie të re mund të jetë i vështirë. Sánchez do të duhet të sigurojë sërish mbështetjen e aleatëve të tij të majtë, përfshirë koalicionin Fronti i Gjerë, si dhe të partive nacionaliste rajonale.

Akuzat për korrupsion dhe kriza e Ceutës

Gjatë fushatës, Sánchez është përpjekur ta vendosë krizën e strehimit në qendër të debatit publik, duke larguar vëmendjen nga akuzat për korrupsion që kanë përfshirë persona të rrethit të tij të ngushtë. Një tjetër çështje që ka rënduar mbi qeverinë është menaxhimi i krizës në Ceuta, territor spanjoll në Afrikën e Veriut. Situata u përshkallëzua kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku në këtë territor brenda vetëm 48 orëve, duke shkaktuar një krizë të madhe politike dhe migratore.

Megjithatë, fushata e socialistëve pësoi një goditje tjetër në fund të tetorit, pas një aksidenti të rëndë hekurudhor ku humbën jetën 69 persona. Ky ishte aksidenti i dytë vdekjeprurës hekurudhor në Spanjë brenda një periudhe prej vetëm nëntë muajsh. Partia Popullore dhe Vox e shfrytëzuan këtë ngjarje për të kritikuar qeverinë, duke e akuzuar se nuk kishte përmbushur detyrimin e saj për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Në tërësi, dy partitë e opozitës po përpiqen t’i paraqesin zgjedhjet si një referendum kundër mënyrës së qeverisjes së Sánchez, të cilën e cilësojnë me termin “sanchismo”. Sipas tyre, ky model karakterizohet nga oportunizmi politik, korrupsioni dhe interesat personale.

“Spanja meriton një kryeministër të mirë dhe Sánchez nuk është i tillë”, deklaroi lideri i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, gjatë debatit të drejtpërdrejtë televiziv me kryeministrin javën e kaluar.

Nga ana e tij, Sánchez pranoi se qeveria e tij ka bërë gabime, por këmbënguli se vendi është në një gjendje më të mirë se në vitin 2018, kur ai mori detyrën e kryeministrit.

“Qeveria ime nuk ka qenë perfekte dhe unë kam bërë gabime. Por jam plotësisht i vetëdijshëm se gjithmonë kemi qeverisur në drejtimin e duhur”,deklaroi ai.

Kryeministri është përpjekur ta paraqesë këtë garë si një përballje mes forcave progresiste dhe atyre që ai i konsideron reaksionare. Në këtë mënyrë, Sánchez synon të mobilizojë elektoratin e majtë dhe të paralajmërojë për pasojat që, sipas tij, mund të ketë një qeveri e përbashkët e Partisë Popullore me Vox.

“Gjithkush duhet të vendosë nëse dëshiron që vendi ynë të ecë prapa apo të vazhdojë përpara, si dhe nëse preferon një qeveri që punon për interesat e shumicës së shoqërisë”, u shpreh ai gjatë njoftimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Në ditët e fundit të fushatës, qeveria ka vënë theksin te drejtësia sociale dhe barazia ekonomike. Ndër propozimet e saj është edhe vendosja e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë 100 milionë euro. Të ardhurat nga kjo taksë do të përdoreshin për të financuar shërbimet publike, kujdesin për fëmijët dhe programet e strehimit.

Nga ana tjetër, Partia Popullore ka premtuar uljen e taksave dhe ndërtimin e një milion banesave të reja. Në programin e saj elektoral, ajo premton gjithashtu rikthimin e ambicies dhe vetëbesimit të Spanjës. Ndërsa Vox ka një program dukshëm më të ashpër, i cili përfshin masa kundër emigracionit dhe një politikë që partia e quan “riemigrim”. Kjo nënkupton nxitjen e kthimit të emigrantëve në vendet e origjinës.

Partia kërkon gjithashtu që personat e lindur në Spanjë të kenë përparësi ndaj të huajve në përfitimin e strehimit dhe shërbimeve publike. Në programin e saj përfshihet edhe ndjekja penale e Sánchez dhe anëtarëve të qeverisë së tij, të cilët Vox i akuzon për tradhti dhe krime kundër sigurisë së shtetit, lidhur me krizën e emigracionit në Ceuta.

Aleanca mes PP dhe Vox, një nga çështjet më të debatueshme

Marrëdhëniet mes Partisë Popullore dhe Vox kanë qenë një tjetër temë kryesore e fushatës. Në të kaluarën, ish-lideri i PP-së, Pablo Casado, kishte refuzuar bashkëpunimin me ekstremistët e djathtë, duke kritikuar ashpër ideologjinë dhe retorikën e tyre. Ai e kishte akuzuar Vox se po ndërtonte një politikë të bazuar te frika, zemërimi, pakënaqësia dhe hakmarrja.

Megjithatë, vitet e fundit, Partia Popullore ka krijuar disa koalicione qeverisëse rajonale me Vox. Aktualisht, të dyja partitë drejtojnë së bashku katër nga rajonet autonome të Spanjës. Kjo përvojë bashkëpunimi shihet si një tregues i mundësisë që një marrëveshje e ngjashme të arrihet edhe në nivel kombëtar, nëse rezultatet e zgjedhjeve nuk i japin asnjërës parti shumicën e nevojshme.

Ndërkohë, në ditët e fundit të fushatës, PP dhe Vox kanë vënë në pikëpyetje edhe transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e tyre kanë ngritur pretendime se qeveria mund të ndërhyjë në votat e dërguara me postë. Edhe lideri i Vox, Santiago Abascal, është shprehur se Sánchez po përpiqet të dobësojë demokracinë dhe të ndryshojë përbërjen demografike të vendit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ka mbetur një kosh plehrash…
  • Sot zgjedhjet në Spanjë, përballje vendimtare mes së majtës dhe së djathtës ekstreme
  • Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot
  • Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  • Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  2. Ameba on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  3. https://vagina-fuck.bokep-xxx.com/ on Përse Gazment Bardhit po i përmendin të gjithë “burrërinë”? Gazetari: Bashkëjeton me…
  4. Vogoo AI on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. Candice on Përse Gazment Bardhit po i përmendin të gjithë “burrërinë”? Gazetari: Bashkëjeton me…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?