Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu refuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ai bëri një deklaratë në gjykatë, ku tha se do t’u përgjigjej vetëm pyetjeve të avokatëve dhe në atë fazë edhe prokurorët sipas tij kanë të drejtë të bëjnë pyetje. Sipas përfaqësuesve të organit të hetimit, ky quhet refuzim nga ana e Mediut.
Ndërkohë gjykata relatoi edhe në lidhje me plotësimin e letërporosive që duhet të dërgohen në SHBA për pyetjen e Patrick Henry dhe 4 përfaqësuesve të tjerë të kompanis “SAC”. Prokurorët thanë se pyetja e tyre me video-konferencë është e vështirë të realizohet nga ana e tyre dhe propozojnë që të kryhet në seancë gjyqësore.
Avokatët e Mediut por edhe përfaqësuesi i familjarëve të viktimave ishin dakort që seanca të zhvillohej me video-konferencë. Ende nuk ka një vendimmarrje në këtë pikë ku pritet të vendoset në ditët në vijim nga togat e zeza.
Ndërsa Dashnor Caushi, ish Drejtor i Logjistikës, i bashkëpandehur në procesin e Gërdecit e i dënuar në procesin e mëparshëm me 3 vjet burg refuzoi të japë deklarime në seancën e së mërkurës. Ai shfrytëzoi të drejtën që i jep ligji për të mos dhënë shpjegime, por prokuroria e posaçme lexoi deklarimet e vitit 2008:
“Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”.
Seanca e radhës do të mbahet më datët 27 mars në orën 09:00 ndërsa këtë të mërkurë nuk u paraqitën sërish për të dëshmuar Denis Hajdari, Anjola Agolli dhe Luan Hoxha të cilët nuk u gjetën në adresat përkatëse për të marrë njoftim ndërsa do të përsëritet thirrja për pyetjen e tyre.
“Sot në GJKKO u zhvillua seanca e radhës ndaj Mediut, i marrë i pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sot Prokuroria e Posaçme thirri siëshmitarë tre persona por një prej tyre Dashnor Caushi refuzoi të jepte sqarime sot për shkak se rezultonte i dënuar në procesin e parë dhe shfrytëzoi të drejtën që të mos jepte deklarime në seancën e sotme. Prokuroria e Posacme kërkoi edhe ish ministrin Mediu por ky i fundit refuzoi të jepte sqarime ditën e sotme por deklaroi se është i gatshëm që të merrej në pyetje në fund të procesit. Një gjë e tillë e deklaroi edhe kur doli nga gjykata, duke e cilësuar si të paragjykuar procesin e tij dhe ka kërkuar që të japë sqarime në fund të procesit gjyqësor. Prokuroria e Posaçme e cilësoi si refuzim nga Mediu për të dhënë sqarime në seancë ku rradhën e përcakton prokuroria pasi janë ata që kanë kërkuar për të dhënë sqarime. Nga ana tjetër, në seancë u specifikuan edhe disa pyetje që SPAK ka kërkuar ndaj shtetasve amerikanë që të merren në pyetje si Patric Henry përfaqësues i kompanisë SAC. Kanë qenë autoritetet amerikane që kanë kërkuar specifikime për disa pyetje që SPAK i bëri në seancën e sotme.”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Mediu thotë se do të pranojë të dëshmojë në fund të procesit, pasi të jenë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe të jenë shqyrtuar aktet dhe provat shkresore.
“SPAK për dy vjet nuk më pyeti dhe hetoj cfarë donte, padyshim kjo është detyra e SPAK të hetojë, por mendoj se në dy vite duhet të kishte pasur vullnetin për të dëgjuar dhe të vërtetën time për të bërë drejtësi dhe për të ndryshuar edhe veprimet e qëllimshme të ish-Prokurorëve. Për fat të keq kjo nuk ndodhi. Prokuroria ka kërkuar të pyetem në fund të dëshmitarëve që ka paraqitur. Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem cdo pyetje të prokurorëve apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.Përndryshe zhvillimi i seancës së pyetjeve ndaj meje, në këtë moment të procesit do të jetë thjeshtë një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statitikës“, ka deklaruar mes të tjerash Mediu.
j.l./ dita
Fatmir Gërdeci po tallet me drejtësinë si edhe Saliu.Tolerimet e SPAK+GJKKO..janë të TMERRSHME për 15 vite.
-Kur dihet se DREJTËSIA E RE monitorohet nga Amerika,kjo tregon se edhe Amerika nuk është e interesuar të dënohen VIPAT E GËRDECIT-SB,FM,ZENI,BUMÇI,etj.Pasi në Amerikë ndodhet DËSHMITARI KRYESOR LUAN HOXHA,etj.
Te gjithe keta te Saliut, veprojne me te njeten taktike, mos ju bind asnje procedure te SPAk, shtyje sa te mundesh procesin, vonesa eshte ne favor te Fatmir mediut, Salianjit, Saliut, Malltezit.
Vetem keta te PS jane te bindur, kryejne cdo procedure qe ju kerkohet, megjithate ata e hane me thelle.
VO:
-Edhe Fatmir M.Gërdeci po tallet me drejtësinë si edhe Saliu.Tolerimet e SPAK+GJKKO..janë të TMERRSHME për 15 vite.
-Kur dihet se DREJTËSIA E RE monitorohet nga Amerika,kjo tregon se edhe Amerika nuk është e interesuar të dënohen VIPAT E GËRDECIT-SB,FM,ZENI,BUMÇI,etj.Pasi në Amerikë ndodhet DËSHMITARI KRYESOR LUAN HOXHA,etj.
-Gërdeci O SOT O KURRË..!
Fatmir Mediu specialist në manipulim, mashtrues si politikan dhe i kujdesshëm (triblon) në komunikimin me mediat. Fatkeqësi kombëtare të tillë politikanë, pjesëmarrës në jetën politike të vendit.
Politika pune muti.Ky Mediu eshte tamam politikan.Asnjehere te besoni c’fare thuhet ,o milet!
Ne gjithe boten,refuzimi i te pandehurit per te dhene shpjegime vleresohet negative per poziten e tij,me nje fjale ka bere veprime te paligjshme por ka te drejten te mos jape shpjegime.Mediu qe hiqet si i virgjer,hahaha.
Bravo Fatmir.
Ketu eshte katandisur kjo hale drejtesie, qe te tallesh bythen ti me gjakun e 26 te vdekurvre
Shkemi,qe nga Gerdeci jane bere 26,000 te vrare te pafajshem.
Shiko c’do jave si I fut shpatullat dheut nje I ri 19 vjecar.
Kjo eshte lemeri dhe ky Rama qendron akoma ne pushtet
Pse e them lemeri.Sepse ne jemi vetem 1,7 milion banore dhe te gjithe me ndonje menyre a tjeter dalim te njohur dhe na duket se ka ndodhur ne shtepine tone.
Ja dhe shenjat e para te marreveshjes Rama -Berisha. Mehdiu filloi ta hedhe perpjete. Prite se nuk keni pare gje akoma, tjetra eshte liria e Sales dhe e Salijanit, erj.